23 Dhjetor 2024

Investimet e huaja direkte, sa jemi të gatshëm

Shkruar nga Burim Piraj


Ekonomitë në zhvillim, sidomos ekonomitë e dala nga luftërat apo ekonomitë e shteteve të vogla janë shumë të varura nga investimet e huaja direkte. Investime direkte në kuptimin klasik quhen aktivitetet komerciale kur kompanitë nga një vend investojnë apo më thjesht ndërtojnë repart përpunimi në një vend tjetër.

Përfitimet e investitorit janë: tregjet e reja , fuçia e lirë punëtore , infrastruktura e mirë për prodhim, teknologjia ose edhe aftësitë e klasës punëtore për prodhime të caktuara apo financat .

Përfitimet e vendit nikoqir të investimeve janë : punësimi, përfitimet e teknologjisë, zhvillimi i vendit, përfitimi i teknikave drejtuese të kompanive etj. Pengesë më e madhe për investime direkte në një vend janë zbatimi i ligjit, korrupsioni, politikat fiskale.

Mirëpo edhe legjislacioni ka qenë brengë e vazhduar e të gjithë investitorëve anë e kënd botës i cili ka lënë investimet të pambrojtura nga dëmtimi, plaçkitja apo nga më e keqja nga rreziku prej: nacionalizimit të kompanive dhe shpronësimit të pasurisë.

Për të arritur një shtet deri tek zhvillimi, duhet të ketë kujdes të madh në pikat e lartë cekura për të qenë i dalluar në ofertën ndaj korporatave ashtu që të jetë tërheqës për investime. Si matet vendi i caktuar se sa ofron për investitorët ?

Sot në kohën e internetit dhe në kohën e globalizimit, në kohën kur strategjia dhe marketingu kanë arritur zhvillime të konsideruara, çdo investim qoftë i një euro të vetme bëhet në analizimin, projektimin dhe përpilimin e strategjisë dhe programit ashtu që të jetë investimi i qëlluar dhe i dalluar nga konkurrenca ashtu që të eliminohet mundësia e dështimit dhe të fillohet sa më parë me kthimin e sigurt të investimit.

Normal në krejt këto metoda më klasikja për caktimin e vendit të mundshëm për investim është ajo krahasuese, me anë të së cilës të gjithë vendet e një regjioni i vendos në një llupë dhe në një shoshitje detale ku krahasohet dhe vlerësohet kusht pas kushti ashtu që të përzgjidhet vendi që ofron më shumë dhe është më i përshtatshëm se të tjerët .

Nëse sot bëjmë krahasimin me vendet fqinje, atëherë do të shohim se në cilën pozitë ne ndodhemi dhe do të kuptojmë se pse investimet direkte bien vazhdimisht e nga ana tjetër numri i të pa punëve rritet .

Përpos pikave të tjera që ne nuk jemi më të mirë se të tjerët, zërat e kohëve të fundit për mos privatizim të ndërmarrjeve të ndryshme publike, vendin tonë e kthejnë shumë prapa, askush nuk mund të paragjykojë se kush do të ketë timonin udhëheqës në të ardhmen dhe nëse një grup ose subjekt politik trumbeton për nacionalizim të pasurisë së kompanive të ndryshme apo për shpronësimin e tyre prej investitorëve të huaj e zhvlerëson procesin në të cilin po kalon vendi ynë, e vendos vendin tonë në mesin e vendeve të zeza për investitorë, sepse duke i ditur praktikat historike të kompanive të ndryshme që kanë përjetuar në investimet e tyre në vendet e Amerikës Latine etj.,

Pasuria jo vetëm që mund të nacionalizohet por ajo nuk kompensohet në mënyrë adekuate dhe efektive, prandaj korporatat nuk janë kurrë të gatshme që të pësojnë humbje në kapital dhe droja e humbjes i mbanë shumë larg investimit në vendin e caktuar.

Edhe pse Kosova ka marrëveshje të ndërsjella për mbrojtjen e investimeve të cilat patjetër duhet ratifikuar në parlament për të pasur fuqinë dhe kuptimin e plotë, deklaratat për nacionalizim me pretekst se këto ndërmarrje i përkasin popullit të Kosovës e kanë ndikimin e vet negativ dhe herët a vonë ndikojnë do të ndikojnë në zhvillim ekonomik të vendit.

Nga këndshikimi i vendit tonë duket se një rrezik i tillë nuk ekziston, mirëpo nga këndvështrimi i investitorëve çdo gjë është e mundur .

Sa herë që flitet për privatizim as që duhet të diskutohet se a duhet të privatizohet diçka apo jo, ngase duhet të privatizohen ndërmarrjet për të mundësuar një funksionim më të qëndrueshëm ekonomik, mirëpo duhet të diskutohet dhe të arrihet konsensus nga të gjitha subjektet për: mënyrën e privatizimit se si do të duhet të bëhej ai, sa transparent duhet të jetë ai; në çfarë mase duhet të privatizohet apo të bëhet ofrimi fillestar publik apo më thjesht sa për qind të aksioneve do të shiten e sa do të mbahen; kush mund të jetë blerësi i mundshëm dhe ndoshta të vendos kuota fillestare e vlerës së aksioneve përherë në bashkëpunim me ekspertë të ekonomisë dhe të privatizimit apo të ofertave fillestare publike të ndërmarrjeve dhe të gjithë idetë apo propozimet qoftë edhe të personave të ndryshëm ashtu që të përmbushim kërkesat e investitorëve duke i përmbushur dhe pritjet tona.

Disa gjëra nuk duhet t’i harrojmë për të pasur më të qartë situatën se ku ndodhemi ne dhe në çfarë pozite jemi. Në botë ka 148 vende që kanë më shumë banorë se Kosova gjithashtu në vitin 2005 ka pas më shumë se 143 qytete që kanë më shumë se 1.8 milion banorë gjithashtu radhitemi në vendin e 174 për nga sipërfaqja, thjesht jemi shumë, shumë të vegjël për të qenë interesant dhe tërheqës si : treg , vend investim ose vend ku ka kapital të lirë.

Prej këtyre pozitave me qenë në vendin e parë për investitorë na duhet shumë punë , shumë angazhim dhe shumë kohë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që nëse nuk bëjmë asgjë të mirë për vendin tonë së paku të mos bëjmë keq. (Marrë nga Gazeta Epoka e re)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)