Islamistët dhe Islamofobia
Shkruar nga Labinot Gjini
Ka filluar të bëhet zakon në demokracinë tonë që kush të ngrihet më herët në mëngjesë të shaj, të përbuzë, të etiketoj, të shpif mbi ndonjë personalitet të shquar të vendit tonë. Nuk është me rëndësi se çfarë ishte apo është personaliteti në fjalë me të bëmat e tij.
Ai/ajo mund të jetë humanist, poet, qëndrestar i ndonjë lëvizje shoqërore, udhëheqësë i lëvizjës kombëtare, letrar, luftëtar, piktor, skulptor, filozof, diplomat, politikan, burrështeti, intelektual... kjo nuk qonë peshë. As periudha në të cilën vepronte ai/ajo nuk është kriter i përzgjedhjës.
Gjithëçka që fillon nga pellazgët e deri në ditët e sotshëme është, jo për tu debatuar, por për tu sharë, përbuzurë, etiketuar, shpifur. Me sa duket, përzgjedhja e parë është që personaliteti në fjalë të jetë shqiptar ose të ketë një ndërlidhje me etno-kulturën shqiptare. Përzgjedhja e dytë është që ky personalitet të ketë kontribuar, në një mënyrë apo në një tjetër, në ngritjen e kombit shqiptar apo të vlerave të tij etno-kulturore. Bile, sa më i madh të jetë kontributi i këtij personaliteti aqë më shumë intensifikohet shpifja, etiketimi, përbuzja dhe, ku e ku, edhe sharja ndaj tij.
Asgjë nuk është e rastësishëme, me sa kuptojm. Për ta legjitimuar këtë ofensivë ndaj figurave tona kombëtare, individë të caktuar apo grupet e organizuara duke qenë të ç\'armatosur nga ana intelektuale, ndjekin shpesh një strategji klasike ku i bëhet apologji një figure tjetër bashkohore për ta përulur personalitetin e caktuar. Tjetra strategji është të etiketohen duke përdorur intensivisht prapashtesat si \"ist\" apo \"phobi\".
Kujtohemi të gjithë ne që jemi miqë në facebook Salih Kabashi, kur në statutin e tij fuste në kundërthënie Skenderbeun me Gjergj Arianitin, duke ja hequr të gjitha të bëmat Skënderbeut për t\'ja atribuar Gjergj Arianitit.
Është gjithmon aktuale fyerja ndaj Nënës Terezë nga vetë \"imami\" Shefqet Krasniqi. Nuk është e rrallë shpfija ndaj mbarë rilindasëve tanë duke i etiketuar herë si turqë, herë si grek, herë si të çmendur, herë si frankmason (bile edhe Skenderbeun e kanë bërë frankmason), herë si ....
Nuk është rrallë as shpifja ndaj figurave tona më të reja dhe heronjëve tanë më të çmuar si Adem Jashari. Të gjithëve ju kujtohet shkrimi në gazetën jashtëtokësore Express të A. I. që cilësonte si kriminel Adem Jasharin me \"arsyen\" se kishte vrarë familjën e tij dhe kishte marrë në qafë të gjithë Kosovën. Por si gjithëmon, propaganda më intensive dhe më shpikëse është ndaj figurës së Enver Hoxhës.
Jo se Enver Hoxha ishte më i keq se sa këta të tjerët, por sepse është figura përmesë së cilës lidhet në mënyrë direkte materializimi i kombit shqiptar në një shtet modern shqiptar dhe figura përmesë të cilit lidhet nationalizmi racional dhe modern shqiptar duke e zëvendësuar atë tradicional dhe folklorik.
Thënë ndryshe, është njeriu i cilësuar nga kundërshtarët e kombit shqiptar si më i dëmshmi ndaj strategjive të tyre për sa ishte gjallë dhe si më i rrezikshëmi për planët e tyre edhe pas gati 30 vjetësh nga vdekja e tij.
