27 Dhjetor 2024

Janë ka e marrin një popull për budall ekspertët ligjor të PDK-së

Shkruar nga Labinot Gjini

Enver Hasani, "ekspert" ligjor i PDK-së, që ka shkelur kushtetutën e këtij vendi disa herë, para pak dite shkeli edhe mbi ligjin dhe rregullorën e Gjykatës Kushtetuese duke bërë komentime të kushtetutës pa pasur asnjë prononcim të kësaj Gjykate rreth këtyre çështjeve. Ekspert se jo mahi!

Tani, meqenëse neni 95 është kuptuar fare mirë nga PDK-ja se nuk do të mund të interpretohet si ja donë qejfi asaj, sapo lexova nëpër media se "ekspert" ligjor të PDK-së paskan thënë se PDK-ja mund ta çonë vendin në zgjedhje të reja sepse, sipas tyre, Kryeparlamentarin i takon asaj ta zgjedh.

Pak më ditë më parë, këta "ekspert" ligjor kishin ngatërruar emrimin "grup parlamentar" me "parti politike". Mirëpo, tani që e kanë kuptuar dallimin, ata na thonë se "grupet parlamentare" formohen pas konstituimit të Kuvendit. Bukur shumë !

Atëherë, le ti pyesim këta ekspert se çfarë do të thotë fjala "konstituim"? Konstituim do të thotë thjesht formim të Kuvendit, as më pak dhe as më shumë ! Atëherë, shtrohet pyetja tjetër : prej cilit moment mund të quhet një kuvend i formuar ? Një kuvend i formuar është prej atij momenti kur janë zgjedhur të gjithë deputetët, kanë formuar grupet parlamentare dhe kanë zgjedhur Kryetarin e këtij Kuvendi së bashku me Kryesinë.

Në këtë rast, do të donim ta dinimin prej "ekspertëve" ligjor të PDK-së se si paska mundësi të zgjedhet Kryetari i Kuvendit nga grupi më i madh parlamentar (Neni 67, pika 2 e Kushtetutës) ende pa u regjistruar grupet parlamentare (pa u formuar) ?!

Pra, bëjeni me mend, sipas "ekspertëve" ligjor të PDK-së, Kryetari i Kuvendit paska mundësi me u zgjedh ende pa u formuar Kuvendi !!!

Nuk kam parë kurrë çoroditje më të madhe në jetën time dhe budallëqe kaq të mëdhaja të ligjëruara nga "ekspert" ndonjëherë !

Prej sot, qytetar të këtij vendi, nëse vërtet nuk keni asnjë profesion dhe nuk arrini të gjeni punë gjëkundi, shpenzoni pak duke blerë një kostum të mirë dhe një kravatë dhe shkoni paraqituni tek PDK-ja si ekspert sepse, të keni bindjen, se ata që janë veç brenda vetem atë kravatë dhe kostum që kanë më shumë se ju.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)