24 Dhjetor 2024

KEK-u vazhdon me avazin e moçëm

Shkruar nga elatin Kaçaniku

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon avazin e moçëm, thuaja se nuk ka ndodhur asgjë në të kaluarën e afërtë (e për të kaluarën e moçme mos të flasim fare).

Konsumatorët e energjisë elektrike (janë ata që paguajnë për energjinë e shpenzuar e për statusin e atyre që nuk paguajnë KEK-u duhet të angazhohet  që nëpërmes institucioneve e qendrave sociale dhe nëpërmes Sistemit të Drejtësisë të identfikojë statusin e tyre real) vazhdojnë të ankohen për trajtim jo të dinjitetshëm, sepse pretendojnë se u  shkelen të drejtat, intereset dhe kërkesat nga personeli / stafi i KEK-ut që nuk dëgjon fare për konsumatorin, nuk e trajton si partner e bashkpronar asetesh, as si taksapagues e gjenerues të Buxhetit nga është përkrahur dhe po përkrahet edhe finansiarisht.

 Natyrisht se ankesat drejtohen edhe në adresë të: ZRrEE-së e cila është heshtur dhe ngecë në drejtim të kryerjes së detyrave themelore që dalin nga dokumenti themelues dhe misioni kryesor që del nga ky dokument:

Mbrojtja e konsumatorit; Ministrive relevante, Institucioneve e Mekanizmave  të cilat e kanë lënë konsumatorin të vetmuar dhe e kanë detyruar që në rrugë e jo me rrugë e me forma institucionale t i kërkojë të drejtat të cilat ia garanton Kushtetuta e shprehur mirë dhe decidivisht nëpërmes Ligjeve në fuqi; Edhe Partive Politike të cilat për konsumatorin kujtohen e kujdesen vetëm kur duhet ballafaquar me rivalët / konkurrentët politikë, kur duhet t i masin forcat në Parlament, kur duhet të bëjnë show medial ose kur duhet të përgjërohen para konsumatorit – elektorat për votën e lirë.

Edhe privatizimi i KOST-it, njësoj si i aseteve tjera publike, është bërë pa marrëveshje e konsultim, pa diskutim me bashkpronarët e saj – konsumatorët  të cilët investuan nëpërmes çmimit të ponderuar të produktit, nëpërmes taksave e tatimeve nga Buxheti si dhe nëpërmes pagesës me mjedis të ndotur e me sëmundje kronike – deri te sëmundjet vdekjeprurëse?!

Të gjithë këta duhet të na lirojnë nga ngarkesa që me çmimin e energjisë elektrike të paguajmë edhe për paaftësinë e KEK-ut, KOST-it, ZRrEE-së...; Të paguajmë energji elektrike plotësisht të pastandardizuar; Të paguajmë edhe për investime në të cilat nuk na njihet hisja / aksionariteti / partneriteti; Të paguajmë për çmimin e produktit ku nuk na njihet  investimi as dividenda – ndaj ne ndihemi të zhvatur; Të paguajmë për prodhimin  e shërbimin të cilët na trajtojnë jodinjitetshëm, primitivisht dhe në trajta diskriminuese?!

Nga shumë ankesa konsumatorësh kësaj rradhe po e veçojmë një parashtresë-ankesë nga Dr.prof. në pension Fatmir I.

Fehmiu e cila është trajtuar e hartuar profesionalisht, e cila angazhohet edhe për të drejtat e konsumatorëve në përgjithësi (pra nuk niset vetëm nga egoja) dhe i njeh e nënvizon edhe obligimet e KEK-ut dhe të tjerëve.

Kjo parashtresë i është adresuar edhe: Departamentit të MTI-së për mbrojtjen e konsumatorit, Ombudspersonit dhe KMLDNJ-së.

Në përkrahje të konsumatorit dhe të konsumatorëve të tjerë i bashkangjitemi ftesës dhe kërkesës, institimit që Instititucionet, Asociacionet e Mekanizmat kompetent  të Shtetit përfundimisht të instistojnë disiplinë dhe zbatim strikt rregullash, standardesh  e Ligjesh nga KEK-u, KOST-i, ZRrEE-ja...në mënyrë që e gjithë kjo pakënaqësi të mos arrij në shkallë të vlimit – të mos e cilësojmë si terrorr nga KEK-u dhe nga të gjithë ata që e përkrahin ose i heshtin të bëmat dhe paaftësitë e KEK-ut...?!

Ky terror biznesi publik ( në prspektivë ) edhe deri më tani është shprehur me diskriminim të trajtave dhe në fusha të ndryshme.

Është toleruar, “ sponzorizuar e donuar “ nga Shteti, nga Institucionet dhe nga zyrtarët e politikanët që e përfaqësonin dhe e përfaqësojnë atë.

Kjo don të thotë se KEK-u dhe të tjerët duhet të jenë gatshëm të ballafaqohen  me të gjitha pasojat eventuale nëse kërkesat e drejta të konsumatorëve nuk merren parasyshë.

(Autori është ekspert dhe analist i kauzës dhe i të drejtave të konsumatorit) 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)