25 Dhjetor 2024

Implikimet financiare të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Shkruar nga Jan-Peter Olters

Për arsye që tejkalojnë sferën e diskutimeve të sotshme, zgjedhjet e ardhshme komunale mund të dëshmohen si historike dhe të ndihmojnë vënien e themeleve për një Kosovë të lirë, demokratike dhe shumetnike. 

Zgjedhjet u japin mundësi votuesve që zëri i tyre të dëgjohet dhe që parapëlqimet e tyre të shpalosen, për të vendosur nëse duhet vazhduar shtegu aktual apo të fillohet diçka tjetër nga e para. 

Qartazi, ky bashkëveprim mes votuesve dhe kandidatëve është edhe më i shprehur në zgjedhjet lokale sesa në fushatat e zgjedhjeve të përgjithshme, pasi që pritjet e votuesve lidhën më drejtpërsëdrejti me llogaridhënien e politikanëve. 

Zotësia për të ruajtur stabilitet makro-fiskal dhe financiar, ose për të negociuar një Marrëveshje për Stabilizim Asociim me Bashkimin Evropian – dhe implikimet e një të arriture të tillë – janë, pa dyshim, shumë më abstrakte se gjendja e shkollave ku shkojnë fëmijët e dikujt, mundësia për të riparuar dhe mirëmbajtur rrugët lokale dhe lehtësia për të nxjerrë një leje pune ose dokumente kadastrale nga qeveria lokale. 

Në vendimin e tyre se a të mbështesin ose jo pushtetarët, votuesit janë të prirë të shikojnë kryesisht dy elemente të rezultateve të një qeverie në pushtet dhe/ose të një kryetari dhe programin afatmesëm të politikave. 

Së pari, votuesit në Kosovë, Gjermani, ose kudo tjetër, shikojnë prioritetet e politikave të shfaqura ose propozuara dhe shkallën deri ku ato rezonojnë me gjendjen personale dhe nevojat familjare të tyre. 

Zotësia për të gjeneruar të hyra qeveritare - do të thotë, kryesisht tatime nga qytetarët – dhe për të siguruar burime financiare shtesë – do të thotë, të hyra nga privatizimi ose huamarrje nga burimet vendore ose të huaja – përkufizon shtrëngesat buxhetore të një qeverie.

Këta kufij janë, janë shumë më të ngurtë tek qeveritë lokale, shumë prej të cilave nuk kanë kapacitetet dhe hapësirë fiskale për të huazuar. 

Kjo do të thotë, se duhet të bëhen zgjedhje – zgjedhje në favor të disa prioriteteve të politikave dhe, si anë tjetër e të njëjtës medalje, kundër disa prioriteteve të tjera të caktuara. 

Këto zgjedhje kanë implikime në mundësinë për zhvillim të një komune të caktuar si tërësi, mirëqenies që një qytetar dhe një votues mund të nxjerrë nga të mirat dhe shërbimet publike që ofron një qeveri dhe shpenzimet e rastit (do të thotë, shpenzimet e tjera në të kaluarën) të cilat ai ose ajo do t’i kishte paguar për to.

Këto lloj konsideratash i referohen komponentit “ideologjik” të vendimit përfundimtar të një votuesi para kutisë së votimit: a ka shpenzuar qeveria, a do t’i orientojë qeveria burimet buxhetore në dispozicion në prioritetet e duhura të politikave? 

Një konsideratë tjetër e madhe e votuesit lidhet me kompetencën e një politikani në pushtet dhe kompetencat e perceptuara të sfiduesit të tij ose saj. 

Qartazi, paratë e shpenzuara kot në prioritete të politikave të duhura nuk janë më të mira – mbase më të këqija – se fondet publike të shpenzuara me kujdes dhe në mënyrë efektive në prioritetet e politikave të gabuara. 

