Kanë me e hangër njëri tjetrin!
Lëri lakmitë e tua dhe do ta gjesh qetësinë e shpirtit. (Th. Kempis)
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Periudha e tranzicionit, që kohë pas kohe, po karakterizohet edhe me shumë kundërthënie e konfuzitet, që po na përcjellë në Kosovën e pasluftës, e që sidomos me perfiditet është konzumuar dhe po konzumohet e shfrytzohet në vazhdimësi, nga një pjesë e parisë politike, edhe nga ajo që është për momentin në pushtet, por edhe nga një pjesë e opozitës, të cilat, si alibi po e shfrytzojnë këtë situatë si parollë propaganduese, dhe ate ekskluzivisht vetëm për opinion të brendshëm, me të vetmin qëllim e arsyetim, (se ja, ky është problemi,andaj pajtohuni dhe heshtëni), dhe kuptohet, me të vetmin qëllim, sa për tu arësyetuar, në veqanti, për deshtimet, devijimet, e deformoimet e shumta, me të cilat po ballafaqohet Kosova e banorët (jo qytetarët) e Kosovës,që padyshim, me shumë të drejtë, kanë pritur e po presin, shumë e më shumë, në radhë të parë, po këta banorë.
Pos shumë specifikave tjera, me të cilat, këta banorë, nganjëherë shumë vështirë, po pajtohen e po i besojnë edhe vetëvehtes e paramendimeve e dëshirave të tyre të kahershme,e veqanta, e shumë ndodhive dhe shumë sepcifikave aktuale, është edhe reagimi dhe interesimi, apo brenga që këta banorë, paraqesin, e që lidhet me faktin, se kjo periudhë tranzicioni, që po zgjatet e stërgjatet për së tepërmi, ka reflektuar e po reflekton haptas, me disa probleme e fenomene , të cilat fatkeqësisht janë bamodëdhe përditshmëri, që në masë të madhe kanë degjeneruar skajshmërisht, me siguri, edhe me pasoja, të cilat nëse vazhdohet me këtë ritëm, kuptohet efektet do të jenë të paparashikusehme, herë herë edhe të pabesueshme, por për disa , edhe shumë të vështira e të dhimbshme.
Më konkretisht,si duket është mbushur kupa,apo jemi mbushur me shumë gjynahe,apo ka filluar të na zen gjaku i atyre që u flijuan dhe ranë për këtë Kosovë e këtë vend, dhe jemi deshmitarë, që si duket, ka ardhur koha, që gjithëkush ta paguaj haraqin, për të bëmat e tyre , e që po verehet e po e perjetojmë, viteve e ditëve të fundit të këtij tranzicioni të mundimshëm, (për disa shumë i frytshëm e i dobishëm) por me siguri, për dikend, edhe të dhimbshëm, në të cilin po kalojmë.
Rasti Bllaca I,II.III
.Miftari, Syla ,3 përqindëshi i Bukoshit , Vendlindja thërret e Thacit, e shumë afera e skandale për likuidim njerëzish e përvetësime të mëdha parash e pronash,janë vetëm disa, nga pak rastet, të cilat ka kohë që po tronditin opinioin kosovarë e më gjërë, dhe ate, kryesisht, në ballina të mediave kosovare, por edhe disa qarqeve ndërkombëtare, posaqërisht nga sfera e hetuesisë.
Sic po shifet e po duket, kjo fazë tranzicioni po karakterizohet edhe me faktin se tash për tash ,nuk po dihet sa po shitet pasuli,dhe ja më në fund janë hapur letrat, për të cilat, më së tepërmi ka nevojë të dijë opinioni dhe të zbardhet e vërteta, dhe pa fije dyshimi,të gjitha këto përfolje e skandale,disa prej të cilave edhe po hetohen janë pjellë e mospajtimeve, moskoordinimeve dhe kundërshtimeve, që kanë ardhur, si rrjedhojë dhe pasojë e mosëmundësisë së ndarjes së fitimeve, apo thënë shkurt, është një larje hesapesh, për shkak të apetiteve megalomane, për përfitime përsonale apo klanore,qoftë në të kaluaren apo edhe për të mbetur apo ardhur në pushtet,sic ishin pothuaj gjitha këto pushtete të deritashme.
Pos që u prishën mes vedi e u bënë pikë e pesë për karrike e pushtet,e më së paku për shtet,fatkeqësisht, shumica e këtyre politikajve, të kësaj faze të tranzicionit, prishën edhe miqësitë e kahershme familjare që kishin krijuar, kur një kohë thirreshin se janë unik e të pa ndarë,(daj e nip) e që , ishte edhe traditë, me të cilën mburreshim,por ja tani, po ndodh pikërisht, këta shokë e jarana po rrefehen për njëri tjetrin, sikur të mos kishin qenë kurr shokë,e afër njeri tjetrit!
Gara për të marrë pushtetin pa pardon e pa kurfarë kriteri,pangopësia për para e pasuri që u sillte pikërisht ky pushtet tranzicionit,pastaj veprimet e qëllimet e pista, që domosdo për të mbetur dhe mbajtur këtë pushtet, u përdorën gjithnjë, por edhe shumë faktorë tjerë, që mund të emërtohen me një emër të përbashkët-degjenerim dhe devijim moral e kombëtar,janë vetëm njëra nga faturat, që patjetër duhet paguar , nga ata që janë pjesë të këtyre lojërave, e që vështirë po i dihet fundi.
Në këtë situatë,si në shumë situata tjera ,ka edhe disa që fërkojnë duart nga lakmia,e që ,janë disa nga avokatët,por edhe mjekët që janë përfituesit më të mëdhenjë të këtij tranzicioni.
Të parët, po marrin para të majme, për ti mbrojtur para drejtësisë e gjykatave,disa prej të cilëve me përvojë edhe nga koha e monizmit e regjimit absolut sërbë, kurse të dytët, për ti shëruar nga stresi dhe sëmundjet profesioanle, shërbime të cilat janë bukur të shtrenjta,por populli nuk po mërzitet, por me të drejtë vetëm po vroton e sikur po thotë- okej, sepse edhe paratë janë të fituara pa djersë.
Si duket, do të vij koha, që shumica, do tia kenë lakmi Fatmir Limës.