23 Dhjetor 2024

Intelektualët në gjumë, Al Kaponet e Kosovës sundojnë egërsisht

Shkruar nga Ali Hertrica

Kjo klasë e të inkriminuarve nuk ka se çka të kremtojë pavarësinë, pasi shteti ka pasur degradim total.

Këta politikanë e shndërruan shtetin në mafi të tipit të Al Kapones, ku për të gjitha këto dukuri më negative të shoqërisë moderne haraçin po e paguan qytetari i pambrojtur nga askush.

Edhe pse Kosova po kalon periudhën më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë, shtresa intelektuale duket më e heshtur se kurrë,pyesim se edhe çfarë të këqijash do t'u ndodhin qytetarëve të Kosovës për ta flakur këtë pushtet dhe këtë klasë politike të inkriminuar, që po e zhbën shtetin.

Ata pyesin se përse nuk po ngritën intelektualët e vendit, patriotët e vërtetë, për të shporrur këto keqqeverisje dhe për ta larguar këtë klasë politike me protesta e votë, por njëkohësisht për të formuar alternativa politike thotë se populli duhet të ndërgjegjësohet se protestat e thirrura nga partitë opozitare shërbejnë për të ndryshuar gjendjen aktuale politike dhe sociale në vendin ku është kapur shteti nga kjo kastë e gastarbajterëve dhe oligarkëve.

"Duhet ta kuptojnë që nëse dikush të vendosë flamurin në dorë dhe të thotë tunde, domethënë që po e tund për atë dhe jo për vete, por për qytetarin dhe shtetin. Pas protestës, si gjithmonë, në vendin tonë do të përballemi me të njëjtin realitet të padrejtë që e krijojmë vetë ne si shoqëri.


Kosova u bë një Eldorado e krimit të organizuar

Kapja e shtetit të Kosovës u bë nga politikanët tërësisht të inkriminuar për të gjitha këto vite të pasluftës, të cilët e shndërruan Kosovën në një "oazë" të krimit të organizuar në të gjithë sektorët e shtetit dhe një lloj Eldoradoje të krimit të organizuar në çdo sektor.

"Kemi dështime në politikën e jashtme, pasi Kosova është lënë jashtë strategjisë së integrimeve evropiane. Në mesin e dështimeve, ata përmendin mungesën e liberalizimit të vizave.

Të gjitha këto politika ndikojnë në shkatërrimin e shtetit. Politikën e jashtme janë duke e udhëhequr njerëzit më injorantë të shtetit, të cilët madje nuk dinë edhe as të flasin mirë shqip, e lëre më që të menaxhojnë një politikë të nivelit evropian, sepse nga mosaftësia e këtyre politikëbërësve ne nuk jemi as për së afërmi në organizatat ndërkombëtare, sikur që janë UNESCO dhe Interpoli.

Kjo klasë e të inkriminuarve nuk ka se çka të kremtojë në  pavarësinë, pasi shteti ka pasur degradim total.

Këta politikanë e shndërruan shtetin në mafi së tipit të Al Kapones, ku për të gjitha këto dukuri më negative të shoqërisë moderne haraçin po e paguan qytetari i pambrojtur nga askush.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, e cila normalisht do të duhej të mos heshtte, po luan rol negativ duke qenë kaq pasiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)