23 Dhjetor 2024

Historia e fshatit Rahovicë, komuna e Preshevës

Shkruar nga Skender Jashari

Fshati  Rahovicë, është   fshati më i madh i  komunës së Preshevës, ka rreth 1200 shtëpi, me  rreth 6000 banorë.  Gryka  në të  cilën  shtrihet  ky  fshat, është e  stërmbushur  me  mitologji dhe histori, por edhe  me  të dhëna   historike, kulturore, arkeologjike.

Edhe  e kaluara  e fshatarëve  të fshatit  Rahovicë, është  e  dhimbshme  siç është  e shumicës  së  Trojeve  Shqipëtare, për më keq, ky  fshat dhe  lokalitetet përskaj,  janë tejet  më  të  pasura  me  histori  luftërash, që nga  lashtësia e deri më sot!

Madje  për faktin  që  fshati  Rahovicë, ndodhet  në anën  perëndimore  të Luginës së Preshevës, kah  kalonte  rruga e  vjetër në kohën  e Perandorisë  Romake-Bizantine (Morava-Vardar gjegjësisht Nish-Shkup), por  e  cila  rrugë  është  përdorur edhe  nga  shpërnguljet e  barbarëve (sllavëve, bullgarëve etj),  e pastaj  edhe nga Perandoria e  Car Dushanit,  Perandoria  Osmane!

Shkaku i kësaj rruglidhje, po ashtu edhe shkaku i të qenit  të  Luginës  në  kufirin   lindor të  territoreve  Shqipëtare, bëri që të  ndeshet  më  shumë  me  luftëra e pushtime.

Sot, çdokush  që gërmon  në tokat  e fshatit, në fushën dhe malet e  fshatit, patjetër  has  në  gjyrmë të  lashtësisë tonë.

Derisa ende gjurmët  shihen: në  anën  e majtë  të  lumit që  shpie  në  brendi të  maleve të  Karadakut, ndodhet  Kacipupi, pas të cilit  ndodhet  “Tuma”,  që  është  një  lokalitet  i paeksploruar arkeologjik!

Derisa  mite-gojdhana  ekzistojnë  që  nën  këtë  gur  ndodhet një  shpellë, në të  cilën  janë të vendosura  sasi të mëdha  të  thesarit. Por që  së paku  në  këtë  vend  janë   ende  gjurmë  të  lashtësisë  parahistorike dhe  të  përiudhave  të mëpasme!

Po ashtu  “Gurishtja” një   rrafshnaltë,  e cila së  fundmi nga  nxënës   të  shkollës fillore, janë  gjetur  monedha, të  periudhës parahistorike.

Ndërsa  anën e  djathtë  të fshatit ndodhet Kisha  e Artilevicës( e sllavizuar Arhilevica). Koha e  ngritjes  së kësaj Kishe  Katolike, daton  nga vitet  1400, edhe pse  disa  burime theksojnë  që  6  vite para lindjes  së Gjergj Kastriotit.

Kjo  Kishë ishte  pjesë  e  Manastirit të Hilandarit( që  daton  nga  shekulli XIV, i përmendur në  hartën e Despotes  Jevdokija dhe të   birit të saj Konstantinit). Manastiri i Hilandarit  tejet i njohur  për  përkatësinë  e tij dhe lidhjen  me  Familjen  dhe me vetë Gjergj Kastriotin!

Derisa  qindra   emërtime  topografike, vende të tjera  arkeologjike e  deri edhe disa  Tuma( varreze Ilire) gjenden  në   territorin e  fshatit Rahovicë, e njejta  ngjanë  edhe  në  fshatrat   e malësisë.

Emërtime të shumta: Prroi i Markut, Prroi i Manastirit, Prroi i Kishës, Mali i Pjetrit, Mali i Kishës, Mali i Manastirit, Kodra e gjatë, Laku i  madh, varret  e “boshnjakëve”,  shtëpitë  e  “boshnjakëve” etj, të gjitha tregojnë  historinë  e hidhur që ka  kaluar  kjo trevë.

Emri Rahovicë,  deri më sot, shpjegohet  nga  disa  burime:
1.    Rrah- vend i sheshtë, rrahishte, rrugë e  rrahur( e kalueshme) nga  gjuha  shqipe!
2.    Rahova- nga  latinishtja  vend i arrave( edhe sot ende  ka  pemë  arrash)!
3.    Arhileva- prej  emrit  të  Kishës së Artilevicës( e cila është ndërtuar rreth shek. XIV).
Kurse  prapashtesa   është  prapashtesë sllave.

