Ish Komunisti Isa Mustafa vendin e ka në burg e jo ta shantazhoj Kosovën
Shkruar nga Asllan Dibrani
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila po udhëhiqet nga teknokrati komunist, titist Isa Mustafa është në krizë të identitetit politik.
Kjo parti me tradita dhe si lëvizje e kohës se Dr Ibrahim Rugovës tashmë është e pushtuar nga nëntoka kriminale, nga partizanet e vjedhjes, korrupsionit dhe degradimit shoqëror.
Synim dhe qëllimi parësor i së cilës është për ta çoroditur partinë e Ibrahim Rugovës, dhe qëllimi i dytë për ta shantazhuar VETËVENDOSJEN dhe Albin Kurtin si Kryeministër aktual,i cili doli fituese në Zgjedhjet e parakohshme
Kjo parti ka pësuar me këtë emër i cili ishte i rreshtuar ne strukturat e LKJ-së, i rreshtuar pas Rrahman Morinës,, Ali Shukria, Jusuf Zejnullah të cilët në atë kohë mburreshin që janë strukturë udhëheqëse të Sllobodan Millosheviqit!!!
Tash Isa Mustafa, dhe klientela e tij nga Komunistet e vjetër ne te rinjtë e kohës aktuale po skandalizojnë vendin duke e konsideruar këtë popull ja ma shume se dele,pa identitet pa veprimtari pa imunitet dhe pa kurrfarë force. Ky po injoron këtë popull duke e quar vendin drejt një lufte civile.
Isa Mustafën, i cili të gjitha postet udhëheqëse që nga viti 1981, është komunisti më i rafinuar, ai arriti që të përbirohet në të gjitha proceset politike që nga viti 1981, dhe gjithmonë ka pasur rol negativ, përçarës e madje antikombëtar, në dëm te të gjitha proceset, nëpër të cilat kaloi vendi ynë.
Ish komunisti titist Isa Mustafa ne vend se te jetë pas grilave ne burg shnatazhon me fatin e Kosovës !.
Isa Mustafa, është peng i të kaluarës së tij kriminale, është peng i Hashim Thaçit, është peng i strukturave serbe që flasin shqip në Prishtinë, prandaj është në gjendje ta shantazhojë VETVENDOSJEN dhe kurrë të mos bëhet qeveria, madje çmenduria e tij mund ta kthejë tërë Kosovën në “Oblast të Serbisë”, por kurrë të mos lëshojë pe dhe as të pranojë fajësinë për dëmet, që ua ka krijuar të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloi Kosova. Ky ish komunist i rafineruar dhe i regjur besnik ndaj Rrahman Morinaes Ali Shukriut, Jusuf Zejnullahu,Sinan Hasanit etj, te udhëhequr nga Slobodan Millosheviqi .
Kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1981-1990?
Isa Mustafa për katër vjet rresht (1984-1988) si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinës (ku përfshiheshin edhe komunat: Fushë-Kosovë, Obiliq dhe Novobërdë) dhe njëkohësisht të qenit “drejtor i Entit për Plan dhe Zhvillim të Kosovës” ka qenë njeriu më i pushtetshëm i regjimi komunist.
gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo-politike, të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ-së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në mbledhjen e XXII-të të KQ të LKJ-së në Beograd.
Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB-në, nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njëjtën kohë intensifikuan diferencimin ideo-politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore-akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar”.
Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ-së, regjimi gjatë viteve 1981-1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadro politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar”!
Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte pa dyshim komunisti i devotshëm, Isa Mustafa (tani kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.) Procesin për ndryshimet kushtetuese e kanë përcjellë një sërë mbledhjesh e vendimesh të niveleve të ndryshme të regjimit. Fillimisht po sjellë një kronologji të këtyre ngjarjeve, ku në këtë kuadër do të përvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafës.
Gjatë viteve 1984-1990, kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda. Shkëputur nga gazeta Rilindja, datë 5 dhjetor 1989.
