Kamatat e larta dhe dita kundër bankave
Shkruar nga Bujar Abdullahu
"Nuk ёshtё asgjë plaçkitja e njё banke, krahasuar me hapjen e njё banke t're - ishin këto citimet e njё kolegut tim, tw revoltuari cili kёtё konstatim e tha me mllef, ashiqare rezultat i njё përvoje tё tij tё hidhur me bankat tona.
Madje, vazhdoj ai, bankat mundohen qё tua lidhin kёmbёt klientëve, nёpёrmjet kredive tё cilat fatkeqësisht kanё vështirёsi ti kthejnë, ndërsa e keqja mё e madhe ёshtё se ata mё pas nuk kanё asnjë mundësi qё tё marrin ndonjë kredi tjetër nga ndonjë bankё tjetër pёr shkak tё rangimit tё tyre tё ulёt nё sistemin e regjistrit tё kredive.
Tё tjerёt shkojnë njё hap tutje dhe mendojnë se pronarё mё tё mëdhenj tё patundshmërive nё Kosovё, pёr shkak tё koleterialit, janë bёrё pikërisht bankat, kjo i bie qё Kosova ёshtё duke rrëshqitur nё duart e bankierёve.
Ndёrsa, disa aludojnë se nё Kosovё, mu pёr shkak tё nivelit tё lartё tё interesit nё kredi si dhe, ashtu siç pretendojnё autoritetet bankare, konservativizmit nё dhënie tё kredive si rezultat i krizës globale financiare, fajdet paraqiten si zёvendёsim i përshtatshёm pёr nevojlitё e parave tё gatshme. Por sa këto konstatime janë tё vёrteta?
Bankat nё Kosovё aktivitetin e tyre afarist secilin vit e pёrmbyllin me përfitime tё larta. Viti i fundit raportues nuk bёnё përjashtim, madje ky vit krahasuar me vitin paraprak ёshtё dukshёm mё fitimprurës. Karakteristikё tjetër e vitit nё fjalё ёshtё fatkeqësisht sёrish norma mё e lartë mesatare e interesit nё kredi nё rajon.
Bankat, qёllim parësorё kanё apo sё paku duhet ta kenë, ndёr tё tjera, edhe ndikimin nё zhvillim ekonomik nё vendit nё tё cilin operojnë, por qё ky qёllim tё jetësohet gjithsesi janë pёrgjegjёs edhe autoritetet mbikëqyrëse tё bankave komerciale, nё rastin e Kosovёs kёtё pёrgjegёsi e mbanё Banka Qendrore e përkrahur edhe nga qeveria.
Argumentimi se bankat, edhe përkundër krizës globale, kanё njё qёndrueshmёri financiare, afarizmi i tё cilave, siç thuhet, ishte i paprekura nga kjo krizё, nuk besoj se shkon nё linjё, dhe aq mё pak dëshmon qëllimin parësorё tё bankave, pra ndikimin pozitiv nё ekonomi.
Disa tё dhёna statistikore sugjerojnë mu tё kundërtёn, se bankat realisht ngulfasin ekonominё e Kosovёs. Dёshmi e këtij konstatimi mund tё ceket njё e dhënё nga Agjencia e Rexhistrimit tё Bizneseve nё Kosovё e cila thotë se brenda vitit qё lamë pas, afёr 900 biznese janë mbyllur. Kuptohet qё nё kёtё dukuri kanë kontribuar edhe faktorё tё tjerё, por pjesё tё madhe tё fajit bartin edhe bankat komerciale me normat e larta tё interesit nё kredi.
Por si duhet tё reagohet ndaj këtyre zhvillimeve financiare?
Pёr ti përmbushur kёrkesat e Komisionit Evropian gjithsesi se nuk guxojmë tё dalim nga korniza e planit tё veprimit tё parteritetit evropian PVPE, pёr tё cilin jemi zotuar se do ta përmbushim, me çka edhe ndikimi i drejtёpёrdrejtё i BQK-sё nё uljen e nivelit tё interesit nё kredi, siç pretendojnë disa, ёshtё nё kundërshtim me kërkesat e BE-sё. Por kjo nuk do tё thotë, ashtu siç u cek mё lartё, se BQK-ja nuk ka pёrgjegjёsi nё kёtё drejtim, madje pesha e pёrgjegjёsisё rёndon mё sё shumti mbi supet e saj.
BQK-ja përgjigjen nё pyetjen e kamotshme se pse nuk ndërhynë ajo nё uljen e normës sё interesit nё kredi e ka tё gatshme me e ndërhyrje do biem ndesh me parimet e tregut tё lirё. E vërtetё, por, nuk jam i sigurt cila ёshtё përgjigja nё atё se sa dhe si e stimulon BQK-ja hapjen e bankave tё reja nё Kosovё? Mbështetja vetëm nё rregulla e rregullore me tё cilat mundësohet hyrja e bankave tё reja nё tregun bankar tё Kosovёs sigurisht qё nuk mjafton.
