22 Dhjetor 2024

Këshilli për Planifikim Hapësinor i Kosovës

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e datës 13 maj 2010 kishte  aprovuar vendimin për formimin e Këshillit për Planifikim Hapësinor (KPHK),dhe anëtarët e këtij këshilli në tërësi sipas Ligjit për planifikim hapësinor nr.2003/14,me ndryshimet e plotësuar në vitin 2008 (Nr. 03/L-106), si organ konsultativ të saj (neni 7,gjegjësisht 6).

Me 17.06.2010 në mënyrë solemne në mjediset e MMPH (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor) u prezantuan anëtarët e Këshilli të cilët në të ardhmen duhet të jenë një mbështetje madhe posaçërisht për MMPH në aspektin profesional. Me 27 tetor 2010 u zgjodhën organet udhëheqëse,me fjalë të tjera filloi puna e Këshillit të cilin e presin punë të shumta në të ardhmen.

Duke u bazuar në situatën jo të lakmueshme hapësinore,urbane dhe arkitektonike në Kosovë,duhet që kjo problematikë e rëndësishme për funksionimin e një shoqërie (shteti), në të ardhmen te ketë vendin e rëndësishëm i cili edhe i takon, duhet marrë në konsideratë se për funksionimin e një shteti në aspektin hapësinor janë tri çështje të cilat duhet respektuar dhe zbatuar saktësisht. Ato i kanë zbatuar shtetet e ndryshme gjatë ekzistencës dhe funksionimit të tyre në vazhdimësi,çka e tregon historia ma e re e njerëzimit.

·    Zhvillimi hapësinor - Është produkt shumë politikave sektoriale dhe veprimeve në sektorin publik dhe privat pasi disa sektor duhet me pasur prioritet si ma të rëndësishëm si është në rastin e Kosovës,zhvillimi ekonomik,shëndetësia,arsimi etj.

·    Politika hapësinore - Ndikim hapësinor në vendimmarrje në sektorë i përshkruar si politika hapësinore të cilat shpesh konsiderohen të sakta.

·    Planifikimi Hapësinor - Është i interesuar të siguroi që politikat hapësinore të kenë ndikim të duhur dhe të koordinuar në interes të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor.

Ekspertët e emëruar në KPHK duhet të japin mendime,propozime vërejtje konstruktive dhe profesionale,me argumente të qëndrueshme,pa anime politike,rajonale apo grupore,dhe të përcjellin zbatimin e të gjitha dokumenteve hapësinore,si dhe rishikimin,harmonizimi dhe plotësimin e ligjeve dhe akteve nën ligjore që e përthekojnë fushën e Planifikimit Hapësinor në Kosovë.

Obligimet që rrjedhin nga detyrimet e programi të Ministrisë (MMPH) dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës në fushën e Planifikimit Hapësinor,të cilat i aprovon Kuvendi i Kosovës duke respektuar interesat e shtetit të Kosovës. Të gjitha këto janë detyrat kryesore të Këshillit,të rëndësishme për funksionimin e një shteti si është Kosova.
 
Ka shumë detyra tjera komplekse të Këshillit (KPHK) që duhet t’i kryejë më përgjegjësi të plotë,së pari profesionale e pastaj morale si:

·    Përcjellja e zhvillimeve hapësinore në Kosovë në regjion dhe ma gjerë,  propozimi i politikave hapësinore të sinkronizuara me principet evropiane.

·    Të propozoi dhe këshilloi për metodologjitë e punimit të planeve hapësinore dhe urbane në të dy nivelet.

·    Të propozoi masat për përmirësimin e gjendjes në hapësirë,posaçërisht në fushat e shfrytëzimit racional të hapësirës nëpër qytete tona,si është trashëgimia natyrore dhe kulturore,si dhe hapat e rëndësishme infrastrukturore si auto-rrugët,hekurudhat termo dhe hidro elektranat etj.
Këshilli në bashkëpunim me MMPH duhet të propozoi dhe definoi kriteret për planet hapësinore,për caktimin e lokacioneve,cakton kriteret për të përcjell,udhëzuar dhe vlerësuar kualitetin e punës së Planeve Hapësinore dhe dokumenteve tjera të rregullimit hapësinor.

Kriteret për objekte me rëndësi të posaçme për shtetin si janë zonat e parqeve industriale,zonat për eksploatimin e pasurive natyrore mbitokësore dhe nëntokësore,si dhe veprimet e tjera në hapësirë etj.

Qëllimi kryesor i Këshillit duhej të jetë pengimi i shkatërrimit dhe dëmtimit të hapësirës, e për këtë ai do të propozoi të angazhoi bashkëpunëtorët e jashtëm të cilët janë treguar si ekspert dhe shkencëtar të mirëfilltë.

Duken të pa arritshme “utopike” këto kërkesa,por Qeveria e Kosovës duhet të filloi të zbaton direktivat elementare të shtetësisë të cilat janë obliguese sipas,konventave,protokolleve dhe direktivave ndërkombëtare,të cilat në të ardhmen duhet ratifikuar edhe në fushën e Planifikimit Hapësinor, (ESDP, ESPON etj.). Me siguri këto çështje nuk mundën të japin efekte të menjëhershme pasi ato janë procese afatgjate.

Ishin këto vetëm disa detyra kryesore që duhet ti ketë Këshilli si një prej subjekteve ma të rëndësishme të shtetit. Këshillin e presin punë të shumta duke marr parasysh gjendjen reale në tërë hapësirën e Kosovës,kërkohet një punë e përkushtuar dhe një angazhim maksimal i të emëruarve në Këshill. Ai do të iu mundëson vendimmarrësve të marrin vendime sa ma të mira të mundshme duke i mbrojtur interesat e shtetit.

Uroi që puna voluminozë e Këshilli do të vlerësohet drejtë dhe do të ketë përkrahjen e domosdoshme nga faktorët vendimmarrës në Kosovë. Kjo pa dyshim duhet të ndikoi pozitivisht në zgjidhjen e problemeve të shumta hapësinore,urbane dhe arkitektonike në Republikën e Kosovë.


(Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK))

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)