Për një politikan ose kandidat, është shumë më e lehtë të përkufizojë një program te politikave, të përvijojë prioritetet e politikave dhe të paraqesë një qëndrim ideologjik të politikave të ndryshëm nga konkurrentët e tij në vend se të demonstrojë kompetencë administrative. 

Dhe për çdo politikan, që është i etshëm ta bëjë këtë, sfida komplikohet nga fakti se perceptimi i votuesve në ditën e votimit mund të shikojë prapa, do të thotë, në vlerësimin e kompetencës së treguar gjatë mandatit të kaluar, ose para, do të thotë, krijimin e pritjeve për zotësitë e caktuara të një politikani dhe kandidati për të shfrytëzuar fondet publike për të krijuar përfitimet më të larta publike. 

Në shumë mënyra, politikanët janë të prirë të gjejnë votues të cilët shikojnë prapa në mandatin e kaluar, pasi që mund të ndikohen më lehtë, jo vetëm për arsyen se ata e shfrytëzojnë performancën e kaluar si rrugë më e shkurtër për ta vlerësuar një pushtetar. 

Shumë autorë në këtë nëndegë të disiplinës në ekonominë politike e reduktojnë një vendim të tillë të votuesit në votimin për pushtetarin vetëm nëse ai shihet si kompetent dhe në mbështetjen e sfiduesit nëse ai nuk ka qenë i tillë. 

Kjo, natyrisht se e rrit shtysën e një politikani për të demonstruar kompetencë duke realizuar sa më shumë investime publike sa më afër zgjedhjeve që të jetë e mundur. 

Në literaturë, kjo njihet si cikël i afarizmit politik.  


Mu para zgjedhjeve, të gjitha fondet në dispozicion – dhe, deri në masën më të lartë të mundshme edhe fondet nga mandati i ardhshëm – shfrytëzohen për te rregulluar rrugë, shkolla dhe spitale dhe për të    qenë sa më i përgjegjshëm ndaj preokupimeve të votuesve. 

Kjo e rrit dinamikën e investimeve deri në atë masë sa nuk mund të mbahet gjatë tërë një cikli elektoral, do të thotë se aktivitetet e ndërlidhura bien pas zgjedhjeve dhe rifillojnë vetëm pak kohë para zgjedhjeve të ardhshme. 

Shifrat buxhetore në dispozicion duket se mbështesin ekzistencën e një sjelljeje të tillë. 

Për shembull, nëse marrim ekzekutimin e buxheteve kapitale komunale gjatë periudhës janar-korrik, ne kemi parë një shkallë prej 25.9% në vitin 2008 kur nuk ka pasur zgjedhje dhe 28.7% në vitin e zgjedhjeve 2009.


Për ciklin aktual elektoral, numrat konfirmojnë mostrën e njëjtë të sjelljes. 

Shkalla e ekzekutimit të buxheteve kapitale komunale ishte 26.1% gjatë shtatë muajve të parë të viteve pa zgjedhje 2010–12 dhe 33.8% në vitin e zgjedhjeve 2013.


Pasi që numrat e tillë duken të jenë konsistentë me botëkuptimin se qeveritë lokale mundohen të bindin elektoratin për kompetencën e tyre administrative duke rritur shkallën e aktiviteteve investuese në muajt para zgjedhjeve lokale. 

Qartazi, ky lloj i vendimmarrjes bëhet edhe më i vështirë si strategji e suksesit elektoral nëse votuesit e shikojnë performancën ndryshe. 

Nëse kjo sjellje kuptohet, votuesit bëhen shumë më pak të “impresionuar” nga investimet në vazhdim e sipër publike dhe, përkundrazi, mundohen të kuptojnë implikimet për mandatin e ardhshëm elektoral. 

Kështu që kërkesat nga votuesit që shikojnë përpara janë krejtësisht të ndryshme nga ato që sapo u përshkruan. 

