Kaosi politik, premtime e mashtrime, ky është realiteti Kosovar në 2016
Shkruar nga Ardian Nokaj
Kosova prej më shumë se një viti vazhdon të jetë në krizë politike. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare vendi u përballë me gjashtë muaj ngërç politik për shkak të luftës së pa kompromis të partive politike se kush duhet të merrte pushtetin. Por kjo luftë nuk përfundoi me gjetjen e formulës qeverisëse.
Opozita duke mos u pajtuar me faktin e fuqisë së numrave në Kuvend, zgjodhi formën e bllokimit të institucionit përfaqësues të popullit, me arsyetimin se po e mbron Republikën.
Këto kriza, njëra pas tjetrës, pa dyshim se kanë penguar zhvillimin e vendit dhe pengimin e shumë proceseve shumë të rëndësishme për qytetarët.
Një prej tyre është edhe liberalizimi i vendit. Zyrtarë të Bashkimit Evropian, por edhe ata vendor kanë paralajmëruar se kosovarët më në fund, gjatë vitit të ardhshëm 2017 kanë gjasa shumë të mëdha që të lëvizin pa viza drejtë vendeve të BE-së.
Por tani ekziston një rrezik tjetër. Nuk është më BE-ja ajo që do ti mbajë ende të izoluar kosovarët, por ata janë vet liderët politik të Kosovës.
Kosova po përballet më krizë politike tash më shumë muaj, për shkak të bllokadës së Kuvendit të Kosovës nga ana e partive opozitare, të cilët si shenjë kundërshtimi për dy marrëveshjet atë për Asociacionin dhe shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kanë hedhur disa herë gazë lot-sjellës, duke mos lejuar mbajtjen seancave të Kuvendit.
Ndryshe, stabiliteti politik është një kriter i rëndësishëm për procesin e liberalizmit të vizave.
Qëveria e kurruptuar si dhe mos deshirra për një reflektim mbi situaten e renduar ekonomike ka nxitur nje vargë migrantesh ne tre muajt e parë te vitit 2016. Punsimi familjar tenderet e manipuluar, shendetsia ne nivelin e ulet jan disa nga (mos) sukseset e qeveris Mustafa & Thaqi.
Një e arritur e madhe pa dyshim është vendosja e murrit të Berlinit, në ate që quhet bashkimi i Mitrovices; pra ska bashkim me te bukur se sa vendosja e murrit ne mes!
Vrasjet e dyshimta, arrestime e zhvatje politike edhe nje e arritur e madhe e kesaj Qeverie Kaosi.
Një fakt i mir mund të thuhet se ishtë edhe zgjedhjet ne Drenas, aty u shtruan dreka, darka u qarosen e u ngopen me premtime dhe si mos te mjaftonte ata i përshendeti e i drejtoj nga ku te votojn edhe vet Presidenti.
Me rruget me gropa, me ajrim e kontaminuar e deri tek polic e doganjer të arrestuar, mund te themi se pa dyshim ne kosovën tonë u punua shumë; ac shum sa pati nevoj të ket protesta, përleshje edhe të lenduar. Kosova e tmerrit ka nevoj për pakes makiazh, ka marr tash edhe kodin e Edites +383 dhe ka monopolin e ekonomis, dhe Ramiz Babadimrin ne Qeverin e fontanavë ku burojnë dallaveret e manipulimet.
Urime Kosovë kete fund vit, duke të uruar përzemërisht që në 2017 të vediesohemi si shoqëri dhe te ecim me kemb në tokë dhe me punë e angazhim ta kthejm dinjetetin ty Kosova ime e Dashur.