23 Dhjetor 2024

Jetëgjatësia formëson të ardhmen

Shkruar nga Ban Ki Moon

Moshimi i shpejtë i popullsisë dhe rritja e vazhdueshme e jetëgjatësisë së njerëzve në mbarë botën përfaqëson njërën nga transformimet më të mëdha sociale, ekonomike dhe politike të kohës tonë.

Këto ndryshime demografike do të kenë ndikim në çdo komunitet, familje dhe individ. Ato kërkojnë që ne të rimendojmë se si individët jetojnë, punojnë, planifikojnë dhe mësojnë gjatë jetës së tyre dhe të ri-shpikim se si shoqëritë të menaxhojnë vetëvehten.

Ashtu sikurse jemi duke formësuar agjendën zhvilimore të Kombeve të Bashkuara pas vitit 2015, ne duhet të parashikojmë një model të ri i cili e lidhë moshimin demografik me zhvillimin ekonomik dhe social dhe i mbron të drejtat e njeriut të të moshuarve. 

Ne të gjithë – individualisht dhe kolektivisht – jemi përgjegjës për përfshirjen e të moshuarve në shoqëri, qoftë duke vendosur sistem adekuat të transportit për të moshuarit, krijimit të ambientit të përshtatshëm për ta në komunitete, të siguruarit e shërbimeve të përshtatshme të kujdesit shëndetësor dhe social për të moshuarit apo duke ofruar një kornizë adekuate të mbrojtjes sociale .

Ky vit shënon 10-vjetorin e miratimit të Plan-Veprimit Ndërkombëtar mbi Moshimin të Madridid. Me rritjen e përpjestimit  të personave të moshuar në shoqëri  është vendosur para nesh një vizion i guximshëm – ai i ndërtimit të një shoqërie për të gjitha moshat – është më e domosdoshme se kurrë më parë.

Jetëgjatësia është një arritje e shëndetit publik dhe jo një barrë sociale apo ekonomike.  Në ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar le të ofrojmë përkushtimin tonë për të siguruar mirëqenjen e të moshuarve dhe të mbështesim pjesëmarrjen e tyre  kuptimplotë në shoqëri ashtu që ne të gjithë të mund të përfitojmë nga dija dhe aftësia e tyre. 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)