29 Dhjetor 2024

Ju lanë me u koritë, u koritët

Shkruar nga Zejdush Kastrati

”Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i menqur” (S.Frashëri)

Për pesë muaj rresht, ju vëzhguan dhe vetëm ju vëzhguan,   ju lejuan të shfryeni epshet e apetitet përmes deklaratave, herë-herë edhe me një gjuhë kërcënuese e ofenduese, por me të vetmin qëllim,    që  të tregohet haptas e botërisht,   fëtyra e vërtet,  e një lidershipi hipokrit,  që ka krijuar dhe po pretendon me  qeverisë, pafundësisht,  dhe me cdo kusht,  me  Kosovën.

Kjo hipokrizi e lidershipit kosovarë,  u demaskua dhe u dekonspirua,  hic më shumë, por vetëm pas një  deklarate  dhe mesazhi,  që nuk  pati përmbajtje  dhe  një gjuhe  diplomatike,  por, ishte  një gjuhë thumbuese,  që dëshmoi se,  vërtet,  ky lidership,  më së miri edhe e  kupton dhe e   merr vesh, dhe sic pamë e u bindëm, “expres” gjërat,  që atë natë,  morën kahjen dhe drejtimin,  se kah duhet,  të shkoj Kosova.

“Mos e dh… punën”, deklarata  e famshme dhe e cila, vërtet,  edhe  zgjidhi nyjën e ngërqit 5 mujor,    të krijuar nga lidershipi  kosovarë,  e  ambasadores  Jacobson, është mire,  të mbetet udhërrëfyes edhe për ngërqe tjera që me siguri ,po ky lidership,  do të aplikoj  edhe në raste tjera në vazhdimësi, sepse, u dëshmua se apetitet dhe lufta,  për të ardhur dhe për të mbetur në pushtet, janë pikësynimet he qëllimet më të mëdha,  se cdo gjë tjetër, në kët Kosovë,  e që me siguri,  do të na përcjellin,  edhe në të ardhmen, po me këta “bajloza”.

Sllogani i famshëm ,por shumë kurues dhe dobiprurës,  (për njerëz  me kët diganozë)i kësaj deklarate,  është mirë,  që në radhë të pare, pse jo edhe institucionalisht,  të  kornizohet dhe te vendoset,  në ballinat e pjesës dërmuese të institucioneve të Kosovës,  duke filluar,  nga Qeveria e Parlamenti, por edhe në dikastere tjera ,e pse jo edhe në gjitha selitë e subjekteve politike,   të cilat,  edhe janë katalizatorët kryesor,  jo vetëm të krizës së fundit 5 mujore institucioanle, por,  edhe shumë e shumë zhvillimeve tjera negative,   që janë identifikaur,  në  këtë Kosovë,  gjatë,  kësaj ,periudhe kohore.

Se ky lidership,  është hipokritë i llojit dhe sojit të veqant, deshmojnë deklaratat e fundit, kur disa thonë se, kinse tash : “janë krijuar rrethana të reja poltike”, ”Ai është një komunist i përbetuar”, ”Koalicion me të gjithë vetëm me LDK-në,  jo”, ”Kush e prish kooalicionin bart pasojat”, ”Kooalicioni me PDK-në punë e kryeme”, ”Isa kryeministër, por jo kooalicion me PDK-në”, ”PDK-ja bën kompromise edhe për postin e kyeministrit”, ” bien ndesh dhe kerkah nuk përkojnë dhe korespondojnë,   me gjitha deklaratat e mëhershme, (nga martesa 5 mujore),  kur decidivisht dhe shumë bindshëm por edhe betoheshin,   kur, thuhej,  se,   e keqja,  e ketij vendi,  për bllokun,  si kooalicion,   që i ka numrat,  për të themeluar,  edhe parlamentin edhe Qeverinë,  ishte,  vetëm Hashim Thaci dhe PDK-ja, me të cilin,  kurrsesi,  dhe,  në asnjë rrethanë,  nuk do të bisedohet,  e as qeveriset.

“Ilaqi shërues”i zbuluar dhe  i aplikuar, pas pesë muaj monitorimi, dhe i  emërtuar:”Mos e dh…punën”nga ata që na bën shtet, dhe gjithnjë po na nxjerrin në situatat më dramatike kur po zhytet Kosova, nuk duhet,  të jetë,  mesazh dhe udhërrëfyes,  vetëm për kastën e ngusht, apo qëndrore politike dhe politikëbërsit në pëprgjithësi,  por, gjithësesi,  edhe për segmente tjera nga shoqëria civile, si medie, qofshin elektronike apo të shkruara, pastaj,  për (b)analista të shumtë në numër, të cilët,  gjatë këtij pesemujori ,ishin dhe u sollën,   jo vetëm si argatë dhe “avokatë” sharllatana,   herë të këtij e herë të atij subjekti politik, dhe me prononcime,  deklarata e opinione,  nëpër studio e gazeta të ndryshme, por edhe portale, në masë të madhe i koontribuan  fuqizimit dhe faktorizimit të së shtrembtes,  te padrejtes,  anueses, por edhe armiqësisë e urrejtjes,  mes subjekteve poltike, liderëve, por edhe shokëve,  miqëve dhe kolegëve të punës apo  familjeve.

Pse nuk ka dorëheqje në Kosovë?

Sllogani i lartëcekur i ambasadores Jacobson, ”Mos e dh…. punën”duhet të shërbej,   jo vetëm në rastet,  kur mungon bashkëpunimi  mes subjekteve  dhe liderëve politikë ,apo të ndonjë ngërqi institucional, por,  duhet, patjetër,  të ketë ndikim,  edhe në vetëdijësimin e liderëve dhe bartësve të institucioneve të ndryshme shtetërore,   për lëshimet  eventual,  por edhe të shumta,   nga fushëveprimi  i tyre,  në dikastere dhe ministri përkatëse.

Afera e “stendave”, por edhe anomali dhe deformime të shumta,  të identifikuara nëpër institucione shëndetësore në tërë teritorin e Republikës së Kosovës,  janë dëshmi  të bollshme që ministri aktual i shendetësisë, Ferid Agani, së pari si mjek e humanist,  i veshur  nën petkun e mantelbardhit, pastaj edhe i dyshuar dhe nën hetime ,për involvim në këtë aferë shumë të përfolur, të tregoj bile  pak ndërgjegjie dhe moral humanisti ,e të marr shembullin e një homologu të tij nga Mali i zi,  i cili  dje(më 18 nëntor) dha dorëheqje nga posti i ministrit të shendetësisë.

Miodrag Radunoviq, ministër i shëndetësisë në republicën e Malit të Zi,   ka ofruar dorëheqje  me të vetmin arsyetim se  në qytetin  e  katërt për kah madhësia në kët shtet, në Bijello Polje, në Spitalin regjional të këtij qyteti, në klinikën e fëmijëve janë infektuar,  5 fëmijë, njëri prej të cilëve ,edhe,  ka vdekur.

“Ndiej përgjegjësi morale dhe profesionale ,vetëm pse  unë si minister i shendetësisë,  nuk kam qenë i informuar  me gjendjen higjenike në kët spital, andaj  jap dorëheqje dhe  ndihem  fajtor”, ka then në arsyetimin e tij   dr Radunoviq.

Rasti “Radunoviq”, krahasuar me aferat dhe skandalet në Minsitrinë e shëndetësisë, por edhe në ministri tjera, është një pikë uji në oqean, por si duket,   sloganit  të ambasadores së nderuar, i ka ardhur koha ti shtohet edhe një fjali:”Mos e hani m….”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)