Imigrantët në Gjermani janë shum të mirëseardhur
Ismet Azizi
Për veq shqiptarëve nga Kosova të cilët nuk e kan mundësinë e punësimit në Gjermani për shkak të mungesës së lirisë së lëvizjes, popujt tjerë nëprmjet agjensive të ndryshme për punësim jasht vendeve të tyre, në viset rurale të Gjermanisë nuk e kan kurfar problemi punësimin.
Inzhinjerët e ndryshëm, punëtorët medicinal, njohës të Teknologjisë Informative, zanatlinjë të ndryshëm kan mundësi të mëdha të gjejnë punë jo vetëm në viset rurale por edhe në qytete të ndryshme të Gjermanisë.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit të Serbisë ka një marrëveshje me buron Gjermaninë të punës, dhe punëtorët mjekësorë nga Serbia mundën në këtë formë të gjejnë punë në Gjermani . Të tjerët mundën nëpërmjet agjencisë për punësim jashtë vendit, shkruante para disa kohësh e përditshmja Beogradase Bilic.
Përsonat e interesuar të cilët pra janë të lirë të lëvizin nëpër Evropë e në këtë rast nëpër Gjermani duhet me vetëiniciativë të gjejnë një punë nga punëdhënës në Gjermani për të hyrë në procesin e marrjës së lejës së qëndrimit . Kur ju të gjeni një punëdhënës , është ai që do të përpiqet për të siguruar leje pune .
Qeveria Gjermania kohët e fundit ka krijuar një web-faqen të veçantë ( http://www.make-it-in-germany.com/en/ ku të interesuarit mund të informohen .
Profesionet më të kërkuara janë: Inxhinierët,mjekët,infermieret, punëtorë në ndërtimtari.
Stefen Kronert nga Instituti për Popullsinë dhe zhvillim thotë se zakonisht kërkesa e parë e punëdhënësve është njohja e mirë e gjuhës , edhe pse kjo nuk duhet të jetë vendimtare .
Ai pranon se në praktikë \" më të vjetër se 45 vjet , madje edhe gjermanët , e kanë vështirë të gjejnë punë. \"
Sipas vlerësimeve demografike , Gjermania deri në vitin 2040 , për 25 për qind do të zvoglohet numri i popullsisë së aftë për punë, se sa që ka sot. Sipas CIA, vlerësohet se në vitin 2013, 20,9 % e popullësisë në Gjermani ishte e moshës mbi 65 vjet, ndërsa mosha mestare e popullsësisë ishte 45.7 vjet dhe rënje -0.19% të popullësisë.
Imigrantët në të ardhmëren do të vazhdojë të jenë të domosdoshëm në Gjermani .
Sipas të gjitha gjasave Kjo ndoshta do të humbasë dhe personel të kualifikuar në profesione të mesme teknike , infermieret, artizanët dhe të kujdesen pdo të ketë mungesë të kuadrave edhe me përgaditje të mesme shkollore , kuadrave të kulifkuar në profesionet teknike, mandej siq janë infermieret, zanatlinjët , përsonat për kujdesë të njerzve të moshuarit , thotë Kronert .
Ja qka tregojnë statistikat : 100.000 punëtorë të cilët përkujdesën për njerzit e moshuar vijnë nga Evropa Lindore dhe Juglindore të cilët punojnë në Gjermani.13 për qind me teper emigrant jetonin në Gjermani në 2012 në krahasim me vitin 2011.Pjemarrja e imigrantëve me diplomë fakulkteti është 44 % në vitin 2009. Në vitin 2012, 1.081.000 emigrantë jetonin në Gjermani .Emigrantët kanë bërë që numri të rritet përsëri në 80.8 milionë banorë. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë të migracionit në 20 vjetët e fundit
Popullata në Gjermani është rritur për të tretin vit me radhë gjatë 2013-së, ndërsa është rrit nga niveli më i lartë i migracionit në 20 vjetët e fundit, njoftoi sot zyra federale e statistikave, raportojnë mediat gjermane
Afro 80.8 milionë njerëz kanë jetuar në Gjermani në fund të vitit 2013, krahasuar me 80.5 milionë sa ishin në fund të vitit 2012.
Numri i vdekjeve ka tejkaluar atë të lindjeve për rreth 200 mijë, mirëpo emigrimi në këtë shtet ka mbushur këtë boshllëk.
Kriza ekonomike në eurozonë, ka sjell një numër të madh të të rinjve nga Evropa Jugore për në Gjermani në kërkim të një vendi pune.
Për këtë arsye, gjuha gjermane ka nisur të mësohet gjithandej kontinentit, meqë njerëzit po kërkojnë të përfitojnë nga fuqia krahasuese ekonomike e Gjermanisë.
Ekspertët kanë paralajmëruar megjithatë se popullata e Gjermanisë do të bie në një afat të mesëm, për shkak të natalitetit të ulët, nda 81 milion sa ka sot, në 70 milion banorë, deri në vitin 2060.