ETIKETIMET NEGATIVE ME \"ENVERIST\" DHE \"ISLAMOFOB\" JANË PROPAGANDA TË PËRBASHKËTA TITISTO-ERDOGANISTE
Duke qenë, shpesh strategjia për ta deklasuar dikë këto 20 vitet e fundit ka qenë dhe mbetët deri diku ta cilësosh si \"enverist\". Një më e re është ta cilësosh \"islamofob\". E para realisht në vetëvete nuk është aspak ofenduese sepse një pjesë jo e vogël e elitës tonë, në mënyrë më të hapur apo më të mbyllur, ndjehen dhe revendikohen krenarisht enverist. E dyta, është ofenduese dhe shpikje sepse islamofobia nuk ekziston në vetëvete për shumë arsye. Nuk ka asnjë ideologji në botën bashkohore që urren islamin apo ndonjë fe tjetër.
Në shumicën e rastëve është pasoj e ndërveprimi (fërkimit) ndërmjet atyre që ndjehen të kërcënuar dhe duan të mbrojn sovranitetin dhe integritetin e tyre njerëzor, etno-kulturor dhe kombëtar ndaj një dallge agresive të një propagande dhe veprimi politiko-fetar. çdo reagim që shfaqë mospajtim ndaj kësaj lëvizje politiko-fetare është duke u tentuar të shpallët si islamofob.
Islamofob shpallët edhe ai myslimani i cili nuk pranon të arabizohet apo turqizohet. Islamofob shpallët edhe ai mysliman që nuk pajtohet me Erdoganin apo me luftërat fetare dhe masakrat ç\'njerëzore që bëhen në emër të fesë myslimane... Islamofob është edhe ai mysliman që pranon vlerat evropiane të laicitetit, të vërtetës shkencore, mendimit racional... Për ata qê nuk janë mysliman, kuptohet Kurse se kategorizimi i tyre është automatikisht në raftin e islamofobëve.
Të dyja këto cilësime vijnë nga një propagandë e cila është përbashkuar ndërmjet titistëve dhe osmanofilëve të rinjë. Të dy këto grupe të organizuara dhe të financuara nga jasht, sipas situatave herë hidhen në sulm dhe herë kthehen në mbrojtje, mirëpo qëndrojn gjithëmon në këmbë sepse në këmbë i mban në njërën anë Sërbia dhe, në tjetrën, Turqia. Kuptohet, se as e para dhe as e dyta nuk e kanë për çështje fetare, mirëpo për çështje gjeostrategjike dhe gjeopolitike ku feja përdorët si avant-gardë për realizimin e aspiratave të tyre, në mos imperialiste, së paku, hegjemonike.
FILLET E AGRESIVITETIT ISLAMIST NË KOSOVË
Një agresivitet i tillë i kësaj propagande politiko-fetare nuk ka ekzistuar më parë në Kosovë. Është fenomen që ka filluar të shfaqet në mënyrë të dukshëme pas luftës së Kosovës. Atëherë, gjerësa shqiptarët ishin të preokupuar me rindërtimin e vendit dhe me larjen e hesapëve diplomatike me Sërbinë, Turqia me ndihmën e disa shtetëve arabe investonte me të madhe në Kosovë në ndërtimin e xhamive dhe në \"shoqata humanitare\".
Nuk shkoj shumë dhe u shfaqën mjekroshat e parë dhe femra e para të mbuluara. Shumë shpejt u mbush edhe interneti, gjegjësisht facebooku, me anonima të cilët predikonin intensivisht një version të ri të fesë islame dhe, \"çuditërisht\", të dashurisë vëllazërore dhe shekullore të shqiptarëve dhe osmanlinjëve të vjetër dhe të rinjë.
Kuptohet se një dallgë e tillë dhe që erdhi në mënyrë befasuese, nuk e la popullin shqiptar të Kosovës indiferent shumë gjatë dhe as të shtangur dhe të kapluar nga një habi filozofike. Dallimi ishte tepër i thellë dhe brutal ndërmjet këtyre predikuesëve të ri të fesë islame dhe shqiptarëve të Kosovës qofshin ata të një feje apo të një tjetre. Kontradikt tepër e fuqishëme dukej ndërmjet etno-kulturës shqiptare dhe asaj që predikohej.
