26 Dhjetor 2024

Janë hapur shumë tema për debat

Nijazi Idrizi

Kosova është ende shtet i brishtë, që t\'i përballojë vetëm gjatë muajit janar, për debat publik 5 tema të rënda: - Debatin për çështjet fetare, ku ka shumë të panjohura; Për shërbimet sekrete, ku ka shumë improvizime e spekulime;

Për Universitetet, me shumë problem; Për legjitimitetin e Qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme; Për problemet sociale dhe protestat e paralajmëruara për shkak të pakënaqësive për gjendjen ekonomike në vend?! Me hapjen e këtyre temave u krijua një sistem i shantazhit publik i kombinuar nga individ, grupe të caktuara të interesit dhe nga disa media të shkruara dhe elektronike, autorët e një sistemi të tillë janë në prapaskenë.

Ky është një shpërqendrim i vëmendjes nga zgjidhja e problemeve të shumta që po e përcjellin stabilizimin dhe konsolidimin e shtetit dhe të demokracisë në Kosovë! Debati i sotëm është një debat i vonuar dhe i amnistuar politikisht për institucionin e themeluar nga ky Kuvend i cili e ka mandat dhe obligim ligjor që të përkujdeset për krijesën e vet.

Në mungesë të përkujdesjes së duhur të këtij Kuvendi, Grupi i Studentëve protestues, i ka iniciuar këto probleme, të cilat tani ky Kuvend duhet t’i marr parasysh seriozisht dhe t’i zgjidh! Problemet në këto Universitete u deshtë të iniciohen nga gazetarët virtual, të disa medieve, për veprimtarinë shkencore të disa profesorëve, ku për çudinë tonë. aty u gjetën edhe emra të drejtuesve të tij?!

Ne duhet t’i falënderojmë publikisht, mediat dhe studentët, që kanë marr këtë nismë, për ta ndaluar një praktikë të keqe të instaluar në Universitet, gjatë këtyre 14 viteve! Në emër të idesë se dijet akademike nuk duhet t’i mbikëqyrë askush, është krijuar hapësira që partitë politike, për motive politike, nga viti 1999, kanë shtrirë ndikimin në Universitet, duke vendosur grupe paralele politike!

Për ta futur në dorë udhëheqjen e Universiteteve, politika ka avancuar në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, njerëz të dëgjueshëm, me dije modeste, me tituj të fituar me proceduara të përshpejtuara! Se politika është e implikuar në universitet, tregojnë shembujt e ndërrimit të roleve nga të njëjtit njerëz të cilët po shëtitin nga Universitetet, te ky Kuvend, në Qeveri, e sërish në Universitet?!

Një shembull tjetër është fakulteti i mjekësisë, një ndër fakultetet më të mëdha në vend, në të cilin nuk ka pasur menaxhment stabil asnjëherë, me jetë më të gjatë se 6 muaj aty, duke mos I përjashtuar as edhe disa fakultete tjera! Po ashtu, aty kemi drejtues të përfolur për uzurpime të banesave shtëpi në lagjen e Universitetit?!

Kësaj gjendje i ka kontribuar edhe fakti se Kosova nuk ka Plan Strategjik të Zhvillimit, me të cilin do të ishin orientuar 6 universitetet, të cilat do të përgatisnin kuadro për zhvillimin e Kosovës sipas planit zhvillimor, duke e harmonizuar konkurrencën me tregun e punës! Për të qenë korrekt, duhet ta pranojmë faktin se problemet 14-vjeçare të akumuluara aty, u kanë rënë në kokë njerëzve pa përvojë, të cilët edhe po të duan, nuk mund t’i zgjidhin, për më keq, ata vetëm sa mund t’i shtojnë ato! Ky Kuvend duhet të kërkoj që Politika të heq dorë nga Universitetet dhe puna edukative e shkencore të ju lihet në dorë personave kompetent!

Ky Kuvend duhet të kërkojë nga rektorët, që ta luajnë rolin që e kanë, dhe të mos lejojnë që të shndërrohen në zëdhënës të grupeve vicioze, me interesa klanore, përtej të cilave, Kosova nuk duket fare! Për ta zgjidhur këtë problem, rruga më e mirë është organizimi i ZGJEDHJEVE të reja në të gjitha nivelet e Universitetit, duke filluar nga: Këshillat e Fakulteteve, dekanëve, Senati i UP-së, Këshillit Drejtues dhe rektorit.

(Autori është deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)