Ndryshimin e asaj Kushtetute dhe terrorin serb e përjetuam ne si popull dhe kolektivitet si me poshtë:
Edhe unë isha viktimë e atij terrori serb,andaj emigrova, si ish i burgosur politik,bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual për "Republikën e Kosovës të Pavarur!
- E kujtoj me dhimbje, i thyer në shpirt,i lënduar në zemër të kaluarën dhe sakrificat shekullore të mërgimtarëve.
E kujtoj me dhembje nocionin refugjat që ta vret vëmendjen t'i kthehesh të kaluarës së tyre, që ikën nga vendi i vet për t'i shpëtuar presioneve dhe represioneve,personale dhe familjare, po edhe kolektive,nga tokat tona në Greqi, në Serbi,në Maqedoni nga Mali i zi, por me thekës të veçan,me rrëqethet lëkura, kur kujtoj represionet e serbeve kundër popullit shqiptar të Kosovës.
Edhe unë isha viktimë e atij terrori dhe ish i burgosur politik me vuajtje dënimi me vite bashkë me mijëra student,profesor dhe intelektual tjerë qe u dergjëm në kazamtet serbe për Republikën e Kosovës!. Ishim në burgje për një ditë ma të mirë për këtë populli .
Represioni dhuna dhe terrori serb, na përplasi si refugjatët rrugëve të Evropës,duke ja kthyer shpinën Kosovës, kah këmbët edhe sytë!Koha i përplasi në të gjitha kontinentet.
Mërgata shqiptare, apo si po shprehet sot nëpër media"Diaspora Shqiptare" pati vlerat e përhershme nga të gjitha periudhat ne historinë e sajë,duke përshirë edhe kohën e rilindësve.
Ata nuk heshtën,po veprimtarinë e vet kombëtare e shtrinë në gjithë Evropën e më gjerë. Ata ishin dhe luajtën rolin kryesor në "Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë" në krye me Ismail Qemail Vlorën,që arriti nga mërgimi dhe u bë emblemë e historisë shqiptare.
Ky aktivitet nuk u ndal edhe në kohërat e ma vonshme siç është rasti i Kosovës. Diaspora shqiptare ishte bërthama dhe promotori kryesor i aktiviteteve,për themelimin e UÇK-së,që pati rolin kryesor në frontin e luftës.
Me mijëra djem edhe luftëtarë nga diaspora u rreshtuan në frontin e luftës,duke e lënë luksin e shteteve perëndimore për çlirimin e Kosovës. Një numër i madh edhe i lanë eshtrat në frontin e luftës dhe nuk u kthyen kurrë ma në gjirin familjar të fëmija e vet. Sot një numër i madh nga ta kanë mbet pa përkrahje dhe pa mbështetje,të varfër dhe në skamje madje edhe të përbuzur .
Për në fund po iu drejtohem ju si protagonist i përçarjes dhe çuarjes se vendit në një lufte civil!. Tërhiqu leje popullin te lirë t’i realizoj aspiratat e veta kundër Serbisë hegjemoniste qe akoma, po pengon Kosovën të jete e radhitur në arteriet ndërkombëtare bashkë me SHBA-te dhe shtetet mike qe i kemi në ndihmë.
Fale ndihmës se juaj që po i epni Serbisë e ndihmuar nga Rusia, ju po i zgjatni dorën armiqve te na e copëtojnë Kosovën bashkë me shpirtshiturit tjerë shqipfolës . Prandaj mos harro edhe nëse ia keni vdekur trurin atij populli në Kosovë, Diaspora shqiptare do ti del ndihmë si Avni Rrustemi, Hasan Prishtina Ismail Qemajli etj, s’do ta lëmi te na e nëpërkëmbesh Kosovën, por edhe do të jesh i dënuar dhe përgjegjës pran te gjitha veprimeve kriminale qe i bëre dhe akoma ke dosje të hapura.