27 Dhjetor 2024

Jo gjykates penale ndërkombëtare kundër shqiptarëve

Shkruar Prof. Dr. Enver Sopjani

Insistimi i ndërkombëtarëve për krijimin e një gjykate speciale apo tribunali ndërkombëtar për gjykimin e krimeve të supozuara shqiptare kundër serbeve është një dëshmi se prokurorët ndërkombëtar në krye me prokurorin amerikan Clint Williamson kanë ardhur në përfundim se Carla del Ponte dhe Dick Marty kanë pasur të drejtë me akuzat e tyre kundër shqiptarëve. Se në cfarë dëshmish mbështeten këta hetues ndërkombëtar dihet shumë mirë.

Ato janë deklarime ose të dëshmitareve të rrejshëm serb që ose janë blerë ose i përkasin shërbimit sekret serb, ose janë deklarime te shqiptarëve të cilët kanë nevojë jetike ta lëshojnë kosovën apo shqiperinë për të jetuar si është më së miri në një shtet perendimor, gjë të cilën do t’ju mundësonte gjykata ndërkombëtare në fjalë.

Por, nuk duhet të harrohet edhe fakti, se edhe prokurorët ndërkombëtar mund të paraqesin prova të rrejshme/fabrikuara si rezultat i korruptimit të tyre, sepse në botën perendimore dhe sidomos atë amerikane nuk eshte korrupsioni aspak në nivel më të ulet se në botën lindore gjegjësishte në Kosovë.

Një gjë të tillë e dinë të gjithë ata jurist që kanë ushtruar funksionin e tyre në shtetet perendimore. Është gjë tjetër, kur në Kosovë edhe gjëja më e vogël kriminalizohet sipas ligjeve të Kosovës dhe gjë tjetër që në botën e perendimore është e kundërta.

Per t’a mos zgjatur më shumë, pretendimet e politikaneve tanë, se kjo gjykatë do ta pastroj popullin shqiptar nga pretendimet e Carla del Pontos dhe Dick Marty janë absurde, pasi që vet fakti i krijimit të kësaj gjykate dhe ngritjes së aktakuzave do të i jipnin njollë të zezë popullit shqiptar të Kosovës para botës dhe do t’i paraqisnin shqiptarët si kriminel lufte dhe jo serbët.

Bazë për të kundërshtuar këtë gjykatë ka, pasi që jo vetëm Gjykata Nderkombetare e Hagës, por edhe gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it janë marrur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë, prandaj krijimi i një gjykate shtesë vetëm për shqiptarët pas kaq shumë vitesh hetimesh dhe gjykimesh eshte suksesi me i madh i serbisë në arenën ndërkombëtare dhe deshtimi me i madh i politikanve shqiptar.

Pra, ju drejtohem të gjitha partive politike të Kosovës dhe sidomos atyre në pushtet me fjalet: Kundërshtojeni cdo formë kriminalizimi të pa drejtë të shqiptarëve dhe jipni fund servilizmit Tuaj karshi ndërkombëtareve që keni treguar deri më tash për hirë të pushtetit apo interesave Tuaja të ngushta individuale, edhe nëse paraqitet nevoja për të kundërshtuar edhe miqtë tanë amerikan.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)