26 Dhjetor 2024

Janë sakatosur vlerat?!

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës betohem se me nder e me perkushtim do ta kryej detyren time dhe do të përfaqesoj me dinjitet popullin do punoj në interes të Kosovës.....".

Afer 2o vite kam percjellur punen e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës si gazetar dhe e them me përgjegjësi të plot se asnjëherë, pra në asnjë moment nuk kam pasur ndonjë mosmarrveshje , konflikt apo perplasje me asnjë deputet-e, asnjë zyrtar dhe as me staf policor që kujdeset për rendin dhe rregullin në Kuvendin  e Kosovës, perkatesisht në Qeveri.

Edhe  kur ka pasur perplasje, kacafytje, hudhje gazi lotjelles, apo ceremoni te karaktetit zyrtar te nivelit me te lartë nga liderë botëror qe kanë vizitu Kosovën, kam kaluar pa asnjë problem apo pengesë në kryrjen e punes time dhe bashkëpunimi qoft për te pasur qasje në takime për intervistë apo edhe bashkëbisedim për të ardhur deri  tek informata ka qenë në nivelin e duhur.

Jam personalisht ai që edhe kur kanë ndodhur kacafytje me 2009 mes Xhavit Halitit e Gani  Gecit, kam intervenuar edhe fizikisht, qe  ti ndaj  e te mos ndodh belaja, jo pse e pelqej ndonjerin   me teper ,por vetem qe mos te njolloset Institucioni  ( jane larguar Vlora  Citaku. Ismet Beqiri , Muzeine Selmani   me te cilet isha bashke), pastaj kam nderhyr  per ti ndare i vetmi, kur ka pasur  kacafytje me 2012 , edhe mes Rexhep Selimit, Latif Gashit,Kamishit… ne hollin dhe oborrin e Kuvendit  … sepse kam menduar, dhe mendoj edhe tani  se Institucioni  i shtetit eshte   dhe mbetet i shenjte..!

Jam ndier shumë mirë kur kam hasur në një portofol me 2000 euro në WC të Kuvendit dhe pos që kam thirrur policin, fillimisht, kam ftuar edhe sekretarin e Kuvendit për të asistu në verifikim dhe ka rezultu se është portofoli  i një zyrtari që kishte marrë kredi për t'i lare disa  borgje meqë kishte ndërtu shtëpizë dhe u pat përlotur nga gëzimi!

Kam pasur rastin të shoh e perjetoj si okular skena e prapaskena që si bartë as kalemi e në veqanti gjatë zgjedhjes se Pacollit për president, gjatë trysnisë për votimin e Gjykates speciale nga zyrtare e emisare të ftuar e te paftyar por, me peshë për të berë presion, kam degjuar ofendime nga me te ndryshmet mes deputeteve, por ajo qe  me mbetet “zhig” e qe me brengos shume, eshte se kam  pa aq shume servilizem karshi liderit , ( tek te gjithe),karshi nderkombetareve,e gati shume pak iniciativa e nisma per te mbeshtetur propozime e ligje ne te mire   te vendit e zhvillimit, por te shumten e rasteve kane dominu bisedat e skenaret se si te demtohet pozita apo opozita, e te vijne ne pushtet, perkatesisht te mbeten ne pushtet ..!

   Gjithashtu , me keqardhje e them se nder ligjeslaturat me te dobeta,me inerte e te papergatitura qe ka pasur, ku Kuvend,eshte kjo aktualja, me deputet-e te nivelit shume te ulte profesional( me ndonje perjashtim te rralle) sa i perket  dijes ne aspektin  e politikberjes ,te papergatitur per seanca, jo unifikues,me sjellje feminore e rrugaqeri,here-here me akuza banale e bajate e ne vecanti, dallohen  shefat e grupeve parlamentare  per arrogancen e tyre,qe rralle reflektojne pozitivitet, por  me shume fyrje, urrejtje e sharllatarizem, e qe kane kthyer Kuvendin ne arene gladiatoresh,e me se paku ne Institucionin me te  larte legjislativ te vendit !!!!

   Mandati kushtetues i deputeteve eshte percaktuar qart se cili eshte , dhe kompetenca e tyre eshte percaktuar edhe me piken 10 te Rregullores  se Kuvendit te Republikes se Kosoves, ku pos tjerash me rastin e  betimit cdo deputete deklarohet.    Po e citoj shkurt jo ne tersi kete pike :” Une ,deputeti i Kuvendit te Republikes se Kosoves,betohem se me nder e me perkushtim do ta kryej detyren time dhe do te perfaqesoj me dinjitet popullin,do punoj ne interes te Kosoves.....".

  Po cili ishte niveli dhe sa po respektohet ky betim, pikerisht nga te zgjedhur te popullit, flasin faktet e skenat  gjate seancave, ku na  eshte sakatosur vlera ne aspektin kolektiv,  e ku fatkeqesisht shumica e deputeteve po mendojne me barke e jo me koke( tru) ( sikur sot)!!!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)