Jetesa në errësirë të bën të mos e mos e njohësh dhe të mos e duash dritën
Shkruar nga Zenelabedin Latifi
E uritur pas pushtetit, duke lejuar veten që të dirigjohet nga të huajt ashtu si ata dëshirojnë, ajo edhe një herë e tregoi fytyrën e vërtetë.
Derisa para ca vitesh, pasi ishte emëruar presidente pa të drejtë, e ardhur nga zarfi, ajo ishte zgjedhur gjoja gruaja muslimane më me ndikim në botë, aq sa më kujtohet mua, tani vazhdon të jetë kundër asaj çfarë gjendet mbi kokë, duke harruar të vlerësojë atë që gjendet brenda në të.
Ajo e kishte fyer Sheriatin dhe e kishte lavdëruar Kanunin e Lekë Dukagjinit, kanun i cili po të vazhdonte të praktikohej do ta detyronte burrin e Atifetes që ta lidhë për druri dhe ta rrahë atë. Ja se çfarë dëshrion ajo!
Feja Islame i kushtoi femrës një kapitull të Kur\'anit me emrin \'Gratë\' dhe një tjetër me emrin e gruas \'Merjem\' dhe i dha asaj shumë të drejta, por Atifetja është verbuar dhe nuk e sheh të vërtetën.
Ajo vazhdon të jetë një grua, që të paktën e tregon veten si jomuslimane, dhe shprehja e saj kundër fesë Islame nuk ka të ndalur. Është e patolerueshme të fyesh cilëndo fe, e sidmos të fyesh fenë, të cilës i përkasin numri më i madh i atij vendi.
Pasi se ka dalur nga zarfi, ndoshta është e detyruar që të flasë fjalë çfarë të tjerët dëshirojnë, por assesi nuk është e detyruar që të dalë e të bëjë gjeste që aspak nuk i kanë hije presidentes së një shteti.
Nëse nuk don të flasësh fjalët qe dikush të thotë t\'i thuash, dhe ndjen se po e fyen dikë me ato fjalë, atëherë bëhu i sinqertë dhe jep dorëheqje e jeto faqebardhë! Por jo, ajo është zhytur në kënaqësitë e pushtetit, dhe të gjitha këto gjëra kundër islamit dhe besimtarëve muslimanë i bën me shumë vetëdije dhe me shumë kënaqësi.
Thuajse nuk mungonin edhe fjalët e shumë ministrave kundër shamisë, dhe tani duhej kjo të dalë e të thotë se shamia duhet ndaluar nëpër shkolla.
Nëse ndalohet një vajzë me shami të hyjë në shkollë, atëherë ajo që shkon e veshur por e zhveshur çfarë kërkon në shkollë?! Mësim apo jo, sipas jush?! Kur një vajzë me mbulesë largohet nga shkolla për shkak të mbulesës, atëherë asaj që shkon gjysmë lakuriq duhet t\'i ndalohet përjetësisht një gjë e tillë.
Unë nuk mundem assesi ta kuptoj se si Kosova e quan veten shtet laik vetëm kur është çështja për gjërat që kanë të bëjnë me muslimanët dhe Islamin. A nuk është shtet laik edhe për lejimin dhe investimin në ndërtimin e katedraleve?!
A nuk është shtet laik kur ua paguan borxhet kishave, kurse xhamitë i lënë pa rrymë nëse nuk e paguajnë tatimin e energjisë elektrike?! Nëse Kosova është shtet laik, atëherë pse në çdo meshë që mbahet në kishë duhet patjetër të prezentojnë politikanët kosovarë?!
Kosova, e cila gjendet në duar të huaja, ka nevojë vetëm për një gjë, që do ta drejtojë vendin kah progresi, e ajo është marrja e shtetit nga njerëzit besimtarë të devotshëm dhe qeverisja sipas ligjeve që i ka sjellur Allahu në Tokë.
Çdo sistem që kë qenë, qoftë kapitalist, komunist e të gjitha të tjerat, derisa kanë qeverisur për ca vite, duke e shtrydhur popullin, kanë dështuar duke u zëvendësuar me një sistem tjetër.
I vetmi sistem që nuk do të zhduket deri në ditën e fundit është sistemi i Allahut, ligji i Tij, i cili është i vetmi që i përshtatet njeriut.
Prandaj, politikanët shqiptarë, le të largohen nga mendjemadhësia dhe arroganca, sepse jeta është shumë e shkurtër, dhe patjetër se një ditë do të vdesin dhe do të japin llogari për veprat që i kanë bërë.
Kthehuni tek Allahu, pendohuni, sepse Ai është që fal shumë, është Mëshirues!