27 Dhjetor 2024

Huqet patologjike të Lutfi Hazirit dhe ngritja e gishtërinjve

Shkruar nga Asllan Dibrani

Shumë është shkruar për fjalët e urta popullore, për zakonet dhe traditat e popujve. Për atë çka i përngjan një e kaluar historike të çdo populli në marrëdhënieve të tij me popujt fqinjë.

Depërtojnë kufirin midis shteteve, ku gjejmë imazhe të tjera me çdo kuptim të karakteristikave të dëshirueshme apo të padëshirueshme në stil , jetë dhe   veprime  autoktone apo të huazuara.

Nga ana tjetër, kemi shumë fjalë të urta që pasqyrojnë përvojën e përbashkët të popujve, kemi disa thënie të ngjashme, madje edhe të njëjta, gjë që shpjegon edhe praninë e saj në afërsinë, lidhjen ose në komunikimin  pa marr parasysh  distanca të largëta gjeografike.

Lutfi Haziri kryetari i komunës së Gjilanit, njëherit anëtar i kryesisë së LDK-së, ka shumë foto të postuara në rrjetin e tij social, mirëpo ato që bien më së shumti në sy janë fotot ku qartë shihet se Haziri tashmë po i përkushtohet shumë fesë ismale.Shihni këto foto: fotoja më një gisht që ka kuptimin “Zoti është një”, kurse fotoja tjetër me katër gishta që ka kuptim “Simboli i vëllazërisë myslimane”.

Shfaqje   në këtë kontekst, theksohet se popujt që kanë jetuar brenda okupimit osman kanë disa thënie të përbashkëta apo të ngjashme, siç është rasti me turqit, arabët, kurdët, boshnjakët. po  një gjë     e tille  vërehet edhe tek  disa shqiptare   qoftë   me përzierje   nacional apo edhe  etnike qe kane lënë pasoja  edhe sot  në trevat tona .

Një fenomen i tillë  këto ditë tronditi  edhe   komunën  e Gjilanit  nga huqet e Lutfi  Efendi Hazirit, nga këto pasoja  , i cili është kryetar aktual i Gjilanit! Në prag të zgjedhjeve nacionale   ky i çoroditur  u paraqit pran publikut    me  lloj , lloj pozash   në foto me simbole  të pa kuptimta , nga e cila  edhe  anëtarët e LDK-së i torturonte  me  gjeste ,  aq naive, aq të  pa kulturë, që vështirë  njeriu t\'i jep një kuptim sadopak logjik?.

Ky njeri   i ngarkuar  me  elemente aziatike  të këtilla  sikur  e ngatërron kulturën tonë   nacionale me huqet e  tij të huazuara , apo te çpikura  nga një tip  matrapazi  ordinar  i pa shkollë.  Ky në  kulturën tonë  nuk merr vesh  as në   etnografi, as në etnologji, as në   autoktonësi  mbi  gjenezën tonë kombëtare... 

Gjesti i tij  me ngritjen e  një gishti , dy gishtërinjve,  tre gishtërinjve  dhe 4 gishtërinjve   mbetet të turpërohet i tërë   elektorati  i Partisë së LDK-së në Gjilan që kanë rënë   viktimë  e këtij çobani. Absurditeti i tij është edhe më i thellë ,  kur në faqet e FB-së  se Lutfi Hazirit i keni të ekspozuara të tërat  siç shihen ma poshtë.

Me ekspozime të tilla  lind pyetja ,a thua Lutfi Haziri, është kryetar i Komunës së Gjilanit,apo misionar i ekstremizmit islamik?

Me të tilla akte “Vëllazëria Myslimane” ndalohet me ligj në Egjipt në shtetin  simbol  i  islamizmit ku,pjesëtarët e saj dënohen edhe me vdekje, ndërsa Lutfi Haziri, del në rolin e një misionari islamik të  rrezikshëm për kombin shqiptar, duke u prirë të tjerëve se si edhe ata të ngrehin   nga katër gishta larte!!!…

Kryesia e LDK-së me anëtarësinë e kësaj partie në përgjithësi,do të duhej ta shprehnin veten se ku gjenden me pikëpamje e preokupime ,kur një zë i njohur i kësaj partie ka madje postin e kryetarit për një komunë të madhe të Kosovës, bene propaganda që shkojnë në favor të agjendave islamike.

LDK-ja duhet te distancohet nga politika  të tilla, ose ti përjashtoi nga radhët e saj. Pavarësisht diferencave qe mund te ekzistojnë në mes forcave të ndryshme politike, parimet kombëtare duhet të jenë të  mbesin  dhe të  kultivohen të përbashkëta.

Pamje e  versionit të katërt  që  vetëm   patologjia  e  Lutfi Hazirit   ,nga e cila simptonet pataologjike përpiqet t\'i shpërndaj edhe tek shoqëria e shëndosh kosovare !

Këtu qenkan afro 70 -80 persona të cilët besoj as qe e dinë çka do të thotë ngritja e katër gishtave ,  por  i ka bërë   Lutfiu  si një kope delesh dhe manipulon me ta. 

Nuk ka si mos te   jetë  turp , dhe  abuzim me  vlerat tona kombëtare . Nëse është konvertuar në mysliman atëherë , është me lehtë për neve shqiptarëve, sepse më nuk duhet konsideruar si shqiptar, por si minoritar mysliman i cili nuk guxon të përdhunoj vlerat tona kombëtare.

Eksperienca e qeverisë Thaçi është shume negative në këtë kontest që la  hapësire veprimtarie nga ky sekt i pa  kulturë ,i pa vlerë dhe antishqiptare. Kjo metode politike duhet braktisur, dhe një parti si LDK, nuk mund të lejoje politikan të tillë në radhët e saj.

-Lutfiu mbeti pa e ngrit edhe  gishtin e madh simbol i fitores  që e ngrit zoti Hashim Thaqi apo z.Sali  Berisha,  në shenje fitoreje,por  duket  se është  zemëruar në Hashimin!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)