Ata kanë më shumë mundësi të kuptojnë kufizimet fiskale dhe paqëndrueshmërinë që pason çdo cikël afarist politik.

Perceptimi i tyre i kompetencës buron nga indikatorët që krejtësisht neutralizojnë ata që i joshin votuesit që shikojnë prapa.

Për të qenë në gjendje për të formuar pritje për një horizont katër vjeçar, natyrisht se nënkupton që duhet të kuptohet gjendja aktuale. 

Sa më e lehtë që është të kuptohet ajo që po ndodhë, aq më i lartë është besimi apriori i votuesit në raport me një qeveri, qoftë lokale apo nacionale. 

Këtu transparenca bëhet një komponentë e rëndësisë jetike e debatit politik.  

Transparenca krijon besim. 
Besimi i bënë zgjedhjet më tërheqëse. 

Arsyeja është e thjeshtë: një politikan kompetent nuk ka nevojë të fshehë buxhetin, shkallët e ekzekutimit dhe strategjitë mbështetëse nga elektorati. 

Zyrat komunale të udhëhequra nga politikanë më kompetentë u përgjigjen më shumë kërkesave nga publiku dhe uebsajtet përmbajnë informacione përherë e më të hollësishme. 

Çfarë është më e keqja, votuesit që shikojnë para mund të interpretojnë përpjekjet e politikanëve për të krijuar cikle afariste politike si tregues tjetër i mungesës së kompetencës, duke i vënë politikanët që kërkojnë rizgjedhje në një situatë shumë të vështirë. 


Aq sa është e rëndësishme për një votues të kuptojë nëse një politikan është i shtyrë nga ideologjia – do të thotë, që konkurron për një post politik për të qenë në gjendje për të jetësuar program të caktuar të politikave – ose është i shtyrë nga posti – do të thotë, që ofron një program të politikave për të qenë në gjendje për të fituar një post të caktuar politik- është po ashtu e rëndësishme për një politikan të kuptojë deri në çfarë mase elektorati i tij ose saj shikon prapa ose para. 

Dilema e pandarë politike, megjithatë mund të jetë e papajtueshme. 
Po e citoj këtu Edward Tuft i cili shkroi me sa vijon në vitin 1978:


“A janë.....dredhitë ekonomike të vitit të zgjedhjeve....krejtësisht të padëshirueshme? Nuk jam i sigurt. Të paktën, çështja është më delikate se vlerësimi anti-politik që tash paraqitet në literaturën...ekonomike. Një vrojtim i rëndësishëm është se ekonomitë e vitit të zgjedhjeve mund të jenë të prira të rishpërndajnë të hyrat teposhtë. Ryshfeti për votuesit, është, fundja ryshfet për votuesit.”


Nuk ka dyshim se ekonomitë familjare në skajin e poshtëm të shpërndarjes së të hyrave në Kosovë kanë nevojë për krejt ndihmën që mund ta marrin. 

Në të njëjtën kohë, është jetike për politikanët të dallojnë llojet e premtimeve që bëjnë për elektoratin dhe për të shmangur ato me (i) implikime të përhershme fiskale të cilat nuk mund të përmbushen çdo vit pa prekur shpenzimet e tjera po ashtë të rëndësisë parësore; dhe (ii) me implikime negative për programet aktuale reformuese, duke dëmtuar përpjekjet e bëra viteve të kaluara. 

Edhe në Kosovë, si në çdo vend tjetër; jo të gjithë politikanët mund të shkrijnë me sukses politikën e mirë me ekonominë e mirë. 

Për ta bërë këtë, të dy palët e ekuilibrit politiko-ekonomik duhet të kuptohen me shumë kujdes. 
 
/Fjala e Jan-Peter Olters, Menaxher i Bankës Botërore në Kosovë, në konferencën Implikimet Financiare të Zgjedhjeve Lokale 2013, të mbajtur sot, e mërkurë, 25 shtator, në Kolegjin Universum/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)