Kabinet jo efektivë me emra të servilëve dhe përkthyes

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani
Përplot servil në kabinet te ri qeveritar dhe njerëz të sprovuar deri me tash, ka dhe emra të cilët nuk shquhen me kurrgjë ose një kohë të gjatë janë kanë përkthyes dhe njerëz të cilët skanë profil kurrfarë sikur se kanë fut një njeri të ashtuquajtur shoqëri civile me u marr me integrime evropiane mu kënaq tu lexua internet për BE e që ka shitur mjegull me herët por mirë ministri përkthyes ai lexon ka kohë mjaftë.
Në dikaster qeveritar nuk duhet ë ketë njerëz të cilët skanë profil kurrfarë për tema,aty skanë me shit mjegull aty duhet me ditë ,por realisht se si njerëzit hyjnë në dikaster është në formulën ska nevojë ata me ditë,me dit, dinë shefi.
Nën moton e kësaj formule disa njerëz janë hyrë në dikaster ,një përkthyes tash është në një dikaster e tjetri përkthyes ambasador. Shumë mirë sillu ,sillu botë e vjetër,për këtë arsye jemi ku jemi pra askund dhe kërkund,po presim edhe ndonjë ditë e më shkua jashtë një pjesë inteligjencës së vendit e cila është tërësisht e zhgënjyer ,më mirë në shtetet perëndimore se hamall partive politike.
Askush se kemi pritur këta njerëz në këto dikaster,përkthyes e haramonikasha e servil. Përbërja interesante për të gjirua ndonjë film komedi.
Kur të ia shtosh edhe 21 ministra edhe 50 zëvendësministra atëherë krejt rrush e kumbulla,se këtyre njerëzve nuk iu intereson çka thonë por ekskluzivisht i shikojnë interesat e partiake dhe militantet e tyre është për tu çuditur.
Tash ngadalë fillon akomodimi dhe pastaj ngadalë pas vitit të ri fillojnë çudirat e akomodimit nëpër borde të disa tjerëve që nuk njihen nga askush në opinion ,etapa e dytë pason kadale me ndonjë skandal ekonomik, etapa tretë skandalet e shumta që vijnë duke u rrit dhe në fund vijnë zgjedhjet tjera.
Një cikël i zakonshëm i këtyre njerëzve qashtu gjithmonë veprojnë. Këto gjera kurrë nuk do të ndalen.
Në vend se të marrim njerëz prej të gjithëve sferave për të shpëtuar shtetin nga ikjet e njerëzve dhe për të ofrua cilësinë e dickafit ,me bërë ndonjë vlerë ,madje me diçka me mbajt mend këta njerëz. Për të ardhur keq a?
Me e keqja është se këta njerëz nuk nijn për kërkend dhe për askënd çka thotë?Të papërgjegjshëm deri në fund!
Kjo qeveri duhet te kishte njerëz të shumtë nga jeta civile dhe politike për të konsoliduar shtetin
Tash janë bërë dy partitë e mëdha e me rregullua hesape tyre dhe dajallarëve dhe kunatave të tyre.
Në vend që të bëjnë një qeveri të përgjegjshme nga të gjitha strukturat civile dhe politike për të arrit konsolidimin e shtetit këta e kanë mbush qeverinë me militantë dhe përkthyes.
Asnjëherë këta njerëz nuk kanë gjasa të kuptojnë se qytetarët skanë votuar për militantë e përkthyes por të ofrua zgjidhje së paku bile qeveria te jetë e përbërë prej njerëzve të zgjuar dhe më përvojë shumë vjeçare nëpër fusha të caktuara.
Këta njerëz janë gjithmonë të gatshëm të të befasojnë negativisht, e kam fituar përshtypjen se zyrtarët ndërkombëtare sa herë që takohen me ta thonë shyqyr që nuk janë tonët se na kishin marr ne qafë.
Në vend që këto parti më të mëdha të merren me konsolidimin e shtetit ata janë marr me konsolidim të njerëzve të tyre nëpër resorë ministrore.
Realisht unë kam menduar se kësaj here po bëhen bashkë këta njerëz me ofrua propozime zgjidhje për gjendjen e rëndë ekonomike e ata ishin mbledhur të gjithë dostat e më jetuar mirë për katër vjet.
Në vend që të reduktohen maksimalisht ministrit në këtë shtet katastrofë të varfër këtu i kishin rrit ministrit dhe ka dy zëvendësministra për ministri po këta janë të paparë. Definitivisht janë legjenda të politikës së fukarallëkut të këtij shteti.
Pak ka mbetur shpresë që te kemi një kabinet qeveritar të reduktuar deri në maksimum me numër dikasteresh ,katër vjet rreth 17milion euro rroga kur të ia shtojmë edhe udhëtimet zyrtare dhe eventualisht ndonjë kanagjeq dhe dasma për këta katër vjet.
Realisht sme ka shkuar mendja se nuk do te respektohej edhe barazia gjinore kjo ngjason në qeveri burrash vetëm mustaqet iu mungojnë do e kanë nga pak mjekër.
Sidoqoftë ,tash jemi ku jemi elektorati e ka fjalën e vet ne zgjedhjet e ardhshme.