Ka ardhur koha që LDK gjithsesi të hap garën mbrendapartiake
Shkruar nga Xhevat Meha
Ka filluar që nga zyrtarët e LDK-së të kërkohet hapja e garës mbrendapartiake. Kjo është e mirëseardhur.
Ka shumë të mira nga kjo edhe për LDK-në, edhe për Kosovën, edhe për gjithë shqiptarët. Disa nga këto po i paraqesë në vijim:
Krijimi i një vizioni politik të qartë afatgjatë – Cilado parti politike, për të qenë serioze, duhet që të ketë vizion të qartë politik sepaku 20 vjeçar për vendin në të pretendon të veproj për të mirën e qytetarëve të atij vendi.
Në bindjen time, hapja e garës mbrendapartiake krjion vizion të duhur politik përtej 20 viteve të ardhshme.
Mundëson profilizim të partisë së djathtë të ekonomisë së tregut - Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë e të drejtë është përcaktimi ynë në Kushtetutën e Kosovës.
Cilado parti politike, për të funksionuar si parti politike e ekonomisë së tregut, duhet që sëpaku të dominohet nga 3 cilësi: i) konkurrenca e mbrendshme e lirë dhe e drejtë, ii) respektimi i plotë i ligjeve dhe rregullave, iii) dinamizmi.
Për të funksionuar si parti e djathtë e ekonomisë së tregut, cilado parti politike përveç këtyre 3 cilësive, duhet që partia të jet grumbullim i individëve që besojnë në vleratë dhe fuqinë e individit, duhet të jet grumbullim i individëve që kanë bindje dhe besime politike se shoqëria është e zhvilluar dhe e fuqishme kur përbëhet nga individë të zot.
LDK transformohet nga parti e ndërtimit të “drzhavës së Kosovës” në parti e ndërtimit të shtetit të Kosovës - Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, LDK filloj nën drejtimin e Fatmir Sejdiut dhe u konsolidua nën drejtimin e Isa Mustafës të sundohet nga vleratë e duhura për ndërtimin e “drzhavës së Kosovës” si mashtrim në vend të ndërtimit të shtetit të Kosovës.
LDK transformohet nga parti e kopes politike në parti të individëve me bindje dhe besime politike vetanake - Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, LDK filloj nën drejtimin e Fatmir Sejdiut dhe u konsolidua nën drejtimin e Isa Mustafës të funksionoj sipas modelit prijësi para e kopeja mbrapa.
Kjo u instalua në LDK nga strukturatë e mshefta serbe mbrenda LDK-së duke përdorur dijenitë e fundit të laboratorëve më të mira nga Beogradi në Moskë përfshi të majtën e Tiranës.
Instalimi i garës mbrendapartiake gradualisht do të eliminoj të menduarit politik kope mbrenda LDK-së dhe do të mundësoj të dominoj mendimi politik vetanak.
LDK transformohet nga parti e “dhënies së karamelave” për anëtarët në parti të paltformës për hapësirë politike të individëve anëtar - Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, LDK filloj nën drejtimin e Fatmir Sejdiut dhe u konsolidua nën drejtimin e Isa Mustafës të funksionoj si qender që tubon individë të cilët presin që të marrinë ndonjë karamel.
Përcaktimin se kujt duhet dhënë “karamele”, dhe kujt sa “karamele” duhet dhenë, e kanë bërë me kritere strukturatë e mshefta serbe bazuar në meritat e individit në ndërtimin e “drzhavës së Kosovës”.
Funksionimi i LDK-së si hapësirë e veprimtarisë politike për individët bazuar në garë, mundëson që individi vetë të përcaktoj se për cilat përgjegjësi politike dëshiron t’i hyj garës, dhe çfarë përgjegjësisë synon t’i marrë para anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të Kosovës.