Ky agresivitet dhe kjo kontradikt e thellë do të qonte në një reagim shumë të ashpër nga elita vendase. Pasojat e kësaj përplasje do të qonin grupet e caktuara \"islamiste\" të kalonin nga një ofensivë e fuqishëme në një mbrojtje të organizuar (sidomos pas 2008). Nuk ishte më \"ti duhet të jesh mysliman sikur ne\", por u bë \" ti duhet të na pranosh sikur jemi\" dhe, më vonë, \"ti je islamofob\".
ISLAMOFOBIA SI PASOJ E AGRESIVITETIT ISLAMIST
Në realitet, duhet pranuar se është krijuar në popullatën e gjërë një lloj islamofobie dhe në Kosovë feja islame, që dikur mund të quhej gati si fe e përbashkët e kësaj popullate, sot ka marrë tatpjetën duke i detyruar një pjesë të madhe të popullit të dalin publikisht kundër saj. Mirëpo, kjo është pasoj e islamistëve, të cilët e ngucën shqiptarin në thellësinë e qëniesë së tij shpirtërore, etnike, kombëtare dhe kulturore.
Kërkuan prej tij me ngulm një shëndërrim të pamundshëm dhe të padëshiruar. Ai pranonte islamin ashtu siç e kishte përshtatur me vlerat e tij historike dhe kulturore, por asesi nuk mund ta pranonte islamin mbi këto vlera. Duke qenë ai e refuzoj në tërësi.
Propagandat e këtyre grupëve politiko-fetare që thonë se në Kosovë janë 96 % mysliman nuk përkojnë absolutisht me realitetin. Në Kosovë edhe ishin ndoshta 96 % mysliman gjerësa feja ishte vetëm një përbërësë infim dhe uniform i identiteti shoqëror dhe gjerësa nuk kishte tendenca veçuese dhe dominuese mbi elementët e tjera të këtij identiteti. Me tendencën veçuese dhe dominuese të saj, ajo do të jetë përjashtuese për një pjesë të popullatës së këtyre anëve.
Një frustrim i tillë do të bëjë shumë raste të kërkojn dhe do të zbulojn konceptime tjera të botës duke kaluar nga një ekstrem tek tjetri : nga besimtar mysliman në katolik, në ateizëm, agnostik apo në diçka sinkretike dhe origjinale.
Vështirësia do të jetë të bjem dakord në çka është mysliman dhe çka jo, sot ? Disa i quajm mysliman duke ja u fundosur veçorinë e tyre individuale në një përbashkësi familjare, fisnore, lagjore apo fshati.
Mirëpo, ata që e bëjnë një gjë të tillë kanë harruar të marrin parasysh procesin e individualizimit të shoqërisë tonë (sidomos pas luftës). Në brendësinë e një familje, vëlla me vëlla, ke njërin që revendikohet si katolik dhe tjetrin si mysliman; njërin që revendikohet si ateist, tjetrin si deist; njërin si mysliman tradicional shqiptar, tjetrin si islamist... Prandaj këto propaganda janë larg të të qenurit reale dhe kanë për qëllim të shpallin një lloj homogjeneiteti fetar në një vend ku asnjëherë nuk ka qenë çështja e fesë më heterogjene.
ISLAMOFOBIA NUK EKZISTON NË RANGJET E LARTA ELITARE DHE ATDHEDASHËSE SHQIPTARE
Mirëpo, në rangjet e larta elitare dhe atdhedashëse shqiptare, islamofobia nuk ekziston. Nuk ekziston sepse njohja e këtyre metodave klasike ku feja bëhet avant-garda e një politike agresive shtetërore bënë që të fokusosh urrejtjen tek instrumentalisti dhe jo tek instrumenti. Por, nuk ekziston edhe për arsyen sepse atdhedashuria nuk vjen si pasoj e urrejtjës mbi të huajën, por është dashuri që mbrohet dhe përforcohet nga urrejtja e huaj. Duke qenë rangjet e larta elitare dhe atdhedashëse shqiptare nuk janë duke shfaqur urrejtje ndaj islamit, por janë duke shfaqur mekanizmat për tu mbrojtur nga agresioni i shfaqur nga politikat të mbështjellura me petkun fetar që vijnë nga e huaja.