Pse? P.sh. BQK-ja sё bashku me qeverinë nuk ndihmojnë, apo madje pse edhe nuk iniciojnë, hapjen e njё banke publiko private pse jo edhe shtetërore, kur dihet se kjo nuk bie ndesh me asnjë ligj, rregull, rregullore apo udhëzim administrativ bankar apo financiar, me çka mё pas do tё ndikohet qё norma mesatare e interesit nё kredi tё ketë njё ulje permbajtesore, e qё do tё ishte e pranueshme pёr ekonominё e Kosovёs dhe nuk do tё shkonte nё dёm tё bankave komerciale, por gjithsesi nё dobi tё zhvillimit tё pёrgjithshёm ekonomik. Fundja kjo, pra hapja e njё banke tё kёtillё, ishte edhe premtim i njё pjese tё koalicionit qeverisës aktual pёrgjatё fushatёs parazgjedhore.
Por siç janë duke rrjedhur proceset, kjo nuk shihet fare nё horizont; as stimulimi i BQK-sё pёr hyrje tё bankave tё reja nё tregun financiar tё Kosovёs e as hapja e njё banke publiko private, me çka mbetet qё qytetarёt ta marrin vet çёshtjen nё dorё.
Tani shtrohet pyetja: Po si tё merret kjo nё duart tona?
Keni vërejtur se nё takime tё ndryshme tё shoqёrisё civile, por jo vetëm tё tyre, aludohet qё tё shfrytëzohen produktet vendore nё mёnyrё qё tё stimulohet prodhimi vendor, mbase duhet e bёrё kabull edhe kualitetin pak mё tё dobët nga ai i huaji, vetëm e vetëm qё kjo tё shkon nё favor tё zhvillimit tё Kosovёs. Njё politikё e tillё gjithsesi ska tpagum. Por nё tё njëjtën kohё do tё ishte mirё qё politika e njëjta tё bartet edhe nё shfrytëzimin e shërbimeve vendore pёrgjithёsishtё, e tё atyre bankare posaçërisht.
Nё Kosovё pasi aktualisht funksionojnë 6 banka me kapital tё huaj, me përafërsishtё 90% tё aseteve nё pronësi, dhe 2 tё tjera me kapital vendor, atёherё mbase do tё ishte mirё qё tё gjitha shërbimet bankare tё shfrytëzohen nga këto banka vendore.
Kuptohet me rritjen e qarkullimit tё shërbimeve bankare tё këtyre bankave, si rrjedhojё, besoj, do tё kemi shërbime mё tё mira, mё pas do tё kemi produkte mё tё shumëllojshme bankare e si rezultat edhe ulje tё normës sё interesit nё kredi. Pra duhet bёrё kabull edhe me kёtё rast cilesine e shërbimeve vendore dhe tё fillohet me shfrytëzimin e shërbimeve të këtyre bankave.
Pyetja pse kjo nuk mund tё ndodh me bankat e huaja, ka përgjigje tё thjesht - bankat e huaja nuk kanё bёrё asgjë nё drejtim tё stimulimit tё bizneseve tё vogla dhe tё mesme dhe si liderë tё sistemit financiar nuk kanё ulur normat e interesit nё kredi, pёrkundrazi, dhe, tek e fundit, nuk janë vendore.
Kuptohet qё me kёtё rast duhet paksa sakrificё dypalëshe; nga ana e qytetarёve pёr tё filluar me shfrytëzimin e shërbimeve bankare vendore, duke nisur me hapjen e llogarive nё bankat vendore dhe mbylljen e atyre nё bankat e huaja, ndërsa tjetra nga dy bankat me kapital plotësisht vendor tё fillohet me uljen e lehtё tё kamatave, nё kёtё kontekst do tё ishte mёse e nevojshme vigjilenca e Komisionit Kosovar tё Konkurrencёs.
Ndёrsa, njё nismё tjetër alternative pёr ta zhvendosur kёtё çёshtje nё nivel tё problemit dhe si derivat edhe me shpresё, uljen e interesit nё kredi, nuk do tё ishte keq qё ndonjëra nga organizatat e shoqёrisё civile ta caktojё njё datё e cila nga atёherё e tutje do tё shënohet si dita kundër bankave, mbase edhe njё protestё nё ditёn e shёnuar me mbishkrime si; Uleni normёn e interesit nё kredi do tё ishte e dobishme.
Pёr në fund, mos tё harroj, derisa juve tё nderuar lexues do tju bije radha ta lexoni kёtё shkrim unё do ta mbyll llogarinë time bankare nga banka me kapital tё huaj dhe do ta hap atё nё bankën me kapital vendor. Mbishkrimi tjetër nё protestё qytetare: Shfrytëzoni shërbimet e bankave vendore.
Autori ёshtё Kryetarё i Partisё Nacionale Demokratike Shqiptare