Karakteristikë e veçantë për ekonominë e Kosovës
Shkruar nga Mr.sc.ecc Besim I. Ismaili
Karakteristikë e veçantë për ekonominë e Kosovës është çështja e financimit të ekonomisë. Pjesa kryesore e financimeve mbulohet nga Dërgesat e emigrantëve Kosovarë (Remitencat).
Emigrimi ka filluar qysh heret, numri më i lartë i emigrimit ishte gjatë viteve 1990-ta, si rezultat i represionit dhe luftës.
Nga hulumtimet e bera afër 70% e emigrantëve i takojnë viteve 1990-1999.
Shumica e emigrantëve Kosovarë jetojnë në Gjermani, Zvicër dhe Itali.
Dërgesat e emigrantëve në Kosovë përbëjnë 14% të PBB-së dhe tejkalojnë në mënyrë të konsiderueshme nivelin e Investimeve të huaja direkte në baza vjetore gjatë gjithë viteve.
Gjatë vitit 2009 dërgesat e emigrantëve arritën 505 milion euro (rënie vjetore për 5.5%).
Dërgesat e emigrantëve shënuan rënie si rezultat i rritjes së papunësisë në vendet e zhvilluara, ndërsa pas krizës së vitit 2009 dërgesat e emigrantëve prap vazhduan me trend pozitiv të rritjes.
Këto dërgesa të emigrantëve më së shumti po përdoren për të financuar konsumin në vend, por nevoja është që këto mjete me i orenituar prej sektorit të konsumit kah sektori i prodhimit sepse pjesë e vogël e dërgesave të emigrantëve përdoren për financim të investimeve.
Proporcion i vogël i këtyre dërgesave përdoret për të financuar: Riparime shtëpiake, Edukimin, Shpenzime shëndetësore
Kriza financiare e vitit 2009 ndikoi në rënien e dërgesave të emigrantëve dhe kjo tregon për një ndjeshmëri të lartë që ka Kosova nga niveli i dërgesave të emigrantëve.
Implikimet nga dërgesat e emigrantëve më të ulëta u reflektuan edhe në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik duke shkaktuar ngadalësim të rritjes ekonomike.
Dërgesat e emigrantëve kanë efekt negativ në tregti, sepse: Rrisin koston e fuqisë punëtore, Dëmtojnë konkurrueshmërinë e mallrave vendore si dhe Inkurajojnë Importet
Remitencat vazhdojnë të mbesin ndër faktori tepër me rëndësi i dinamizimit të aktivitetit ekonomik në Kosovë.
Potenciali i emigrantëve për investime dhe dërgesa duhet të adresohet.
Investimet gjithashtu do të ishin sinjal i rëndësishëm për Investimet e Huaja Direkte.
Shumë vende kanë ndërmarrë politika që do të tërheqin më shumë investime dhe dërgesa nga emigrantët
Politika të dizajnuara për emigrantë përfshijnë: Blerje të tokës në vende më të preferuara për investime dhe banim Shërbime këshilluese për startim të bizneseve,
Lehtësimi i procedurave për bërje të biznesit, Lehtësime fiskale për periudha më afatgjata (p.sh. Deri në 10 vite) etj.
Kështu që kategoria e lartcekur paraqet pikën kyqe jo vetëm të zhvillimit ekonomik por edhe të mundësisë së reflektimit të krizave nga jashtë gjë që u vërtetua edhe me rastin e krizës së fundit globale financiare.