Mirëpo, disa ambiciozë të mëdhenjë shqiptar, duke kërkuar rrugën sa më të shpejt për të ngjitur shkallët shoqërore, kanë pranuar misione nga më të ndryshmët nga rrjete të caktuar politike, të cilave bishti ju punon në vendin tonë gjerësa kokën e kanë në vende tjera. Këta ambicioz të mëdhenjë shqiptar, mund të jenë gazetar, intelektual, politikan, universitar, student etj., të cilët janë të predispozuar për të kontribuar në një kauz të dëmshëme shoqërore, por me shumë përfitime individuale. Patëm rastin ta shohim rishtazi edhe Milazim Krasniqin me deklaratatë e tij përçarëse.
Kemi pasur rastin ta shohim edhe pseudo-intelektualin më të madh shqiptar Nexhmedin Spahiun, i cili me shkarravinat e tij pesë-lekshe, dilte t\'ja mbante hapur anën diplomacisë osmane kundrejt asaj shqiptare për ribërjën e historisë (të historisë, sepse të kaluarën nuk e ribëjnë dot). Kishim rastin ta shohim dhe ta dëgjojm edhe gabelin që u bë kryetar i Gjilanit.
Por kemi rastin të shohim edhe ca gazetaruc, të cilët në emër të një farë \"qytetarie\", të një farë \"demokracie\", të një farë \"humanizmi\" të veçant (që ka kuptim vetëm në kokat e tyre) janë hedhur në sulm kundrejt shumë figurave tona të vjetra e të reja duke i cilësuar si islamofob.
Njëra ndër këto figura që, në njërën anë, ka shkruajtur edhe për Enverin, por edhe kundër ndryshimit të Historisë së Popullit Shqiptar (të kërkuar nga Turqia), është Ismajl Kadare. Personalitet tipik që bartë me vete disa atribute shumë të kërkuara nga banalistët tanë shqiptar, shërbyesë të qarqëve të huaja.
ISMAJL KADARE, PAVARËSISHT TË GABIMËVE TË TIJ, MBETËT VICTOR HYGO SHQIPTAR DHE NUK ËSHTË ISLAMOFOB POR ATDHETAR SHQIPTAR
Njëri prej këtyre gazetarucëve kishte \"marrë përsipërë kësaj radhe të mbroj fenë myslimane\" duke e sulmuar Kadarenë. Ai kishte postuar një foto (në facebook) të një vepre të I.K., në të cilën ky i fundit i kishte kushtuar poezi Lenininit.
Gazetaruci në fjalë e kishte shoqëruar këtë foto me : \"tani ky lyp me ja dhan çmimin # Nobel ! I perkdheluni i komunizmit, qe i shiti edhe shoket e tij poet, tash eshte hiq ma shume se nje islamifob. Din kapak ky me shkru por i vone eshte me kauza! \"
Aspak interesant nuk do të ishte ky postim po që se nuk do të ishte përfaqësues i mbarë mentaliteti dhe veprimtarisë pseudo-intelektuale shqiptare, të cilët janë bërë sunduesit e vërtet të mediave të Kosovës. Këta pseudo-intelektual shqiptar janë trishtimi i intelektualëve të vërtet sepse janë banalizuesit e çdo vlere të mirëfillët.
Këtë mundësi të banalizimit ja u ofron një shkollim mesatar, përmesë së cilës kanë mësuar sipërfaqësisht ca fjalë, terma shkencor, rryma filozofike, njohje të përafërt të hisorisë dhe, mbi të gjitha kanë mësuar një farë lloj pedantizmi (fjalë që çuditërisht ka kuptim pozitiv tek njerëzit e rëndomtë dhe kuptim negativ në botën akademike).
