28 Dhjetor 2024

Kapja e fajtorëve

Shkruar nga Avni Tafili

Jo kapja e tyre për t’i rrënuar e dërmuar. Ata shetiten të lirë. Të lirë vazhdojnë duke i bërë padrejtësi vetes, familjeve të tyre dhe gjithë shoqërisë. Burgu nuk është vendi i tyre.

Nuk duam të burgosen. Duam t’i ndryshojmë. T’u mundësojmë kushte për përmirësim.

Kapja e tyre, është shpëtimi i tyre dhe i atyre, që iu bëjnë padrejtësi!

Të mësojmë arsyet që i shtynë të vjedhin e të mashtrojnë e tradhtojnë. Si dhe pse vjedhin. Si dhe pse mashtrojnë e tradhtojnë.

Fajtorët mund të mos jenë ata që vjedhin, mashtrojnë e tradhtojnë, por ata për të cilët vjedhin, mashtrojnë e tradhtojnë.

Mund të jetë detyrimi, lodhja për të qëndruar korrekt, humbja e shpresës dhe dëshpërimi.

Kur vjedhin, mashtrojnë e tradhtojnë kryefamiljarët, vjedhin, mashtrojnë e tradhtojnë edhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndryshe nuk mbijetojnë dot. Nuk mund të funksionojnë.

Prandaj, kapja e tyre për t’i permiresuar, duke ndryshuar gjendjen e tyre, është kapja shpëtuese e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)