26 Dhjetor 2024

Interpretimi i shtrembër i zgjedhjeve dhe gazeta jashtëtokësore Express

Shkruar nga Labinot Gjini

Fusha mediale në Kosovë është bërë e tmerrshëme. Pothuaj se të gjitha mediat e shkruara, elektronike dhe vizuale janë të kapura dhe të mbërthyera nga partitë politike.

Nuk besoj të jetë ndonjë e pavarur dhe që e ka vendosur të jetë përkrah informacionit të sinqertë, të drejtë dhe korrekt. çdo secila prej tyre luan rolin e saj propagandistik në shërbim të një partie politike. Asnjëra nga këto nuk është aty për të informuar qytetarin, por për të qenë nyja e komunikimit në mes partive dhe qytetarit.

Më e keqja e kësaj pune është se këto media bëjnë propagandë politike po aqë trash sa edhe vetë partitë politike. Edhe qytetari më naiv i këtij vendi arrinë të kuptoj se ku e kanë cakun pothuaj në çdo rast.

Në raste kur nuk luajn rolin e përçuesit komunikativë të patronëve të tyre, këto media japin ca informacione të tmerrshëme dhe tejet të padobishëme për qytetarin.

Më e keqja është se, mos e nistë njera një informacion, të gjitha të tjerat e japin po në të njejtin format dhe përmbajtje. Kur marrin mundin nga njëherë dhe hartojnë ndonjë gjë nga vetja, harrojn të marrin mundin të na sjellin diçka që nuk dimë, por i bëjnë gjithë ato rreshta për të na treguar diçka që tanimë të gjithë njohim.

Ky stil, \"hajde t\'ju tregoj diçka që e dini\" dhe të shkruaj gjatë për të mos thënë asgjë të nevojshëme, është bërë epidemi tek gazetaria jonë.

Nga këto, të thuash se profesioni i gazetarëve tanë është profesion që nis dhe përfundon me një \"copie-paste\" ose, eventualisht, me ndonjë përkthim nga mediat e huaja. Një ndër profesionët më të vështirë në botë, tek ne shëndërrohet në profesionin më të lehtë.

Ndër të gjitha këto media, ajo që është ka bënë \"boom\" brenda kësaj fushe mediale është gazeta Express. Asnjë prej mediave nuk arrinë të i bëjë konkurencë në gënjeshtra, spekulime, mashtrime dhe trashësi komunikacione.

Kur shoh publikimet e saj pyesë vetën : çfarë lloji i jashtëtoksorëve duhet të jenë prapa kësaj medie ? Të gjithëve na është krijuar fiksioni nga filmotografia amerikane se jashtëtoksorët janë qënie supra njeri për nga inteligjenca.

Mirëpo, është shumë më e mundshëme të ketë më shumë infra-njerëz në universin e pafundshëm. Këta jashtëtokësorët \"veshëmëdhenj\" të Expressit, duhet të jenë padyshim ca qënie ndërmjet kafshës dhe njeriut.

Argumenti i parë që më ka bindur se aty punojn jashtëtokësorë infra-njerëz ka qenë kur, njëri prej jashtëtokësorëve A.I., patë thënë se Adem Jashari ka qenë një kriminel që e ka vrarë familjën e vetë dhe i ka marrë në qafë të tjerët. Disa thanë se ai është bashkëpunëtor i Sërbisë, asaj kohe.

Unë do të kisha thënë se nuk ka asnjë njeri që i përketë kësaj toke (as serbë) që mund të kishte menduar dhe të deklaronte gjëra të kësaj natyre. Mirëpo, argumentët për jashtëtokësinë e tyre nuk ndalën këtu. Ata na japin me bollëk dita ditës. Na dëshmojn përditë se ne dhe ata nuk jemi të një bote.

Prej fillimi të fushatës elektorale, kanë bërë një propagandë të jashtzakonshëme, të hapur dhe absurde kundër Vetëvendosjës! duke shpikur nga gjëra më të tmerrshëme dhe të ulta ndaj tyre.

Mirëpo, sidomos në raundin e dytë, kjo media jashtëtokësore, ka bërë skandal mbi skandal duke përdorur një mënyrë sa tragjike po aqë edhe komike të komunikuarit.

Kulmi i kësaj medie jashtëtokësore ishte sot. Jashtëtokësorët e gazetës Express kishin marrë \"mundin\" të analizonin zgjedhjet përmesë statistikave të KQZ-së.

Ata kishin ardhur në përfundim se Vetëvendosja! kishte humbur elektorat më së shumti gjerësa AAK kishte fituar më së shumti në krahasim, për të dyja, me zgjedhjet e kaluara. Le të ketë fituar apo humbër elektorat VV dhe AAK, aty nuk është çështja. Mirëpo, cili prej tokësorëve analizon në këtë mënyrë ?!

Së pari, shifrat nuk flasin nga vetëvetja asnjëherë dhe shkencat sociale duke qenë se nuk janë shkenca ekzakte dhe janë të kapura për paradoxin ku njeriu studion njeriun (pra kemi një subjekt që studion një subjekt tjetër duke tentuar ta objektivizoj pikëpamjën e tij), janë të detyruara të kenë për metodë bazë krahasimin dhe interpretimin.

Mirëpo, ka njëfarë metode krahasuese dhe interpretuese dhe ka kufizime edhe tek krahasimi edhe tek interpretimi i fenomenëve shoqërore (politike, ekonomike...). Të gjithë e dimë (çdo tokësor e dinë) se çdo gjë as nuk krahasohet dhe as në çdo mënyrë nuk interpretohet.