Mundësia e ofruar për të banalizuar kur përkon me një botëkuptim banal (të gjitha ato që i kanë mësuar këta pseudo-intelektual, i kanë të kuptuara banalisht), përkthen dhe trajton tërë botën në mënyrën banale.
Kështu edhe Ismajl Kadare, tek këta njerëz, nuk e meritojka çmimin Nobël për letërsi sepse ja paska kushtuar një poezi Lenininit dhe sepse paska qenë i priveligjuarit i komunizmit shqiptar ani pse ai \"din kapak me shkru\". Leri këto, por ai na qenka edhe \"islamofob\" !
Në mënyrë karikaturale, mund të themi se Ismajl Kadare ja ka kushtuar një bibliotek të tërë Enver Hoxhës. Ai ju ka kushtuar një tërësi veprash idealit socialist. I paska kushtuar edhe Leninit si ideolog i këtij vizioni ! Po, pastaj çfarë ? Ku është e mbetura e tij ?
Vetëm ata njerëz që kanë lindur pas vitëve 90 dhe që asnjëherë nuk kanë arritur të shkëputën nga koha e tyre (në mungesë të fuqisë intelektuale) për të kuptuar kohët e kaluara në kuptimin e tyre kohorë, mund të bëjnë vlerësime të tilla.
Ismajl Kadare, duke i bërë këto vepra i ka kushtuar energji një vizioni tjetër global njerëzor (ideve marxiste-leniniste, të cilat gjeneratat e sotshëme shqiptare nuk e kuptojn dot sepse asnjëherë nuk e kanë njohur kapitalizmin e egër të një kohe tjetër, sidomos në fillet e industrializimit dhe mjerimin që ai ka krijuar) të konceptuar si më të njerëzishëm (çka edhe ishte në të vërtet) dhe një vizioni lokal dhe specifik shqiptar që kishte për tendencë modernizimin e vendit dhe ruajtjën e sovranitetit të tij (edhe këtë duhet kuptuar në kohën që ishte dhe jo nga prizmi i sotshëm).
Në fund të fundit, prej kur çmimi Nobël i letërsisë qenka i kufizuar vetëm për ideologët e ekonomisë së tregut ?!
Duke i bërë këto vepra I.K nuk ka bërë asnjë mëkat, realisht. Ata që kanë bërë mëkatë të vërtet janë ata që i kanë shërbyer një regjimi të huaj i cili ushtronte pushtim mbi popullin tonë dhe që i kanë kushtuar vepra apologjike ideologëve të tyre (siç Ibrahim Rugova Titos), por edhe ata që sot i shërbejn ideologjive të ndryshëme politiko-fetare regjionale që kanë për qëllim instalimin e një hegjemonie të huaj mbi vendin e tyre.
Për Ismajl Kadare, mëkatin duhet ta kërkojm tek mohimi i veprimtarisë se tij përgjatë kësaj periudhe përkrah një pushteti dhe një populli dhe jo tek veprimtaria e tij letrare që shpreh njerëzi dhe shqiptari.
Sido që të jetë dhe çfarëdo mëkate të ketë bërë (në fund të fundit, mëkatët e tij janë vetëm letrare), a mund të mendohet se Ismajl Kadare sikurse edhe shumë figura tjera historike shqiptare meriton të gjykohet me kaq \"kompetencë\" të shfaqur nga loj lloj gazetaruci që nuk ka arritur të shkëputët dot akoma nga prehëri i ngrohet dhe përkdhelës i nënës së tij ?
Nëse janë bërë të përdhelurit e nënave të tyre të vlerësojn të priveligjuarin e komunizmit shqiptar si islamofob, të vonuar në kauza dhe me \"di të shkruaj nga pak\", duhet ta kuptojm se ka ardhur koha të tërheqim alarmin e një krize të rëndë morale, shoqërore dhe kulturore. Ka ardhur koha që kjo hapësirë e pakufizuar që ju ka lejuar pseudo-intelektualëve, të kufizohet duke e zgjeruar hapësirën e intelektualëve të vërtet.
