23 Dhjetor 2024

Identiteti shqiptar

Shkruar nga Zenelabedin Latifi

Ne të gjithë e dijmë se Kosova ka pjesën më të madhe të popullsisë muslimanë, edhe atë me 96%, kurse disa islamofobistë kur e shohin këtë mundohen t’i hedhin pluhur mbi dhe ta mbulojnë.

Ambasadori Christopher William Dell e kishte paraqitur Kosovën si shtet islamik, dhe me shumë të drejtë mund ta quajmë si të tillë, sepse pjesa më e madhe e banuesve të këtij shteti janë muslimanë.

 Jemi mbushur me trillime të kota të njëpasnjëshme, ku çdoherë dëgjojmë se Shqiptarët e paskan pranuar fenë islame me dhunë nga Perandoria Osmane!

Jo, kurrë nuk ka ndodhur ajo!? Pasi turqët na e sollën fenë islame me dhunë, atëherë të parët që do ta pranonin atë do të ishin bullgarët. E si ne shiptarët e pranuam fenë islame, kurse serbët, malazezët, grekët, e disa popuj tjerë nuk e pranuan fenë islame!?

Shqiptarët e kanë pranuar fenë islame me plot vullnet dhe dëshirë, sepse feja islame nuk është fe që përhapet me dhunë. Ajo kurrë nuk u shpërnda me shpatë, ngase fjala islam e ka bazën e fjalë qo do të thotë paqe dhe dorëzim. Paqja nënkupton që besimtari të jetojë në paqe e qetësi me vetveten dhe me rrethin ku banon, kurse dorëzimi thekson të dorëzuarit dhe të pranuarit e vullnetit të Zotit.

Muslimani e fiton me Islamin paqen duke iu nënshtruar apo dorëzuar vullnetit dhe dëshirës së Zotit. Në Kur’an, Zoti thotë se Ai e ka zgjedhur Islamin si fe për njerëzimin: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.“ Kurse në një ajet tjetër thotë: “Në fe nuk ka dhunë.”

Me këtë kuptojmë se feja Islame është ajo që nuk lejon përhapjen e saj me dhunë, ku si argumente kemi shumë veprime të Muhamedit alejhi selam, i cili sillej më së miri me njerëzit dhe askënd nuk e ftoi të pranojë fenë me dhunë.

Si po u përhapka me dhunë, kur në Gjermani, Amerikë, Angli dhe shumë vende të tjera shohim se në mënyrë masovike njerëzit e pranojnë islamin. E, a thua pse po ndodh kjo?!  Sepse prehjen, qetësinë dhe kënaqësinë shpirtërore po e gjejnë vetëm tek Islami.

Vetë fakti që tani ekziston një numër i madh i krishterëvë është vërtetues se Islami nuk u përhap ashtu si ata po mendojnë, sepse të ishte përhapur në atë mënyrë, atëherë nuk do të ekzistonte asnjë krishter, ngase të gjithë ose do të pranonin fenë islame ose do të vdisnin.

Për ata që thonë se ne jemi pasardhës të krishterëve, unë u them fillo numëro brezat e gjyshërve të tu deri ku arrin. Ai mundohet të gjejë emrat Gjon, Gjergj, Pal, etj. Dhe vazhdon të flasë pa argumente; por unë filloj tek gjyshi, pastaj stërgjyshërit dhe fundi është tek Ademi alejhi selam, pranaj unë lirisht them se jam pasardhës i muslimanëve.

Më e çuditshmja është se islamofobi krenohet dhe thotë se para ardhjes së krishterizmit, shqiptarët kanë qenë paganë, kurse me ardhjen e asaj feje ata u krishterizuan, mirëpo këto fjalë atij i bien në ujë pasi se flet pa kurrëfarë fakti, dhe nuk dua të merrem me njerëz të tile meskin.

