26 Dhjetor 2024

Ja pse duhet të votohet Luta

Shkruar nga Arbër Ismajli

Gjilani me të drejtë i vlerësuar “Qytet i demokracisë”. Në historinë e saj nga një kaza e vogël e përmendur nga kronistët e kohës, ishte qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës pran një lumit që derdhet në Moravë.

Si konak i përmendur nga kronistëte kohës, Gilani/Gillani/Gjilani gjithmonë ka kultivuar  tolerancën ndërfetare e ndëretnike.

Përkundër zhillimeve e përlasjeve socio-poltike, Gjilani në historinë e tij ka të mbjellë traditën e kulturës së tolerancës dhe respektimit të vlerave të familjes dhe respektimin e njerëzve që kanë bërë bukën me djersë, por me dinjitet dhe krenari.

Kjo kulturë e tolerancës natyrshëm është vlersuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtar dhe institucione të tjera ndërkombëtare që kanë operuar në Gjilan, dhe shpesh në raportimet e tyre është marrë shembull, para së gjithash i tolerancës.

Pra, Gjilani ka frymën e kultivuar qytetare që ka reaguar dhe reagon sa herë që ajo ndjehet e  kërcënuar dhe nëpërkëmbur, jo vetëm nga grupet politike, por ka ditur dhe ka bërë reagimin e saj nga më të veçantën në kontekste kohore e historike, duke u bërë ballë proceseve të mëdha kombëtare.

Në ashtin e vetë të kultivimit, Gjilani  në procese të mëdha të kauzës kombëtare ka dhënë tribunët popullor si: Idriz Seferin, Mulla Idriz Gjilanin, Ramiz Cërnicën, Sylë Dajkocin, Agim Ramadanin, Ibrahim Uruqin, e njerëz të penës e shkencës si Xhavit Ahmeti, Beqir Musliu, Sabit Rrustemi, Xhevat Latifi.

Por, edhe skeptikët më të mëdhenjë nuk kanë besuar se shumëçka nga zhvillimet pas luftës në Kosovë dhe pas pavarësimit të vendit, do të shkojnë kaq vrazhdë dhe kaq dhembshëm!

A është koha për të reaguar tash? Unë them po! Unë e ndjej këtë reagim qytetar në mesin e njerëzve familjarë që besojnë në lirinë dhe duan të ndërtojnë ardhmëri të sigurtë për vete dhe fëmijët e tyre.

Linkoln na ka treguar moti se vota ka peshën e një plumbi!

Në kthehemi pak në historinë e shtetit më demokratik në botë, presienti i SHBA-ve Abraham Linkoln, e vlerësoi se vota ka peshën e një plumbi, ngase një votë e gabuar e mashtruar dhe tjetërsuar shndërroht në “plumb”, që vret të sotmen pak, por të ardhmën më shumë.

Nisur nga ky fakt, duke qenë se vota ka peshën e saj që determinon edhe perzgjedhjen e udhëheqjes qeverisëse, unë them se qytetari nuk ka nevojë të mbahet rob i këcënimit, ngase ka në duar votën e tij. Unë dua që Gjilani im, njerëzit e mirë të qytetit tim, të besojnë të reagojnë që për mes votës të shmangin “kërcënimin” e së keqes, të njerëzve të natës.

Pse Luta i duhet Qytetit të Demokracisë edhe për një mandat?

Presidenti Ibrahim Rugova, i lutej Zotit për bekimin e vendit tone dhe unë them se bekimi më i mirë atdheut i bëhet duke votuar njerzit e mirë.  Qytetaria e Gjilanit, do votojë ata të cilët janë të mishëruar në përkushtim per familje, Zot dhe atdhe.

Para se ta artikuloj pse Luta i duhet Gjilanit edhe për një mandat, dëshiroj të theksoj se është po ky që me lidershipin e tij ia ktheu dinjitetin gjilanasve, duke e kthyer vëmendjen e Prishtinës, Tiranës, Brukselit e Washingtonit sa i përket investimeve.

Për më pak se katër vite të qeverisjes, Luta e ‘ndreqi’ komunën e gjetur si ‘shitore të thyer’, e stabilizoi buxhetin, qeverisi me duar të pastra dhe mobilizoi miliona euro për shumë projekte.

Përfundimisht, Luta i duhet Gjilanit edhe për një mandat për Autostradën, projektin më historik të pjesës juglindore të Kosovës, për ndërtimin e hyrje-daljeve të qytetit, për vazhdimin e punëve të mëdha në arsim, për vazhdimin e forcimit të familjes bujqësore, duke ndarë për ata miliona euro.

Luta duhet të votohet për përfundimin e lumit “Mirusha”, fillimin e ndërtimit të lumit “Stanishorka”, për ndërtimin e kanalizimimeve, për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, për heqjen përfundimtare të lloçit e vadave.

Mbi të gjitha, Luta duhet të votohet që Gjilani të mbetet Kryeqyet i Kulturës e i Sportit dhe që Gjilani të mbetet i gjilanasve.

(Autori, është zyrtar i LDK-së në Gjilan)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)