Ismajl Kadare, për kë do që ka lexuar veprat e tij, është gjigandi i letërsisë shqipe që të magjepsë me fuqinë e fjalës. Ai është Victor Hygo shqiptar. Ai vërtet ndoshta ka bërë ca mekate dhe është shtrembëruar në kauza, mirëpo asnjëherë nuk duhet ta lejojm që të gjykohet nga ata që ende nuk e dinë se ç\'është kauza dhe që ende asnjë kauzë serioze nuk i ka marrë me vete.
Pastaj, si mund të etiketohet një intelektual i këtij rangu si I. Kadare me prapashtesa \"fobi\" ? Njeriu që denoncon një tendencën hegjemonike të një shteti të huaj mbi atdheun e vet, qenka islamofob ?! Ai që denoncon islamin si dallgë e një politike shtetërore të huaj kundrejt shtetit të tij, kombit të tij, njerëzisë dhe përparimit qenka islamofob ?
Denoncimin e Ismajl Kadaresë kundrejt tendencave hegjemonike të Turqisë ndaj popullit shqiptar, të përkdhelurit e nënave dhe të shiturit tek Erdogani, ashtu siç ishin edhe baballarët e tyre tek Tito (pastaj edhe tek Milloshi), e paskan vlerësuar si \"islamofobi\" ! \"Islamofobi\", kjo fjalë e krijuar nga arabët e largët, të cilëve ju është injektuar (ku e ku mirëmbajtur) nga fuqitë kapitaliste një reprezentim i botës me atë të kohës së kryqëzatave mesjetare, me qëllim të një dominimi sa më efikas dhe ekonom të tyre.
Fjalë të rimarrur nga ca shqiptar të shitur kockë e shpirt tek të huajt. Por, Ismajl Kadare dhe çdo shqiptar tjetër që denoncon tendencat e huaja mbi kombin tonë nuk është as \"islamofob\" as \"turkofob\" as \"serbofob\" as ndonjë gjë tjetër, por është një atdhetar shqiptar, i cili e ka kuptuar detyrën qytetare që ka ndaj atdheut të tij.
PËRFUNDIMI
Shembulli i fundit i paraqitur që paraqet një tendencë për ta përbuzur, nënçmuar, etiketuar, përulur, përmesë banalizimëve dhe, në një mënyrë sa më ekonome të mundshëme (me tri fjali të shkurtra) veprimtarinë e gjërë dhe të thellë të Ismajl Kadaresë, është vetëm një shembull tipik i të gjithë atyre pseudo-intelektualëve që përditë tentojn ta përbaltin veprimtarin madhështore të një Skënderbeu, të një Ismajl Qemajli, të një Isa Boletini, të një Kristoforidhi, të një Pashko Vase, të një Enver Hoxhe, të një Qemal Stafe, të një Adem Demaçi, të një Rexhep Qosje, të një Adem Jashari... të të gjithë atyre që kanë bërë atë që duhet të bëjë çdo qytetar i ndërgjegjshëm për vendin e tij.
Për ti mbrojtur vlerat tona kombëtare dhe bartësitë historik dhe aktual të këtyre vlerave, inteligjenca jonë duhet ta kuptoj se prezenca e saj përbrenda pushtetëve shtetërore dhe civile është e domosdoshëme dhe përgjegjësi e saj dhe jo privilegj.
Hapësira duhet të zihet nga një elitë intelektuale dhe atdhetare dhe përmesë këtyre pushtetëve duhet të investohet në racionalizimin e shoqërisë sonë, por edhe në rregullimin e marrdhënieve të saj me shtetin, me kombin, me kulturën dhe me çdo veprimtari apo filozofi të brendshëme apo të jashtëme.
Kjo është e vetmja mënyrë që të qëndrojm të fort në këtë hapësirë gjeografike mbi të cilën ka aqë shumë pretendime politike dhe aqë shumë manovra strategjike.