Le ta dijnë mirë të gjithë se baza e sundimit osman ishte drejtësia, ku Sulltan Abdulhamidi i dytë në kujtimet e tij shkruan: “Ata të cilët e kuptojnë historinë osmane e dinë se ky vend nuk u mbajt me anë të forcës, por u ngrit me anë të drejtësisë. Nëse ushtritë osmane do të mbartnin me vete padrejtësinë në vendet që ata morën në zotërim, kjo perandori do të ishte shpërbërë në pjesë të vogla si farat e bimëve dhe nuk do të mund të ngrihej më kurrë pas kësaj…”

Një gjë tjetër e ka rendin të thuhet, se nëse ti e sundon një vend me dhunë, atëherë ke humbur gjasën e dashamirësisë së atij populli ndaj teje, si dhe nëse një perandori sundon padrejtësisht, atëherë si mund të vjen deri te zgjerimi i saj dhe pranimi i ligjeve të tij për kohë të gjatë.

Ne jemi një popull që jetojmë ne Ballkan dhe llogarisim veten si popull evropian, mirëpo nuk do të thotë se jemi evropian krishterë, ngase evpropa nuk na e cakton neve religjionin, sepse po të nisemi sipas fakteve atëherë del se Evropa është vend i muslimanëve ngaqë Spanja u sundua 800 vite nga muslimanët, dhe nga Kina në lindje e deri në Spanjë në Perëndim sunduan më të mirët e rruzullit tokësor, muslimanët.

Gjithashtu edhe India ishte ajo tokë në të cilën për 1000 vjet ecnin muslimanët, por me mospërdorimin e dhunës dhe mospërmbushen e obligimeve ata e humbën sundimin.

Shumë njerëz e identifikojnë islamin me dhunën, madje dhe se shumica e muslimanëve janë arabë, por kjo është e pavërtëtë, sepse jo çdo arab është musliman dhe jo çdo musliman duhet të jetë arab, dhe mos e gjykoni islamin sipas muslimanëve e as arabëve. Një shembull mjaft i thjeshtë: Një veturë e simbolizon islamin, kurse vozitësi muslimanin. Nëse ai bënë ndonjë aksident, atëherë faji është tek vozitësi e jo tek vetura.

Themi me binjde të plotë se Christopher William Dell nuk foli nga hutia e as nga hamenjda, por ai shprehu atë që kishte lexuar dhe e dinte se është e vërtëtë. Kurse atyre që nuk u konvenon dhe u pengon kjo e vërtetë nuk kemi se çfarë t’u bëjmë, para syve të tyre u është formuar një lloj perde dhe nuk lejon të shohin dritën.

Nga ana tjetër, më i tmerrshëm se Dell-i për ta është George Bernard Shaw, i cili tha:

“Nëse ndonjë fe do të ketë gjasën e pushtimin të Anglisë, madje edhe Evropës brenda 100 viteve të ardhshme, atëherë ai religjion sigurisht do të jetë Islami.”

Ne shqiptarët muslimanë jemi ata që më së shumti e duam atdheun dhe kombin tonë, sepse në islam dashuria për atdheun është obligim për çdo besimtar.

Ndërsa, për fund ju dërgoj një mesazh të gjithë muslimanëve që pretendojne se e kanë prejardhjen prej krishterëve dhe atyre krishterëve që mendojnë se islami u përhap me dhunë: “Nëse stërgjyshërit tanë morën islamin me dhunë nga perandoria osmane (gjë e cila nuk është e vërtetë), atëherë edhe stërgjyshërve të stërgjyshërve tanë dikush ua imponoi fenë krishtere me dhunë, sepse çdo pejgamber solli fenë islame, ashtu edhe Isai alejhi selam, por disa zemërprishur e ndryshuan atë. Prandaj në asnjë mënyrë mos pretendoni të e ndryshoni historinë, ne kemi qenë muslimane, jemi dhe do të jetojmë të tillë deri në pafundësi.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)