23 Dhjetor 2024

Ju nuk jeni të paprekshëm

Shkruar nga Arbër A. Rexhaj

Ajo qysh nga fillimi që dua t’u them është që ju prekeni dhe nuk jeni të paprekshëm. Ju duhet të punoni për qytetarin e Prizrenit, dhe jo qytetari të ju shërbej juve në formë të drejtpërdrejtë për të mirat e juaja personale. Keni ardhur në pushtet ashtu siç keni ardhur, me metodat e juaja “anarkike” prandaj ajo që më paku do të duhej të bënit ishte të organizonit jetën tonë në mënyrë më të mirë.

Me shumë pak mund keni mundur të arrini të na krijoni sindromën e mbijetesës. Brenda katër viteve keni mundur të shuani çdo zë që mendon ndryshe nga ju. Po ashtu, keni shuar çdo përpjekje opozitare. Edhe ato të paktat ju i keni tejkaluar me metodat e juaja tejet “demokratike” siç është klientelizmi, shantazhi, edhe dajaku diku-diku.
 
Në Prizren, votuesve tuaj ua keni siguruar “mbijetesën”, pra, jo që iu keni dhënë diçka që nuk u takon sepse mbijetesa është format fillestar për një jetë. Pra, ata meritojnë më shumë! Ndërsa qytetarët të cilën nuk pajtohen me ju, kryesisht janë të papunë, ose edhe kur janë të punësuar ju i mbani nën shantazh.

Përpjekjet tuaja të vazhdueshme për të mbajtur qytetarin nën kontroll janë duke krijuar një qytetari pasive, e cila si brengë të vetme ka mbijetesën, gjë që në këso kushtesh është tejet normale.

Më së paku kanë faj votuesit tuaj, sepse nuk i keni mësuar me më të mirën e mundshme, krejt e kundërta me më të paktën. Detyrimisht nuk iu keni dhënë shumë, i keni dhënë pak që ata të kenë pak kështu kontrolli juaj është efikas.

VETËVENDOSJE! në Prizren, ju ka treguar se nuk jeni të paprekshëm. Qytetarët prizrenas tanimë mund ta kuptojnë se edhe ju jeni si gjithë të tjerët. Pra, që çizmja juaj në qafën e tyre është e papërballueshme!

VETËVENDOSJE! në Prizren ju ka treguar se ju keni ngritur një sistem të padrejtë, shantazhues dhe i cili nuk lodhet për qytetarin dhe qytetarinë në Prizren. Më të përkëdhelurit e juaj, të cilat po ashtu janë të pakënaqur, sepse ju ia keni dhënë veç mbijetesën do të duhej ta kuptonin se ju të gjithë vendin e keni në burg.

Sepse ju, ata dhe ne nuk po i trajtoni si njerëz, sepse në këtë qytet ne ende në disa lagje nuk kemi ujë për të pirë, ne ende nuk kemi rrymë sepse ju i keni borxh KEK-ut, ne nuk kemi të ndërtuara ende kanalizime dhe shumë probleme të tjera të cilat janë të tejkaluara, madje edhe në vendet më të pazhvilluara.

Ne, tani përmes aktiviteteve tona ju kemi treguar se gjithçka që keni bërë në të kaluarën dhe çfarëdo që do të bëni në të ardhmen ka një çmim, dhe sigurisht që keni për ta paguar.

Prandaj po e theksoj, me ngritjen e kallëzimit penal të bërë nga ne ndaj drejtorit të arsimit në Prizren, fakte të cilat kanë ardhur nga qytetarët e Prizrenit, të cilat kanë pasur bazë për dyshime për keqpërdorime të taksapaguesve prizrenas krijon mundësinë e aktivizmit qytetar.

Prandaj inkurajojmë shoqërinë prizrenase që për çdo shkelje të të drejtave të tyre, për çdo negativitet të reagojnë sepse zëri i qytetarit prizrenas mëton të jetë VETËVENDOSJE! në Prizren.

Më e keqja qëndron se ky pushtet lokal në Prizren, është i korruptuar dhe i padrejtë ndaj qytetarit të vet. Kjo është kështu, sepse në këtë pushtet nuk është vetëm një Nexhat, por ka shumë Nexhata. Dihet mirëfilli se qysh nga kryetari, kryesuesi dhe drejtorët e drejtorive komunale janë nën hetime.

Ky pushtet nuk është me një Nexhat, por ka shumë të tjerë, prandaj zgjidhja më e mirë është që ky pushtet të bie, së paku institucionet lokale në një udhëheqje tjetër do të mund të marrin frymë lirshëm.

Po e theksoj, nëse ky drejtor shpallet fajtor për këto keqpërdorime atëherë ky pushtet i padrejtë nuk kursen të shkel mbi gjakun e dëshmorëve të Kombit. Këta vjedhin edhe në emrin e tyre. Ata pasurohen përmbi lavditë dhe veprat e tyre heroike e atdhetare. Ndërsa në anën tjetër gojën e kanë plot me lavdi për ta.

Madje drejtori i arsimit na mbyt me libra, duke shkruar për dëshmorë të kombit ndërsa nëse shpallet i fajshëm, na del që ai është përkujdesur në veçanti të shkel me dy këmbët në piedestalin e ndritur të tyre.

Rruga jonë nuk ndalet, ne kemi ende për të thënë.
Dhe ne kemi ende për të bërë.
Prisni…

 
(Autori është kryetar i Qendrës së VETËVENDOSJE!s në Prizren)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)