Identiteti kombëtar shqiptar
Shkruar nga Faik Krasniqi
Pikë së pari nuk ekziston identiteti kosovar. Ata njerëz që të tjerët i quajnë kosovarë, pasi jetojnë në krahinën e Shqipërisë me emrin Kosovë, janë shqiptarë. Shqiptarët mund të thërrasin njëri-tjetrin pa të keq me emërime krahinash, si vlonjat, përmetar, kuksian, tiranas, kosovar, shkupjan, por këto nuk ngrihen në bazë identitetesh, ngrihen në bazë krahinash.
Çfarë përmban në vetvete identiteti kombëtar shqiptar? Gjaku, toka, gjuha, historia, tradita. Gjaku është mbartësi i shpirtit i çdo qenie të gjallë, ashtu siç është mbartësi i shpirtit të një kombi. Kombi Shqiptar ngrihet mbi GJAKUN SHQIPTAR, që kaq shumë veta e kalojnë pa i kushtuar rëndësinë e duhur.
Në mesin e shqiptarëve ka shumë shqipfolës, që edhe pse mund të flasin shqip, edhe pse mund të hiqen patriotë e nacionaliste, ata nuk kanë gjak e prejardhje shqiptari.
Në mesin e shqiptarëve ka turq, grekë, romë, rumunë, malazezë, sllavomaqedonas (bullgar), serbë që nuk përbëjnë me pakica, por kanë penetruar ndjeshëm dhe maskuar bukur në shoqërinë shqiptare.
E theksoj fort këtë pikë, se sado të përpiqen këta njerëz të bëhen shqiptarë, ata asnjëherë nuk do të mund të fitojnë atë që shqiptarët me gjak shqiptari kanë, Shpirtin e Shqiptarit.
Toka është trupi i një kombi. Një trup i cunguar, do të thotë një komb i cunguar. Për gati një shekull, shqiptarët u ndanë, pushtuan, robtuan duke punuar për të tjerë.
Kalvari i vuajtjeve është i gjatë dhe pasoja më e rëndë e tij, ishte goditja në ndërgjegjen kombëtare: vëllezër që ndihen si të huaj në praninë e njëri-tjetrit. Pa një trup të shëndoshë, shqiptarët nuk do të mund të bëjnë qoftë edhe një hap në rrugën e aspiratave të tyre kombëtare.
Gjuha është zëri i shpirtit të një kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhën që flasin, dhe gjuha jonë shqipe është një ndër gjuhet më të lashta të vetë njerëzimit.
Pasuria më e madhe që prindi shqiptar i lë fëmijëve të vet, është gjuha shqipe pasi ajo gjuhë është gjuha që foli babai, gjyshi, stërgjyshi, e me dhjetëra breza para.
Kjo gjuhë na veçon nga popujt e tjerë dhe flet për madhështinë e Shpirtit te Shqiptarit. Pa të, do të ishim një popull me një të shkuar të panjohur, dhe me një të ardhme të pasigurt.
Historia është testamenti i një kombi. Historia shqiptare i përngjan shumë historisë së vuajtjeve biblike pasi kalvari i vuajtjeve i popullit shqiptar ka qenë i gjatë. Por në vend që këto vuajtje të dobësonin aspiratat e shqiptarëve, ato janë rritur e lartësuar.
Dhimbja të burrëron. Vetëm pas gati një shekulli të ndarë, Kosova sot është e lirë duke vënë kështu në vend një padrejtësi shekullore që rëndonte mbi ne shqiptarët. Një popull që nuk e di nga vjen, nuk mund të shikojë rrugën e drejtë që duhet të ndjek.
Tradita është bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita mëshirohet në sjelljen, veshjen, festat, tragjedi, luftë, dasma, vaje, nga një krahinë në tjetrën.
Duke qenë një popull i moçëm, shqiptarët kanë akumuluar në vitet e ekzistencës së tyre një traditë sa origjinale edhe të pasur. Tradita zbukuron karakteret e çdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh, dhe na fal hijeshi në sytë e popujve të tjerë.
Ky është ai thesari që popujt e tjerë na e lakmojnë, kurse ne shqiptarët shumë pak e vlerësojmë. Trashëgimia jonë kombëtare përbëhet pikërisht nga këto tradita që brezat aktual duhet tua kalojnë brezave të rinj.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')