Islamo-sllavizimi i Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Shkruar nga Valon Jashari
Përpjekje e Serbisë që të ndryshojnë strukturën etnike dhe demografike ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë historikisht të një pas njëshme.
Kësaj vazhdimësie të politikës neo-pansllaviste jo gjithë herë shteti serb ishte i vetëm por edhe më mbështetjen e vasalëve të caktuar nga element lokal si hoxhallarët e politikanë nga këto vise.
Projekti i Islamo-sllavizimit Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është projekt pasardhës i projekteve të njëpasnjëshme të shtetit serb pothuajse ka thelbin pikërisht tek projekti i Vasa Çubriloviç, Ivo Andriç dhe pasuesve të tij.
Projekti i islamo-sllavizimit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës tashmë është në agjendën kryesore të shtetit serb përmes mekanizmave të saj që direkt po e realizon. Emërtimin që po e përdori në këtë kontekst “ Islamo-sllavizm” përkon me realitetin si në vijim.
Serbia në rend të parë po synon që këtë pjesë të popullatës të e islamizoj-indoktrinoj me rryma sa më ekstremiste islamike dhe rrjedhimisht popullata shqiptare sa më e islamizuar aq më e ç’veshur nga elementi kombëtar shqiptar do të qëndroj.
Në këtë rrethana i’u mundësohet shtetit serb sikurse që historikisht para faktorit ndërkombëtar nëpër instanca ndërkombëtare të na etiketoj si “srpski muslimani” dhe jo si shqiptar autokton.
Të ngjashme këtë politik që shumë me sukses fatkeqësisht shteti serb e ka realizuar me shqiptarët e Sanxhakut që në rend të pare i ka islamizuar deri në palcë të kocit dhe më pastaj rruga më e lehte ka qene ajo e asimilimit në sllav.
Po kështu tani më projekti i shpërnguljes së popullatës së Medvegjës është një realitet i hidhur atë duke u mbështetur mbi këto parime të politikës anti-shqiptare si shpërngulja, islamizimi dhe fshirja edhe e adresave.
Kohë më parë pikërisht këto politika shteti serb ka ndjekur edhe tek shqiptaret në Mal të Zi dhe tani shteti malazez, dhe me një intensitet po aq aktiv edhe shteti maqedon ndjek ndaj shqiptarët e Maqedonisë.
Projekti i ndërtimit të xhamisë në fshatin Maxhere të Komunës së Preshevës është pikërisht një nga projektet drejt islamo-sllavizimit të kësaj pjese shqiptare që historikisht ka qenë autoktone shqiptare.
Fshati Maxhere vlen të theksohet se historikisht asnjëherë nuk ka pasur ndonjë xhami të ndërtuar dhe parasegjithash po nga ky fshat që bart një të kaluare historike të lavdishme në periudha të ndryshme të historisë së popullit shqiptar tani më po tentohet të i ndryshohet elementi autokton shqiptare duke e veshur edhe me tempuj të kulturave të huaja në këtë rast më një xhami që më së paku i duhet atyre rreth dhjetë shtëpive më një numër kaq të vogël të banorëve që kanë mbetur pa u shpërngulur ende sot e kësaj dite.
Banorët e fshatit Maxhere njihen edhe në kronikave të ndryshme historike si “Laramanët e Karadakut” apo si Kripto-katolik.
Gjë që ka dëshmuar ruajtëse e kulturës së hershme shqiptare dhe që Perandoria Osmani në këto rrethina të malësisë së mbi Preshevës nuk ka arritur pothuajse asnjëherë në mënyrë të suksesshme të e shtrij ndikimin e saj. Iniciativa për ndërtimin e xhamisë është filluar nga njerëzit direkt të dirigjuar të shtetit serb dhe më pastaj ka arritur edhe të kamuflohet kinse me vullnetin e atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur pa u shpërngulur.
Nuk ka logjik të mendohet se këta banore mundën me shekuj të qëndrojnë pa një objekt të kultit dhe tani qenkan mobilizuar disa hoxhallarë që tërë ditën bëjnë projekte të përbashkëta në Beograd në dëm të shqiptarëve dhe se sot paskan nevojë për një objekt të tillë.
Këta banorë mund t’i kenë ndoshta me mijëra kërkesa të domosdoshme jetësore por që përkojnë me realitetin dhe assesi kërkesën për një objekt të tillë.