Mirëpo, këtë gjë nuk e ditkan ca parti politike dhe media sikurse Expressi. Disa prej tyre, pas një humbje të thellë dhe me pasoja shumë të rënda për të ardhmën, në vend se të mblidhën për të analizuar debaklin e tyre dhe për të shqyrtuar mundësinë e një rilindje, kanë vendosur të interpretojn humbjen, përmesë organëve të tyre mediale, me një fitore.

Statistikat e tyre, që realisht në analizën politike nuk kanë asnjë vlerë, i kanë hedhur si armë përball opinionit të gjërë, i cili sapo ju kishte dërguar një mesazh të qartë për vetëdijësimin e tij.

Pas Epokës së Re, e cila kishte vënë në faqe të parë renditjen e partive politike sipas numrit të votave të marra në këto zgjedhje, gazeta Express kishte vendosur të krahasoj edhe rritje-zbritjen e tyre.

Dhunë mbi dhunë dhe torturë mbi torturë për qytetarin e vetëdijshëm të Kosovës, të cilit ja interpretojn votën në mënyrën më të shtrembërt të mundshëme duke tentuar t\'ju shëndrrohet mesazhi i dhënë.

Gazeta jashtëtokësore Express, në analizën e saj kishte bërë krahasimin e shifrave të zgjedhjëve parlamentare me ato komunale (!!!) dhe kishte ardhur në përfundimin se VV ka humbur më shumë kurse AAK ka fituar më shumë elektorat ! Duhet thënë se interpretimin e kësaj bote nuk duhet t\'ja u lëmë atyre që nuk janë pjesë e saj.

Ne tokësorët, këto zgjedhje i interpretojm si flakareshin më të rëndë historik për politikëbërjën dhe klasë politike në Kosovë. Qytetarët, sado të ngushtuar në zgjedhje, bënë ç\'mos për të përçuar mesazhin e duhur për të gjithë klasën politike dhe mediatike të këtij vendi : mjaft më me uzurpimin e vullnetit qytetar, mjaft më me lojëra të ndyta politike e mediatike, të cilat janë bërë torturë e padurueshëme për psikologjinë e tyre.

Mjaftë më me hajni, me klane, klientelizëm, konfuzion ideologjik, labilitet, zgërdhirje, arrogancë e fodullëk, skena bajate të kësaj klase dhe kthim në tokë. Ferizaji, Mitrovica, Malisheva dhe Prishtinë ishin maja shpuese e këtij mesazhi të qartë.

Me këto zgjedhje, i pari që do të duhej të jepte dorëheqje është Hashim Thaqi, i cili është fajtori kryesor për disfatën e PDK-së. Mesazh më të qartë për të nuk mund të ketë. I dyti, që do të duhej të jepte dorëheqje është Ramush Haradinaj, i cili me politikën e tij \"e kam nënshkru po se kam nënshkru\", ka pësuar një disfatë të paparë ndonjëherë dhe ka marrë një mesazh të qartë për paqartësitë e tij.

 I treti është Isa Mustafa, i cili humbi në lokalitetin e vet, kryeqytetin e këtij vendi dhe, përkundër asaj që tentohet të mendohet, ai nuk e bëri të fitoj LDK-në në vende tjera, por e morri si dhuratë nga Hashim-Kadria.

Edhe Isa Mustafës, i konsideruar si politikë e vjetër dhe e kaluar, elektorati i dha mesazh të qartë. Mirëpo, për dallim nga dy të parët, ka avantazh në raportin e forcës interpretuese dhe mund ta riinterpretoj këtë mesazh në favorin e tij, në krahasim me dy të parët.

Janë tre lider të tjerë që kanë marrë po ashtu një mesazh të qartë nga këto zgjedhje : Fatmiri, Pacolli dhe Albini. Të tre këtyre liderëve, opinioni i gjërë ju dha dritën e gjelbërt. Asnjëri prej tyre nuk ka pse të jep dorëheqje sepse ata ishin alternativa që kanë zgjedhur shqiptarët e Kosovës.

Duke qenë se AKR fitoj më shumë me votë negative se sa si program, shpresë apo vizion, duhet marrë parasysh sidomos dy prej këtyre liderëve, të cilët mbartin mesazhin më të fuqishëm për klasën tonë politike sepse janë të parë si potenciali dhe alternativa e ardhshëme e pushtetit shtetëror në Kosovë.

Njëri është Fatmir Limaj, i cili është bërë shpresa dhe alternativa e shumë njerzëve të krahut të luftës dhe, tjetri, është Albin Kurti, i cili është bërë shpresa dhe alternativa edhe e krahut të luftës edhe e mbarë rinisë që do të shkëputet prej të kaluarës së LDK-së.

Fitorja e këtyre tri forcave, por sidomos e këtyre dy të fundit, është mesazh jashtzakonisht i fuqishëm për politikën tonë dhe ai duhet të interpretohet drejt. Skena politike në Kosovë kishte marrë një mesazh të fuqishëm për të ndërruar kahje qysh në 2007 dhe e ky mesazh u konfirmua edhe në 2009.

Meqenëse, Hashim-Kadria, nuk e kishte marrë seriozisht mesazhin e popullit për ndryshim të kahjës nga ajo e LDK-së, por përkundrazi lundëronte në të njejtat ujëra, populli shqiptar i Kosovës, ka vendosur të ja jep, dal nga dal, timonin atyre që japin shpresë për ta orientuar drejt asaj që kërkon.

Meqenëse, VV (e cila po garon për herë të parë) e ka marrë Prishtinë dhe Fatmiri Malishevën, qysh sot po i them mbarë klasës sonë të lodhur, të korruptuar, të kapur, të lazdruar dhe labile, se do ta keni të vështirë ta ndalni këtë frymë vetëm me interpretimin e shtrembër të statistikave dhe me propagandën e mediave jashtëtokësore dhe poçavur sikurse Expressi !

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)