Kah po shkon arsimi i lartë në Republikën e Kosovës

Shkruar nga Blerim Burjani
Projekt - Ligji i ri më shumë dilema paqartësi, a do te jetë arsimi lartë në Kosovë promovim i sektorit publik duke anashkaluar në masë të madhe sektorin privat /apo jo publik.
Ky ligj ka shumë kundërthënie,madje jo përputhje ne mes normimit, dhe probleme me teknika legjislative,mangësi, konfuzitet dhe gabime elementare në standarde teknike dhe standarde ndërkombëtare jo adekuate apo tentativa për të bërë politik dhe ngadalë për të shty për muri sektorin jo publik, është karakteristikë themelore e ligjit.
Ligji ka defekte serioze në radhë të parë në parime, një njërën anë thuhet ligji mbështetet në parimin e barazisë, realisht ky ligj nuk ofron barazi sepse nda me linjë të kuqe sektorët publik dhe jo publik dhe bien ndesh me Traktatin e Lisbonës, mjafton të përmendet renditjen si e bënë ky ligj në mes kolegjeve në sektorin jo publik, bënë përpjekje të përçaj e të ndaj e kualifikoj përmes ndërhyrjes në këtë sektor në profilizimin duke përdor metodën e madhësisë në kundërshtim me cilësinë, madje ka pakënaqësi dhe mendohet se ka kurdisje ligjore ne sektorin jo publik.
Ky ligj mohon lirin e organizimit të institucioneve duke i lënë të drejtën MASHT për të mbyllë kolegjin kur të donë dhe si të do, me një raport të inspektorit dhe fare nuk jep përgjegjësi se kjo mund të ndodh ne mes semestrave akademik apo kur do vet MASHT.
Ky ligj përjashton sektorin jo publik prej institucioneve si :Këshilli të Lartë Shtetëror,konferencës së rektorëve dhe nga politik-bërja dhe konsultimi, e mohon dhe e trajton si për ndonjë kohë dhe si faze kalimtare.
Garancioni financiar iu kërkohet kolegjeve prej 50% e që krijon probleme në aspektin e zhvillimit të institucioneve jo publike dhe sjellë probleme shtesë për këto institucione ne vend që të zëvendësoj me polisat e sigurimeve financiare.
Pastaj vazhdon me politikën e licencave me kushtëzime për institucione publike ska nevoje as licencë as asgjë, në vend që ky ligj të jetë i qartë të hiqen licencat që shërbejnë si mollë sherri për metoda korruptive dhe të zëvendësohet se me akreditim, ai vazhdon metodat e licencave që BE moti i ka larguar por edhe çuditet edhe me dëgjua për gjera të tilla, duket te jetë në kundërshtim me politikat integrative të BE, pra nëse veç ndodhë akreditimi atëherë ligjërisht trajtohet si funksional dhe nuk ka nevojë për gjera të tjera si licenca, pastaj ky projekt ligj ndalon një pjesë të kolegjeve te jep tituj,atëherë ky projekt ligj është përplot befasi jo të këndshme, vazhdon me avazin e vjetër me mirë punime impakt factor me 12 faqe për avancim se me shkrua libra, dekurajon në tërësi dhe paralizon kreativitetin e mirëfilltë shkencor, të gjithë e din a është me lehtë më shkrua punim shkencor me botua diku si zakonisht me pare, se sa profesori të ulet e të shkruaj libra apo pjesë shtesë të librit për pasurim të kohë pas kohshëm.
Ky ligj nuk forcon komponentin e ekonomisë së tregut dhe ndan, vepron në kundërshtim me ligjin për konkurrencë të Kosovës. Ky ligj tenton te garoj dhe të ndal zhvillimin e institucioneve jo publike ne favor të publikut, nuk ka prites me hap institucioneve publike të arsimit me fushata politike, gjë që i ka humbë arsyen me shumë duke varfëruar xhepin e qytetarëve apo të taksa paguesve dhe pa kuadër.
Ky projekt ligj nuk njehë ofertën dhe kërkesën në ekonomin kapitaliste, ndërhynë dhe dëshiron të luaj rolin e diktatit në zhvillimin e arsimit të lartë madje në një paragraf thotë sipas interesit të përgjithshëm mund t e veproj të ndërhyj në arsimin e lartë deri këtu ka mbërri puna, cili ministër të vjen e vlerëson a bënë as sbon me ia qit drynin. Kjo nuk quhet vullnet në emër të qytetarëve dhe interesave, por kjo quhet e teke e njërit, kjo po donë me thonë se ky projekt ligj është i tekeve të partive që vijnë në pushtet, dhe mund të ndryshojnë mund të shuajnë çfarë do që vlerësojnë si interes të përgjithshëm. Ky projektligj nuk njeha ankesën nëse ndodhë mbylljen. Edhe një çështje më ka bërë përshtypje paramendoni mësimin në distancë, ku në Kosovë ? Ne nuk kemi mësim -nxënie si duhet e përmend mësim në distancë, pa asnjë kusht normal teknologjik dhe klasa virtuale, kush e di çka pamenduar ai që mund MASHT të bëjnë në këtë temë, në një shtet ku kemi probleme të theksuar në mësim -nxënie në të gjitha nivelet.
Ky projektligj i qet ne rrugë kolegjet dhe studentet për të protestuar
Ky projektligj në rast se mbetet kështu paraqet një bazë të fuqishme për të nxjerr sektorin jo publik në rrugë, sepse duket legalizon ndarjen e plotë ne mes sektorëve, dhe shteti nuk e njeh këtë sektor dhe e përjashton prej çfarë do forumi të arsimit të lartë në shtet, në vend që ky ligj te jetë afirmativ për edukim të lartë ai realisht.
Projektligji
Ky projektligj duhet të pësoj ndryshime të mëdha, për të ofrua vlera dhe konkurrencë të mirëfilltë në vend,është pozitive vetëm një gjë hapja diskutimit publik për të ndal procese të kundërligjshme me parimet e integrimeve evropiane, ndarjet e çuditshme të sektorëve madje edhe brenda vet sektorit jo publik e duke u sjell komod me institucio