Kësajë i thonë Të lëshoftë toka
Shkruar nga Ismet Azizi
Shum shpesh, falë teknologjisë informative dhe zhvillimit të hovshëm të mjeteve të informimit na bie të dëgjojmë informacione të ndryshme në lidhje me fenomene natyrore jo të zakonshme si: Hapet toka në Florida, Zhduket në gropën thithëse , E përpinë gropa thithëse Njjë gropë e madhe thith një vilë me 24 banesa, Bien ë gropën thithëse, U zhyt toka,U lëshu toka
etj. Por kjo nuk ka të bëjë me të nemurat : Të lëshoft ë toka
Në Clermont Florida një gropë e madhe thithëse, e cila vlerësohet të jetë 18 metra në diametër dhe 4.5 metra e thellë, ka gëlltitur një vilë, duke shkatërruar një më shumë se gjysmën e saj në një zonë turistike të Floridës qendrore. Autoritetet vendore thanë se vila u shemb pjesërisht dhe nisi të rrëzohet herët të hënën, ndërsa një tjetër seksion i vilës ishte fundosur, qysh të dielën në mesnatë, transmeton Illyria.
Zjarrfikësit ishin ata që ia mësynë të parët , para policisë dhe autoambulancave duke evakuuar njerëzit dhe pastaj ndërtesat përrreth.Në këtë ndërtesë gjenden 24 hyrje dhe në momentin kur ka filluar shkatërrimi i saj brenda vilës kanë qenë 20 persona, të cilët për shkaqe sigurie janë evakuuar së bashku edhe me banorët e ndërtesave fqinje.
Florida ka problem të gjatë dhe të vazhdueshëm me gropat e mëdha thithëse, të cilat shkaktojnë miliona dollarë dëme në vit për shtetin.
Më 1 mars, një gropë thithëse përfshiu një shtëpi në Seffner, rreth 60 milje në jugperëndim të Summer Bay Resort, duke fundosur edhe një njeri i cili ishte në shtratin e tij duke fjetur. Trupi i tij kurrë nuk u gjet, megjithë kërkimet që zgjatën disa ditë.
Fatmirësisht vdekjet dhe lëndimet e tilla janë të rralla dhe gropat thithëse shumica janë të vogla dhe dallohen nga aparaturat sizmike se sa shpejt mund të zhvillohen me kalimin e kohës.
Vrobullat- (angl. Sinkhole) gropat thithëse, gropat gjallbëruese gropat zhytëse
Vrobullat ose humbullinat janë depresione të mbyllyra, më së shpeshti në formë ovale me diameter dhe thellësi prej nji metre deri disa dekametra. Zakonisht trajtohet si forma elementare sipërfaqësore të proceseve karstike.
Numri më i madh i vrobullave krijohen nga shpërbërja e shkëmbinjëve. Predispozitat për rritjen e shkapërderdhjes paraqesin diskontuinintetin mekanik të masave shkëmbore-shkarjeve,plasaritjeve ndërmjet shtresave , posaqërisht vendet e kryqëzimit të çarjeve të shumta.
Në raste të rralla, vrobullat mund të krijohen me thyerjen e tavaneve në objektet e cekëta nëntokësore, dhe palosjes së dheut. Forma e tilla të krijuar ë rezultojnë janë quajtur të sinkholes Rrënimi.
Për nga pamja dallpjmë tri lloje të drobullave : në formë pjate, në formë hinke dhe në formë të pusit.
Vrobullat në formë pjate janë të cekëta, rrezja e të cilit është shumë shumë më e madhe ses sa sesa thellësia. Fundin zakonisht e kanë të rrafshët.
Vrobullat në formë pjate krijohen në shkëmbinjët më pak të shkapërderdhur, siq janë dollomitet, ose në shkëmbinjët gëlqeror me një përmbajtje të madhe të komponentëve të pashkapërderdhur.
Vrobullat në formë hinke kan rreze përafërsisht të barabartë me thellësinë. Këto forma janë shumë të shpeshta në shkëmbinjët e shkapërderdhur ,dhe në shkëmbinjët e qrregullt tektonik gëlqeror. Anët e të cilëve janë të pasura me të qara.
Rrezja e vrobullave në formë pusi është dukshëm më e vogël se thellësia.Vrobullat në formë pusi krijohen në kryqëzimin e dy ose më shum thyrjeve vertikale.
Ata përfaqësojnë tranzicionin kah shpellat. Nuk mund të vëhet ndonji kufizim në mes të Vrobullave në formë pusi (govatave) dhe shpellave.