01 Janar 2025

Jeta mes shpresës dhe humneres politike

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Padyshim që lajmi më i mirë për shumicën e qytetarëve të Kosovës është ndërtimi i fabrikës për përpunimin e perimeve në Podujevë, ku pritet të punësohen 600 të rinj e të reja. Investimi vjen nga biznesi gjerman dhe hap shpresën se në Kosovë diçka e re dhe konkrete po fillohet.

Sikur në tridhjetë e tetë komunat e Kosovës të kishte nga një projekt investiv të tillë, me siguri se do të kishim mbi 200 000 të punësuar dhe gjithçka do të frymonte ndryshe.

Politika duhet të ndihmojë për të krijuar ambient që kjo edhe të ndodhë. Hapta e parë të këtij ndryshimi vërehen.

Lideri i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, jep shenjat e para se është i vendosur për ta bërë kërtë kapërcim kualitativ.

Politikat e tij, puna konkrete tregon sjelljen e përgjegjshmërisë më të madhe në qeverisjen e vendit, pasi edhe i takon partisë lidere. Si duket, ai ka vendosur për të qenë në ballë të këtij ndryshimi.

Kujtojmë deklaratat e tij për lirimin e pronave të uzurpuara dhe mbështetja që u jep organeve të drejtësisë për zbatimin e rendit dhe ligjit për të gjithë.

Takimet e fundit të Veselit me afaristët austriakë dhe joshja e tyre për të investuar në Kosovë, janë një vizion strategjik, i cili i ka munguar me vite vendit. Një gjë e tillë u realizua edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nga bizneset sllovene.

Veseli, gjithashtu, realizoi vizitë mbreslënëse në Britaninë e Madhe, duke u takuar me kryetarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe atë të Lartëve në parlamentin e këtij vendi.

Lansimi i formimit të Grupit të Miqësisë Britani e Madhe-Kosovë, në  parlamentin e Britanisë, konsiderohet të jetë ide e qëlluar. Ofensiva e tillë diplomatike dhe me ide konkrete, hap perspeketiven politike, mbase edhe zhvillimiore të vendit dhe si e tillë duhet të vazhdojë.

Vetëvendosja me ide të vjetra kthehet në Kuvend

Në mbledhjen e 6 qershorit, Kryesia dhe Grupi Paralmentar i Lëvizjes Vetvendosje, mori vendim për t’iu kthyer punës në Kuvendin e Kosovës. Ishte vërtetë lajm i mirë, pasi që Kuvendit i mungojnë kundërshtitë apo debatet demokratike për çështje të caktuara.

E keqja vjen nga kërcënimet që dalin nga deklarat e liderit të kësaj lëvizjeje Visar Ymerit.

”Çfarëdo tentimi i regjimit për të ringjallur dy projekte të dëmshme për vendin….do ta rikthejnë edhe më fuqishëm kundërshtimin tonë dhe do ta jofunksionalizojnë edhe më thellë jetën instiucionale të vendit”.

Ymeri, të zgjedhurit me votën e popullit dhe institucionet e dala nga ajo votë, i kualifikon si regjim, gjersa kërcënon se do ta jofunksionalizojnë jetën institucionale të vendit me metoda të vjetra dhe gjithsesi jodemokratike.

Rikthimi në jetën institucionale dhe politike, me aktet e dhunës, mbyllin shpresën e progresit dhe hyrjen e investitorëve të huaj, një shpresë, që e presin mijëra të rinj e të reja nga politika.
 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)