21 Prill 2025

Ka situata ku tentohet politika ta sfidoj kushtetutën e shtetit

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Kushtetuta e Kosovës është kushtetutë e tipit transicional e cila bashkëjeton dhe bashkëvepron me organizatat ndërkombëtare , ajo ka edhe disa dilema që sillen vërdallë e që kanë të bëjnë m e sovranitetin e vendit. Sfida me e madhe ishte zbatimi i saj ne veri te shtetit te Kosovës.

Kjo kushtetutë tentohet te sfidohet nga politika e përditshme ne vend, mos njohja e saj apo me qëllime te tjera partitë politike tentojnë ta komentojnë sipas interesave te pazarit ditor,  me çka vënë dilema dhe dyshime që fare nuk i ka kjo kushtetutë, ka edhe persona qe i bëjnë interpretime fare pa i njohtë  interpretimet, normal që të gjithë mund të interpretojnë por zyrtarisht  dhe legalisht vetëm Gjykata Kushtetuese.

Subjektet politike duket te jenë shkelësit e saj ku asnjë kapitull në ligjin për gjykatën kushtetuese  nuk parasheh marrjen e masave ligjore kundrejt partive politike, Gjykata e Sllovenisë merr masa edhe ndaj subjekteve politike  që shkelin atë.

Ka edhe shumë njerëz tjerë që nuk janë jurist dhe interpretojnë që konsiderojë që po i k0ntribojnë anarkisë dhe thyrje te parimeve legale te saj. Tentativat nuk kanë të ndalur kohërave te fundit për të vënë dilema të panevojshme mbi kushtetutën.

Kushtetuta duhet te pësoj ndryshime kualitative

  Kushtetuta e Kosovës sipas të gjitha gjasave do të pësojë ndryshime, jo pse është një kërkesë e tillë se ka shumë paqartësi , që në esencë ka, dhe si e tillë ka pasur probleme dhe nuk ka mundur të zbatohet praktikisht,por edhe legjislacioni i nxjerrë deri me tash nga Parlamenti i Kosovës ishte një pjesë me probleme dhe vështirësi zbatimi.

Ka shumë arsye për të aprovuar ndryshimet e propozuara nga grupi punues por duket që ngecjet janë si rezultat i natyrës politike jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare. Të gjithë e dimë  e dimë si ka rrjedhë zhvillimi kushtetues i Kosovës që nga viti 2001(kornizë kushtetuese ) e deri te Kushtetuta e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Zhvillimi kushtetues i Kosovës ishte dhe mbetet mjaft i dhimbshëm , ajo që duket te jetë brengosësh është se ka individ që thonë janë hartues të saj, duke pas parasysh se ata janë vetëm persona që konsultohen për bërë ndryshime, kryesisht këtë lojë të zhvillimit kushtetues të Kosovës e ka udhëhequr bashkësia ndërkombëtare e cila konsultohet edhe me palën e Kosovës por konsultohet edhe me qarqet e Serbisë për të hartuar një kushtetutë që reflekton edhe kujdesin ndaj serbëve të Kosovës. Serbia edhe me herët por edhe tash është e interesuar të merret me serbet në dy segmente, në atë të të drejtave kushtetuese të serbëve të Kosovës dhe sigurinë e tyre.

Pothuaj plani serb apo strategjia serbë ka pas përkrahje nga të gjitha institucionet ndërkombëtare apo ka pasur mirëkuptim në qarqet ndërkombëtare. Bashkësia ndërkombëtare ka arritur objektivat e saj duke i ofruar Kosovës pavarësinë ndërsa pakicës serbe të drejta  te garantuara dhe siguri.

Nuk është e rastit që si tema të tilla Kushtetuta dhe ligjet do të pësojnë ndryshime, as nuk është aspak e çuditshme në radhë të parë interesimi së pari i vendoreve të ndryshojnë apo janë nxit që të fillojnë ndryshimin e Kushtetutës aktuale jo që ajo të hyjë në fuqi por pse jo në radhë të parë që bashkësia ndërkombëtare të shikojë se cili është interesi i institucioneve shtetërore të Kosovës për të ofruar ndryshime.

Testi është kryer tash mund të pritet apo pritet eventualisht që mblidhen komentet nga marrëveshja Kosovë –Serbi për të përafruar qëndrimet dhe pasi te jenë bërë të gjitha atëherë të fillojë të ndërtohet një kushtetua e re e Kosovës deri me tash ishte kushtetutë kalimtare prandaj tash duhet te jetë një kushtetutë e re me e qëndrueshme për kohën dhe me e përshtatshme për qytetarët.

Ishte interesant dhe tingëllonte joserioze një takim i organizuar nga Fridrih Erbert Stiftung dhe ISK ne vitin e kaluar   kur disa njerëz flisnin secili prej tyre dhe ndërmjet veti  merrnin  meritat personale të hartimit të kushtetutave të Kosovës historikisht përderisa pjesa tjetër ofronte informacione dhe asgjë tjetër, e vërteta është tjetër, kornizën kushtetuese e kishte hartuar eksperti holandez Lemon dhe ekipi i tij, përderisa personat e tjerë vendorë kanë marrë pjesë  në cilësi konsultanti , kishin bërë komente e vërejtje të cilat kurrë nuk janë kanë pjesë e kornizës së atëhershme kushtetuese ose vetëm disa nga bërë pjesë e asaj kornize, si rezultat i kësaj në atë kohë dhanë dorëheqje dy konsultant vendor,përderisa komuniteti ndërkombëtare negocionte përmes qarqeve diplomatike edhe me autoritete Serbe për të mos harruar interesin e serbëve të Kosovës. Kjo ishte e vërteta dhe fatkeqësia të cilën as atëherë por edhe as tash nuk do të mund t’i shmangemi.

Është interesant të përmendim fakte tjera apo plane të tjera, prej asaj se Kushtetuta aktuale nuk ka nevojë të ndryshohet sepse nëse Parlamenti i Kosovës aprovon konkluzionet –marrëveshjen me Serbinë , ajo është automatikisht e zbatueshme sepse Kushtetuta aktuale qartë definon përparësinë e marrëveshjeve ndërkombëtare ndaj ligjeve vendore edhe pse juridikisht kjo marrëveshje me Serbin nuk është marrëveshje ndërkombëtare por vetëm konkluzione ndërmjet dy shteteve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)