25 Dhjetor 2024

Kadrihashimi ose Hashimkadriu perjashtoi nga zgjedhjet Degen e PDK-se ne Viti

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Askush ne Viti, por as ne Kosove nuk mund ta imagjinonte nje "DENIM" dhe komplot te ketille ndaj nje Dege te nje partie dhe ndaj 6 mije anetareve dhe votueseve te PDK-se ne Viti! Binomi Hashimkadri, s'mund ta bente kush tjeter, ne kundershtim me vullnetin e nje Dege, ne kundershtim dhe pa asnje vendim a qendrim te Kryesise se PDK-se (Keshilli Drejtues i kesaj partie eshte bere qe te mos funksionoje dhe te mos pyetet kurre), ne kundershtim me statutin e Partise, ne kundershtim me ligjet dhe rregullat ne fuqi, ne kundershtim edhe me moralin shoqeror, diten e fundit (me 17 shtator) na e nxjerrin nje kandidat nga "ZARFA" e tyre per kryetar komune ne Viti, i cili nuk eshte as anetar i PDK-se dhe as i propozuar ne asnje organ dhe nivel te PDK-se!

Madje, nje kandidat qe nuk ka aplikuar brenda afatit ligjor! Kjo deshmon se ne kete komplot ose pjese e tij ishte edhe KQZ-ja e sterpolitizuar (partiakzuar) dhe e stervarur! Edhe ne kohen e pushtimit te eger dhe te nje sistemi politik monist kur na denonin ose na shqiptonin ndonje mase (kur nuk na lejohej t'i vazhdonim studimet, p.sh.) na jepnin nje cope leter te shkruar, kurse "denimi" qe i paska dhene Kadrihashimi Deges se PDK-se dhe Vitise nuk eshte regjistruar kerkund dhe nuk na eshte bere i njohur asnjehere! Kush (cili organ) e shqiptoi kete denim, kur e shqiptoi, pse e shqiptoi?! Te papershtatshem moralo-politikisht?!

Apo edhe ky spastrim i PDK-se nga vlerat e saj demokratike, liridashese e kombetare eshte pjese e marreveshjeve te Brukselit?! Madje, edhe ne ushtrine jugosllave kur jam denuar (si edhe shume shqiptare te tjere) ma paten dhene nje cope leter te shkruar.

Logjik dhe perpjekjet per ta mundur PDK-ne me prurje te dyshimta ka 5-6 vite qe ka hyre masivisht ne PDK dhe po ia zene frymen e po ia merr shpirtin kesaj partie.

Keto praktika kunderdemokratike, ilegale dhe me ngjyrime te forta mafioze (jo vetem ne PDK) ne partite politike, ne institucionet dhe ne shoqerine tone jane kancer i ketij vendi dhe i kesaj republike.

Nuk po zgjatem me shume, sepse rastin "VITIA" tashme e njohin mire anetaresia e gjere e PDK-se ne Kosove, por edhe opinioni publik. Nexhemdin Arifi mund te jete kandidat i mrekullueshem i "klanit te Zemunit" ne Viti dhe i Kadrihashimit, por ne asnje rrethane dhe asnjehere kandidat i PDK-se dhe i Deges se saj ne Viti.

Une i falenderoj dhe u jam pergjithmone mirenjohes anetareve dhe dashamireve te shumte te PDK-se ne Viti (rreth 6 000 veta) pere anagzhimin e tyre maksimal, per qendrimin e tyre dinjitoz dhe per ruajtjen e pastertise se kesaj Dege gjate ketyre viteve te veshtira karshi atyre qe ka pese-gjashte vite qe u perpoqen dhe u angazhuan ta nxijne dhe ta korisin.

Drejtuesit e kesaj Dege dhe organet e saj edhe presionin dhe shantazhet e lloj-llojshme te tipit te Ilmi Recices i perballuan me dinjitet, duke nderuar veten e tyre, Vitine dhe mua (kandidatin e tyre). Mirenjohje, nder dhe falenderim per secilin anetar, por edhe per secilin qytetar te Vitise qe eshte perpjekur dhe perpiqet per te miren e Vitise, per te miren e bashkeqytetareve te tij dhe te kombit tone shqiptar! Bashke do te jemi e mira e Vitise dhe e Kosoves.

Te ndare e te percare na duan vetem ata qe e duan Vitine ne gjunje dhe te poshteruar, vetem ata qe Vitine e duan ne duart e uzurpatoreve, matrapazeve, mafias, krimit dhe korreupcionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)