Vlen të theksohet një thinje e malsorve të malësisë së mbi Preshevës që brez pas brezi është transmetuar nga njëri brez tek tjetri brez citoj:”Në këto bjeshkë të larta mundë të dëgjohet-jehoj vetëm kënga (Karajfilja shqiptare) e burrave trima shqiptarë dhe assesi Ezani-arab”.
Është një fakte se po thuajse shumica e të gjitha fshatrave të kësaj malësie kanë sot e kësaj dite themelet dhe muret e kishave Katolike shqiptare dhe historikisht nuk ka pasur objekt të kultit islam të ndërtuar.
Të gjitha ato që janë ndërtuar janë që nga koha ë Rankoviqit e këndej dhe sidomos këto dhjet vitet e fundit me këtë invazionin e projektit për islamo-sllavizmin e popullatës dhe ndryshimin etno-demografik.
Vetëm disa muaj më parë është bërë ndërtimi poashtu i një xhamie tjetër në fshatin Gare të Komunës së Preshevë, po ashtu kjo agjendë islamo-pansllaviste ka vazhduar me ndërtimin e xhamisë në fshatin Ilincë po të kësaj komune.
Ne duhet ti themi njëherë e përgjithmonë NDAL agjendave islamo-pansllaviste që janë në dëm të shqiptarëve. Thjesht po synoj të bëjnë Sanxhakun e dytë pikërisht në këto troje.
Dhe jo rastësisht të gjithë hoxhallarët e Preshëvës, Bujanocit dhe Medvegjës para se të mendoj një herë shqip më parë shkojnë në Beograd që ti marrin direktivat dhe më pastaj na kthehen me petkun e religjionit.
Në këto dhjetë viteve të fundit tashmë ka marrë një hovë shumë të madh dhe duke realizuar pjesërisht një pjesë e këtij programi famëkeq atë duke u fokusuar në këto segment: si shpërngulja e shqiptarëve për në Kosovë dhe në Europ, islamo-sllavizimi i popullatës dhe vendbanimeve, mbajtja nën kontroll e klasës politike lokale sipas direktivave të saja.
Në këto projekte të shtetit serb në dëm të popullatës shqiptare gjithsesi rrol shumë të rëndësishëm po luajnë me dhjetëra biznesmen shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Duke mos dashur që në këtë artikull ti ceki një nga një emrat e bizneseve shqiptare që tani më sipas hulumtimeve që kam bërë, rezulton që të jetë një numër shumë i madh.
Këto biznes shqiptare deri më tani as edhe një cent nuk e kanë dhen në ndërtimin e një shkolle, financimin e ndonjë studenti apo mbështetjen për shkollim të fëmijëve të varfër, sall sporti apo kulture ose edhe së paku ndërtimin e ndonjë rruge lokale në dobi të shoqërisë por me shuma marramendëse kanë kontribuar në ndërtimin e xhamive ku as nuk ka qene nevoja për popullatën shqiptare pasi që ka të mjaftueshme.
Dhe mbi të gjitha pikërisht këta biznesmen në këto xhami thuajse asnjëherë nuk shkojnë të kryej rite fetare.
Sikurse rasti i ndërtimit të xhamisë në fshatin Gare, Maxhere, Ilincë, Rahovicë, Strezoc, Bukurocë, Preshevë, Corroticë etj...të Komunës së Preshevës edhe më shumë në atë të Komunës së Bujanocit.
Mbajtja nën kontroll e klasës politike lokale sipas direktivave të saja tashmë është një realitet.
Ka vite të tëra që klasa politike lokale është e defaktorizuar dhe as që mund të flitet si një faktorë determinant në mbrojtjen e interesave shqiptare në këto treva.
Është për tu trishtuar fakti se si as edhe një nga këta liderë lokal e subjekte nuk e shohin të rrugës që të organizojnë ndonjë protestë paqësore në kërkim të të drejtave të shqiptareve, ka vite që një gjë e tillë nuk ka ndodhe.
Dhe nëse mund të thuhet një protestë në kërkim të të drejtave elementare të njeriut pikërisht në këtë pjesë ka kuptim si popullata më e shtypur e Evropës.
/Autori është Ma.sc. Historisë, aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan/