Injorantët nuk kanë të ndalur
Shkruar nga Emanuel Demaj
\"Disa komente dhe shkrime nga disa injorant lidhje me ngjarjet e fundit në Paris, si psh:
Çka keni ju që jeni bo ma francezë se franca!?
Çka ka bo Franca per ju!?
Çka d.m.th. pse u vran 150 veta, a ka Franca pak a!?
Sa miqë i ke i në fb. francez, që po solidarizoni me ta!? etj etj..!\"
Ka pas raste ku populli i Kosovës është solidarizuar edhe më vende më të largëta.
Popull i Kosovës është solidarizuar me Haitin, Sirin, Japonin, Ameriken, Arabin, Iranin, Norvegjin, me çdo shtet i cili kishte fatkeqsi , qoftë natyrore apo edhe si këto që ndodhën në Paris.
Nuk do të thotë që të kemi miqë ne FB, dhe të solidarizohemi me ta, të na shofin ata , që ne po e ndiejm dhimbjën, por është shenjë respekti dhe dhimbje për viktimat e pafajshme.
Keni harru ju injorant endacak, që dikur e gjith bota solidarizohej më ne, e gjithë bota lutej për ne, për paqe dhe për viktimat në Kosovë,
E gjithë bota na pranoi kur ne kishim nevoj për ta, a na njifshin ata ne, a na kishin miqë përsonal, apo familjar?
Sigurisht se jo, por edhe ata ndjenin dhimbje për tortuart dhe vuajtjet që na shkaktonte pushtusi serbë, e sot disa injorant që kanë mundësin të shkruajn e të jetojn të lirë falë ketyre miqësive, ku edhe vetë Franca ishte pjesë e luftës në Kosovë.
Duke ju falenderuar për kontributin e madhë që dhan për vendin tonë dhe për lirin e vendit tonë, këta endacak dalin dhe shkruajnë komente poshtruese dhe shfaqin një injoranc të egër.
Këto komente të këtyre përsonave janë nga mllefi dhe nga pamundësia për të dalë dhe për të përkrahur aktet terroriste në Francë, sepse këto që po lexojë nëpër disa statuse, nuk komentohen ndryshe.
Ne ishim edhe me popullin Sirian, nje fotografi e nje femiu Sirian në breg të detit, ku dallgët e detit e sollën nën sipërfaqe të vdekur, na tronditi të gjithve , të gjith u solidarizuam edhe me popullin Sirian qe po perjeton tmerrë nga lufta, që ende vazhdon të terrorizoj atë popull!
INJORANT!
Nuk arrihet suksesi duke nënqmuar dhe injoruar të tjerët, fatkeqsisht këta përsona me shkrime dhe postime të tilla, dëshirojnë të jenë në qendër të vemendjës, duke na filozofuar me idiotizmat e tyre të pafund!!