25 Dhjetor 2024

Këngëtaret lakuriq dhe lypsët e rrugëve

Shkruar nga Faik Krasniqi

Këngëtaret pa zë dhe të zhveshura, tash e 12 vite janë në mbrojtjen e dikujt dhe atë jo pa qëllim sepse, ata të cilët fshihen pas kësaj çmendurie lakuriqe duan ta prezantojnë Kosovën dhe popullin e saj si një kolektiv pa sens dhe prirje muzikore, pa etikë dhe moral thjeshtë pa vlera artistike.

Dikur, para luftës në Kosovë, regjimi kriminal serb eksportonte ‘’fukarenj’’ dhe lypës nga Serbia në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës të cilët lypnin në rrugë, sheshe dhe lokale etj.

Qëllimi i regjimit serb ishte që para faktorit ndërkombëtar, popullin e Kosovës ta prezantoj si një kolektivitet përtac, parazit, si kolektivitet pa vlera i cili nuk di tjetër veç se të jetoj nga lëmosha që i japin tjerët.

Edhe sot, kolona të gjata lypësish romë vijnë nga Shqipëria dhe shpërndahen në të gjitha viset rurale dhe urbane të Kosovës për të njëjtin qëllim, që para faktorit ndërkombëtar ta diskreditojnë këtë popull duke krijuar përshtypje se shqiptarët janë lypsa dhe se nuk e duan punën.

Është shumë e çuditshme se qeveritë e dy shteteve shqiptare, të Kosovës dhe Shqipërisë, nuk ndërmarrin asgjë për ta ndaluar këtë dukuri tejet të shëmtuar. E dyta, aspak nuk është e vështirë që të krijohen standarde strikte edhe për këngëtar dhe këngëtare. Mos ta bëjmë arenën muzikore një skenë rrugaçësh neveritës.

Dallim në mes të këngëtareve lakuriqë e pa zë dhe lypësve nuk ka.

Të dy grupet krijojnë një përshtypje të keqe dhe prapa dy grupeve qëndrojnë njerëz të papërgjegjshëm dhe mafioz të cilët aspak nuk ja duan të mirën këtij populli dhe Kosovës. E kundërta është e vërtetë, ata janë duke përfituar nga fatkeqësia dhe tragjedia e këtij populli.

Të dy këta shembuj tregojnë se disa njerëz, akoma s’po mund ta shkulin nga koka mendësinë serbe edhe pse rrahin gjoks se janë shqiptar patriot të mëdhenj sepse, jo më shumë se para katërmbëdhjetë viteve, regjimi kriminal serb, afirmimin e tij e kishte kërkuar mu ke lakuriqësia e femrave dhe këngëtareve të asaj kohe (emrat e të cilave nuk dua t’i përmendi) që është e freskët në mendjen e të gjithë shqiptarëve......!


(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ‘’Lajm’’)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)