Perandoria  osmane, ndër  Trojet  e para  Shqipëtare, që  i pushtoi,  ishte  edhe  Lugina e Preshevës (ku është edhe  fshati Rahovicë),  duke  ndërtuar  xhaminë  e parë në  Gadishullin  Ilirik, në Tabanoc (Kumanovë), ku ishte  vendosur  garnizoni i ushtrisë Osmane (përdorej për nevoja  të xhihadit për  ushtrinë  osmane).

Sipas  burimeve  historike  daton   në  shekullin e  XVI, kurse  burimet  fetare  islame  e  shtyjnë   duke e  bë  të vitit 1380.

Sipas statistikave  të  regjistrimit të  shekullit XVI, në Kadillëkun e Vrajës,  preferencat  fetare  të popullësisë ishin si vijon: më 1519 në  fshatin Rahovicë, kishte 48  familje të  krishtera dhe  6 familje  muslimane( nënkuptohej ishin familje  turke dhe jo  Shqipëtar të islamizuar)!

Sepse  më  1528, kishte 41 familje të krishtera dhe  asnjë  familje  muslimane, Vazhdon  pastaj  me të njejtën, në  vitin 1570,  kishte  63 familje të krishtera dhe 6  familje  muslimane, duke e  krahasuar  me  historinë  e  zgjerimit  të  Perandorisë  Osmane, në  këtë  periudhë  ishte  në   majen  e  fuqisë së saj!

Në  vitet  1689,  sërish me  rastin e  Kryengritjes të udhëhequr  nga  At Pjetër Bogdani, forcat  e ndihmuara  edhe nga  Austria, erdhën përmes  Luginës deri në  Shkup!

Ky  rast  njihet  ende  në ndërdijen e  të parëve  tonë, ndër  kalvaret më të tmerrshme,  apo si Kalvari i parë  i Luginës  së Preshevës (Karadakut)!

Në  vitet 1836-1908, në  mënyrë  të vazhdueshme  ndodhi gjenocidi  Osman  kundër  Shqipëtarëve  në Karadak.

Për fat  sot, kujton Kombi yn, vetëm  rastin e  Martirëve të Karadakut (Stubllës), por Shqipëtarët katolik të  Karadakut  të Luginës së Preshevës, nuk e patën  fatin të kishin  prijësin  fetar pas  vitit 1705 (Kuvendit të Arbërit), gjë  që  askush   nuk ishte  zë i tyre!

Kjo periudhë  njihej  si  periudhë e  “trashjes  së zullumit osman”,  gjegjësisht në  ndërdije të parëve  tonë,  identifikohet  si Kalvari i dytë i  Luginës së Preshevës( Karadakut)!

Pas shporrjes së Perandorisë Osmane dhe ardhjes së pushtimit  serb, edhe  në Luginë të Preshevës, vazhdoi islamizimi i Shqipëtarëve  katolik të Luginës së Preshevës, atë  që  s’kishte  mundur ta  bënte  Perandoria Osmane, prej  1550! Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene,  e  vazhdoi pa  ndalesë  në vitet 1912 deri më  sot( dëshmitarë të së cilës jemi edhe vetë)!

Për më keq, Kalvaret  e  Shqipëtarëve   të Luginës së Preshevës, nuk  mbetën  vetëm  me   rrezikun e shfarosjes së tyre, por ai u përhap edhe  në  mënyra të tjera,  sidomos  në  asimilimin, tjetërsimin përmes  propagandës, pseudohistorisë!

Derisa niveli i shkollimit  tonë,  ishte  aq  i ultë, sa  që shkollën e  parë fillore  e kemi patur  pas  Luftës së I Botërore, derisa  Serbia në këtë  kohë  kishte edhe  universitet.

Për më  keq,  ato doktrina  që i janë   shërby  nga   qarqet  shoveniste  serbe,  i kanë  pranuar  një pjesë  e  madhe  e  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, pra edhe të fshatit Rahovicë,  si për  origjinën  tonë (kryesisht nga  Malësia  veriore e  Shqipërisë londineze); pranimin e  islamizmit; gjoja  bashksundimin e  Shqipëtarëve  me Perandorinë  Osmane, derisa  sllavët dhe grekët (përmes Patrikanës së Stambollit) bashksunduan  me  këtë  perandori etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)