24 Dhjetor 2024

Kënd po e pengon identiteti shqiptar në tekstet arsimore në Kosovë

Shkruar nga Fidan Mustafa

Debatet e ngritura kohëve të fundit, gjoja mbi tekstet arsimore shkollore me përmbajtje të fjalëve të 'huaja', ngrit edhe njëherë para opinionit publik propagandën e pastër kundër vlerave dhe identitetit kombëtar shqiptar.

Një projekt i financuar qartësisht nga qarqet Serbe, Ruse dhe shoviniste në vendin tonë kundër të ardhmes së Republikës së Kosovës dhe identitetit të saj.

Ne gjithë jemi dëshmitar se viteve të fundit, disa nga mediet e figura publike në Kosovë, Shqipëri etj., po financohen direkt përmes fondeve të paverifikuara, përmes së cilave po synohet dëmtimi i imazhit të popujve tanë në arenën ndërkombëtare. Këto financime tashmë nuk janë pretendime apo iluzione, këto janë fakte para publikut.

Disa muaj më parë lëvizja "Gylen" financoi disa nga mediumet në Kosovë dhe figura publike me qindra e mijëra euro. Njësoj u veprua edhe përmes financimit milionësh Grek në Shqipëri. E po ashtu njësoj po financohen edhe disa të tjera përsëri në Kosovë nga çarqet Serbo e Ruse.

Një qasje e tillë nga këto mediume e figura publike, nuk i kontribuojnë vlerave dhe identitetit të shtetit të Kosovës, aq më pak ngritjes së cilësisë në arsim siç po deklarohen. Një qasje e tillë, ka prapaskena dashakeqëse kundër çdo vlere kombëtare e tradicionale ndaj popullit të Kosovës.

Institucionet tona arsimore në vend, janë të kujdesshme ndaj një propagande të tillë antikombëtare dhe kundër vet shtetit të Kosovës, andaj edhe si të tillë duhet me mjaftë kujdes të trajtohet në hapat e mëvonshëm brenda institucional deri tek institucionet e sigurisë në vend.

Si studiues i rrethanave gjeopolitike në Ballkan, mund të konstatoj se i gjithë skenari i këtij debati mbrapa vetes synon dy gjëra njëkohësisht kundër Kosovës dhe popullit të saj:

E para: Synohet zhvendosja e vëmendjes publike drejtë një teme e cila nuk ka të bëjë fare me sfidat dhe problemet thelbësore të qytetarëve tanë e as të ardhmes së Shtetit të Kosovës, veçanërisht në kohën kur pjesë e negociatave mes Kosovës e Serbisë po kyçet edhe Rusia;

E dyta: Përmes kësaj propagande të pastër antishqiptare, po tentohet edhe njëherë shkatërrimi i çdo gjëje tradicionale shqiptare duke e zhveshur edhe matej identitetin e popullit të Kosovës jashtë çdo vlere kombëtare, fetar e tradicionale. Vlera të cilat popullin shqiptar e kanë mbajtur gjallë ndër shekuj edhe atëherë kur pushtuesit synonin po këtë që po synohet sot nga figura e media antishqiptare.

Si përfundim, institucionet tona të Drejtësisë, së bashku me ato të Sigurisë dhe Arsimit, mbi gjitha qytetarët e vendit, duhet të tregohen mjaftë të kujdesshëm përballë këtyre propagandave antishqiptare të kamufluara nën petkun e lirisë së shprehjes dhe fjalës së lirë.

Zoti e ruajt popullin tonë liridashës!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)