23 Dhjetor 2024

Investimet “e brendshme” nё mёrgatё

Shkruar nga Bujar Abdullahu

“Tërheqja e Investimeve nga Diaspora” ishte tema qw u diskutua nw tryezën e mbajtur para disa ditёsh nё Prishtinë nёn organizimin e Ministrisë së Diasporës, Odës Ekonomike të Kosovës dhe  Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, e cila kuptuar edhe nga vetё tema, qёllim parësor kishte gjetjen e mundësive mё tё mira pёr krijimin e njё mjedisi mё tё favorshëm dhe mё tё pёrshtatshёm pёr investimet nё Kosovё.

Ekonomia joformale e Kosovёs si njё ndёr anomalitё me ndikim tё gjithanshёm, sipas Komisionit Evropian, arrinё nё 30% tё ‘Prodhimit tё Brendshëm Bruto’e qё nё aspekt nominal i bie afro 800 milionё euro, respektivisht diku rreth 50% e ‘Buxhetit aktual tё Kosovёs’.

Nё anёn tjetёr, raporti i fundit i “Transparency International” Kosovёn pёr kah niveli i korrupsionit e vlerëson me 2.9 pikë, me çka ajo renditet e fundit nё rajon, ndërsa, pёr mё keq, krahasuar me vitin paraprak Kosova del pёr dy pozicione mё poshtw. Ndёrsa, sipas raportit tё fundit tё Bankёs Botёrore nёpёrmjet “tё bёrit biznes”, Kosova ka pësuar rrënje mё tё theksuar se sa nё ranglistën e korrupcionit. Nga gjithsej 193 vende, Kosova ёshtё e 119-ta e qё krahasuar me vitin paraprak ka përkeqësim pёr 6 pozita.
 
Janë këto vetëm disa nga raportet e organizatave tё ndryshme ndёrkombёtare tё cilat dёshmojnё se sa vështirё do ta ketë Kosova, fillimisht tё dalё nga kjo gjendje e edhe mё vështirё tё krijoj  kushte tё përshtatshme pёr t’i joshur investuesit e jashtëm qё mjetet e tyre t’i derdhin nё Kosovё dhe njёkohёsisht edhe tё pёrafrohen me kriteret e Komisionit Evropian tё BE-sё. Investitorёt, pa dallim, qё tё marrin vendim pёr t’i investuar mjetet e tyre, paraprakisht do t’i kenё bёrё hulumtimet e nevojshme pёr investim, derisa indikatorёt e këtyre raporteve, pёr fat tё keq, sugjerojnë, mbase edhe i kursejnë investitorёt nga hulumtimet e kësaj natyre, se Kosova ёshtё akoma larg nga tw  qenit vend i përshtatshёm pёr investime pwr çka wshtw e nevojshme nw rend tw parw njё stabilitet politik, qёndrueshmёri ekonomke, shkallё tё lartё e sigurisё etj..

Megjithёkёtё janë investitorёt shqiptarё tw diasporës sonw, ndjesia e tё cilёve shkon përtej pasqyrimit negativё tё raporteve ndёrkombёtare dhe mbi bazёn e vullnetit tw mirw, gatishmёrisё dhe dёshirёs pёr tё investuar nё Kosovё do tё investojnë nё kёtё hapёsirё shqiptare pwrkundwr shumw faktorëve jo pozitivw. Por, pёr t’ia mundësuar kёtё diasporës sonë mendoj se duhet shtruar çёshtjen ndryshe.

Sa qeveria jonё realisht investon nё mёrgatё, pёr mё tepër sa ajo krijon ambient tё përshtatshёm kulturor, letrar, artistik e mbi tё gjitha kombëtarё, pёr investitorёt potencial, tek vendet nga tё cilat investitorёt e tillё vijnë? Thjesht sa e investon qeveria e Kosovёs, Kosovёn nё mёrgatё, sa ёshtё Kosova e pranishme tek mërgata shqiptare?...  Pak, shumё pak.

Nё mёnyrё qё njё mërgimtar i yni tё  jetё i bindur qё kapitalin e tij tё akumuluar me shumё mund ta investojё nё Kosovё, përkundёr vështirësive, tё cilat ёshtё i vetёdijshёm se do t’i hasё, ёshtё e duhur qё fillimisht ta ndjej Kosovёn mё afёr edhe nё vendin e tij tё pёrkohshёm, nё tё kundërtёn shumё fije edhe ashtu tё shlira, mund tё këputen me ҫka investitorin shqiptar mund ta largoj edhe mё nga Kosova, pёr mё keq, ky problem do ta zgjatoj hendekun hapësinorë edhe nё atё socio – ekonomik, kulturor, gjuhësor e kombëtar, hendek ky tё cilin natyrshëm investitori potencial nё mërgim do ta plotësoj me diҫka tjetër, me diҫka qё nuk buron nga origjina e tij, e qё mund tё përvidhet pahetueshëm e me pasoja tek qenia e tij dhe nё kundërshtim tё plotё me trashëgimin e tij, e si derivat krijimin e njё identiteti të përçudnumё me përmbajtje shpesh ekstreme dhe gjithsesi jokompatibile me aspiratat tona euro-atlantike. Investitori i tillё do tё filloj ta shikoj Kosovёn kllot, sikundër e bёnё njё investitorё potencial jo-shqiptarё, kёdnvёshtrim ky i derivuar nga interesi financiar dhe jo tjetër.

Ofrimi i mundёsisё sё identifikimit jo me hezitim, por me krenari, i mёrgatёs me Kosovën duhet tё jetё njё ndёr objektivat e projektit tё Ministrisё sё Diasporёs, jetësimi i sё cilës bёhet pikё s’pari nёpёmjet identifikimit tё  qendrave tё mёdha perëndimore tё frekuentuara me shqiptar ku mund tё hapen qendrat e ndryshme socio-kulturore, nё tё cilat do tё punësohet personel me punё tё përhershme, ku do tё kishte koncerte, orë letrare e historike, shfaqje teatrale, sport, muzikё etj., dhe mbi kёtё bazё dhe pas këtij projekti, qeveria e Kosovёs ka tё drejtё morale e kombëtare qё tё kёrkoj investime direkte nga mërgata shqiptare nё Kosovё.

(Autori ёshtё kryetar i Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare)

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)