22 Dhjetor 2024

Janjiq vepro për të ardhmen, mos nxit urrejtje

Shkruar nga Adem Lushaj

Fushata e Sava Janjiqit kundër institucioneve të Deçanit, është fushatë kundër interesave të qytetarëve dhe të zhvillimit ekonomik të komunës sonë, gjë që nuk shkon në favor të së ardhmes së tij.

Përkundrazi, kjo fushatë do jetë zhgënjyese për të. Janjiq, me deklaratat tij urrejtëse, nuk do të ndërton të ardhme.

Ai, duhet ta di se e ardhmja nuk ndërtohet duke thënë të pavërteta për Deçanin, për qytetarët e kësaj komune.

Edhe pse me vite, ky po e pengon zhvillimin ekonomik, deçanasit e kanë ruajtur durimin, duke mos vënë në dyshim asnjëherë respektimin e objekteve kulturore, fetare, e mbi gjitha respektin ndaj qenieve njerëzore, pa dallim feje, race apo nacionaliteti.  

Deçanasit nuk janë, e asnjëherë nuk ishin, kundër manastirit të Deçanit si monument fetar dhe kulturor. Por, kundër politikës që përdoret në dëm të qytetarëve, në dëm të zhvillimit ekonomik.

Nuk është e vërtetë se deçanasit kundërshtojnë vendimet e institucioneve të saja, qofshin gjyqësore apo të llojit tjetër.

Përkundrazi, qytetarët e kësaj komune janë ata që kërkojnë respektimin e ligjeve të këtij shteti. Qytetarët e Deçanit, nuk janë ata që pretendojnë tokat e manastirit, por manastiri është duke pretenduar t'i marrë pronat tona.    

Kleriku Sava Janjiq, duhet të hiqni dorë nga propagandat e rrejshme të cilat nxisin urrejtje. Propagandat e tilla nuk i bëjnë nder askujt, aq më pak ju, si "njeri i fesë".

Manastiri i Deçanit, duhet të funksionoj sipas misionit të tij fetar, duke hequr dorë nga pretendimet uzurpuese, të heq dorë nga pengimi i lirisë së lëvizjes dhe zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

Përkundër asaj, nëse jeni "shërbyes fetar" apo " njëri i politikës, por i fshehur nën petkun klerik", është njerëzore që të respektosh vullnetin qytetar, t'i respektoni banorët dhe institucionet e kësaj komune, duke u bërë pjesë e zhvillimeve për një të ardhme, pa urrejtje dhe të qëndrueshme ekonomikisht e politikisht.  

Është koha e fundit që institucionet ndërkombëtare e vendore, t'i thonë këtij njeriu të "zotit", se manastiri i Deçanit, ishte dhe do mbetët i deçanasve, si një monument kulturor dhe fetar.

Sava Janjiq, duhet që t’iu ofrohet deçanasve, duke kërkuar falje dhe shprehë keqardhje për të gjitha viktimat, për të gjitha krimet, për gjitha të bëmat kriminale të ardhura nga kriminelët e nacionalitetit të tij. Janjiq, duhet të kërkon falje për këto vite, që nuk ka lejuar shfrytëzimin e resurseve turistike të Deçanit. Janjiq, duhet të ndjehi fajtor për pengimin që i bëni zhvillimit të Deçanit.

Sava Janjiq, së bashku me të tjerët, duhet të përulet para bukurive natyrore që i shkatërroi, me ndërtimin e hidrocentralit i cili është vetëm për interesat e manastirit, e assesi për interes të zhvillimit të qëndrueshëm.  

Janjiq, vepro për të ardhmen! Mos nxisni urrejtje...!

/Autori eshte drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” në Deçan/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)