Klasë politike e papërgjegjshme në kohën e COVID – 19
Shkruar nga Shpetim Morina
Në kohën kur e gjitha bota po përballet me pandeminë Covid – 19, virusin më të rëndë dhe më të përhapur që nga lufta e dytë botërore.
Ky virus i cili pothuajse ka paralizuar e gjithë botën ku të gjitha institucionet publike dhe pothuajse edhe private janë tashmë në pushim.
Të vetmit të cilët janë ne krye të detyrës janë institucionet shëndetësore, organizmat e sigurisë ku me vetmohim janë duke kryer detyrat e veta në mënyrën më të mire të mundshme qka meritojnë respekt dhe stimulim nga shteti.
Mirëpo një paradox sikurse jemi të shquar si komb të befasojmë në këto raste, ndodhi në këto kushte jonormale tek ne. Institucionet e dalura nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të cilat ishin duke kryer obligimet e veta që dalin nga kushtetuta e vendit, ku fokusin do të duhej ta kishin luftën me virusin vrasës papritmas ndodhi e kundërta. Si shoqëri dhe komb gjithmonë e kemi pasur traditë humbjen e fokusit të ngjarjeve madhore dhe pikërisht kjo na ndodhi.
Në kohën kur gjitha qeveritë e vendeve fqinje, rajonale, evropiane dhe botërore kanë përballë armikun e padukshëm që ka statistika të frikshme të vdekshmërisë në vende shumë të zhvilluara siq janë SHBA, Kina, Italia, Spanja dhe pothuajse në gjitha vendet e botës,
Në kohën kur bota po përballet me mungesë të mjeteve medicionale të cilat janë më se të nevojshme në luftën kundër pandemisë e mos të flasim për vendin tonë që ka mungesa në secilin sektor shëndetësor dhe në kusht normale e lëre mo në kushte jo normale siq jemi tani,
Në kohën kur edhe të gjitha institucionet nëse bashkohen në luftë të përbashkët nuk po kanë sukses e lëre mo humbja e vëmendjes nga lufta në këtë drejtim,
Çka ndodhi në vendin tonë ?
Duke mos pasur fare rëndësi se kush qeverisë, mirëpo sipas mendimit tim nga ana logjike dhe sociale në kushtet nëpër të cilat po kalon vendi ynë, ku edhe ashtu ky vend ka problem ekonomike, arsimore, shendetesore dhe pothuajse në të gjitha sferat e jetës, të ngritet mocion për rrëzim të qeverisë është jo normale. Irelevante është se cila parti është në pushtet tani mirëpo koha e tanishme është kohë e jashtëzakonshme dhe nuk ka nevojë për akrobacione politike.
Në kushte kur jemi në normalitet të plotë ndërrimi i qeverive përmes zgjedhjeve të lira qoftë edhe i shpeshtë përbën pjekuri demokratike. Në çdo vend në përgjithësi dhe në vendin tonë në veçanti, ka probleme e mospajtime mes partnerëve në qeverisje.
Koalicioni në mes të VV-LDK kishte sfidat që në fillim sepse ishin dy parti të cilat pothuajse nuk kishin asgjë të përbashkët as programin, as ideologjinë as orientimin ideor, mirëpo i bashkonte opozita që u panë si shpresë nga vendi ku edhe u votuan më së shumti.
Mirëpo ajo që ndodhi më tej pas zgjedhjve ishin disa negociata të gjata e të lodhshme për popullin duke vënë hije në entuziazmin e shoqërisë për ndryshim.
Tashmë kur erdhi koalicioni dhe kaluan 52 ditë në qeverisje dolën në pah problemet e mëdha në mes të këtyre dy subjekteve poltiike qka na solli para kësaj situate.
Jemi në vlugun e pandemisë dhe tashmë kemi 91 të infektuar dhe si shoqëri duhet të përballemi edhe me problemet politike dhe kushtetuese.
Mendoj se si popull nuk e kemi merituar një sjellje të tillë nga klasa politike e papërgjegjshme.
Në kohë të tillë pushteti do të duhej të shërbente vetëm si mjet që shoqërisë ti përgjigjej në çdo kohë. Shteti dhe pushteti duhet të jenë NJÐ në shërbim të qytetarëve sepse po të njejtit zgjedhen nga po këta qytetarë.
Kjo kohë do të duhej të na shërbente si kohë ku të jemi të bashkuar, të ju ndihmojmë institucioneve tona, ti përfillim në përpikmëri rekomandimet e tyre, të jemi vigjilent dhe shumë të përgjegjshëm.
Vlen të theksohet që i vetmi aset që i funksionon këtij vedi ështe diaspora e fuqishme dhe mjaftë humane të cilët në të gjitha kohët janë duke dhënë kontributin e tyre pa asnjë hezitim.