24 Dhjetor 2024

Kaubojët

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Fëmijët duhet të edukohen, që nga momenti i lindjes së prindërve të tyre. (Literaturnaja gazeta)

Si duket, më shumë po marrin udhëzime e mbështetje, për të treguar se kush janë dhe të kujt janë, kë e kanë baba e kë vëlla, kë dajë e kë hallë, kë teze, nga janë dhe prej nga vijnë, si dhe kuptohet pa një pa dy, edhe për të reflektuar  e promovuar trimëri, muskulaturë, rrahje gjoksi, arrogancë, mosëpërfillje e injorancë, para cdo kujt, dhe gjithëkund e gjithëkushit që i del përpara dhe i pengon, pa marrë parasyshë, se çka po bëjnë dhe si po sillen.

A janë në kundërshtim me ligjin dhe rregullat që vlejnë për të gjithë, e që janë elemente bazë, për një shoqëri, me vlera demokratike, e në veqanti,edhe për një familje të shëndoshë e të ndershme.

Janë jo vetëm fëmijët,apo “ata të lockës” siç po i quajnë shumëherë, por edhe të afërm e familjarë tjerë, të disa liderëve të cilët fatkeqësisht, në vend që të sillen e të jenë shembull për së mbari, me veprime respektative, me një kulturë komunikimi e bisedimi, bile edhe të veqant në aspektin pozitiv, karshi të tjerëve, të cilët kur gabojnë dhe sillen keq të pranojnë fajin, e të kërkojnë edhe falje, apo bile të heshtin dhe të mos kërcënojnë.

Jo vetëm rastet e fundit,kur disa nga këta fëmijë dhe të afërm e familjarë tjerë, nga kasta politike aktuale në pushtet, që ishin pjesë e ballinave e kryelajmeve të mediave dhe portaleve të shumta, por edhe më herët, kur Kosova, qeverisej edhe nga kryeministra, ministra e zëvëndësministra tjerë, por edhe drejtorë të përgjithshëm policie, kryetarë komunash, ish komandantë të UÇK-së, janë shënuar mjaftë raste, kur pikërisht, të afërmit e tyre, e në veqanti, fëmijët e tyre, ishin ata, që nuk përfillnin as ligjin ,as rregullat tjera morale, dhe gjithnjë në emër të “të fortëve” silleshin dhe inskenonin role, sikur të ishin aktor filmash, apo imitatorë, herëherë si Jean Noris e herëherë si Jean-Claudie Van Damme, por nuk kanë munguar nganjëherë, edhe skenat si kaubojë texasi.

Bazuar në këto veprime e sjellje, që pothuaj asnjëherë shumica e këtyre akterëve,nuk morrën dënimin e merituar, jo vetëm nga organet e drejtësisë ,por më e keqja është, se as prindërit apo vëllëzërit e tyre,ose më mirë të themi “të fortit” siç kanë qejfë edhe të quhen, shumë rrallë herë, për të mos thënë asnjëherë,jo që nuk i gjykuan burrërisht e publikisht, dhe nuk u distancuan, nga këso veprimesh, por, të shumtën e rasteve, i arsyetaun, dhe gjykuan palën tjetër,por shumë herë edhe organet e rendit, apo policinë e shtetit,e hetuesinë.


Nuk është e tepërt të thuhet, dhe për të mos besuar , se “të fortit”, janë përgjegjësit dhe fajtorët kryesor për sjelljet e fëmijëve dhe të afërmëve tjerë të tyre, në këso rrethana, dhe me siguri, të inspiruar, të joshur e më tepër të djallëzuar, për shkak, të mirave materiale, që kanë bërë për një periudhë shumë të shkurtër, në një anë, me vetura të mira e xhepat plot lekë,por me siguri edhe të qëndrimeve mbështetëse e mesazheve  që marrin në takimet e rralla me “të fortit”, në anën tjetër, kur, me siguri, shumica , u thonë atyre:

”A e dini se të kujt jeni”!,” A e dini se kend e keni babë e kend e keni pas babëgjush!. A e dini se çka ka ba baba i juaj për këtë Kosovë!. ”Kush guxon me ju prek juve”!.”Kush leshi janë ata”!”. Kur ju ndalin vetëm tregoni emrin tim apo më thirrni mua”! ”Ska dimër për juve babës…”! 

Para disa ditësh, një shok i imi i kahershëm nga Gjilani,më përsëriti dicka, që e kishte thënë, edhe para disa muajshë, kur e pata takuar, (por si duket nga hallet, kishte filluar ti harronte gjërat) dhe që ishte shumë prekëse dhe kuptohet edhe shqetsuese.

Më tha, se me siguri, punët do ti kishte më mirë, sikur ti kishte edukuar fëmijët, bile pak edhe për tu bërë hajna,apo thënë më shkurt për të grabit dicka, sepse më beso, tha, se sikur djali im, të gjente ndonjë lekë në rrugë, do ta dorzonte, e leje më. të vjedhi.

”Djali,ma ka kry njërin nga fakultetet në Gjilan, por kurrësesi të gjejë punë,kurse kryetari i komunës, Qemajl Mustafa,që ka bërë pasuri marramendëse, i ka punësuar të gjithë, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, e cila, është e pakualifikuar, dhe cka është edhe më e keqja, pa respektuar as konkursin”, më tha gjilanasi i mllefosur dhe i zhgenjyer.

E keqja edhe më e madhe,që “po mbillet” dhe po prodhon pasoja në vazhdimësi, për shoqërinë dhe vendin, është, se pikërisht, fëmijët, e shumëcës së këtyre “të fortëve”, që nga adoleshenca,po “ngulfaten” me benefite e privilegje të shumta, dhe ate, fillimisht, nëpër shkolla fillore e të mesme private,pastaj gjithashtu edhe nëpër kolegje e Universitete private, të cilat sic dihet, janë ba “fabrika të analfabetizmit” me prodhimtari serike, dhe pastaj, pa “therr në këmbë” edhe po akomodohen e punësohen, kuptohet, aty ku po dëshirojnë ata vet, apo ku po don këta “të fortit”.

Në këto rrethana e kushte, në të cilat, po ballafaqohemi, si shoqëri e si komunitet, kur nuk kemi adute e argumente, ta akuzojmë dikend nga jashtë, se po na pengon,është mirë,për të mos thënë, koha e fundit, që të shohim vehten “në pasqyrë”, dhe të themi se ku jemi dhe cka jemi duke bërë.

Në veqanti,të respektojmë rendin e ligjin që po na mungon,e dihet se të parët, që duhet të jenë shembull, në këtë drejtim, janë ata “të fortit”, sepse janë ulë në krye të vendit.

Nëse vazhdojmë si deri më tash,atëherë nuk na mbetet tjetër, vetëm ta vazhdojmë garën maratonike dhe të themi “mëshoni burra edhe kjo çka na ka mbet…”
  
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)