Histori - perrallë e degjuar tash 12 vite
Shkruar nga Xhevat Bislimi
"Na besoni neve", "ne ju garantojme", "ne ju sigurojme", "ne jemi me ju", ne... ne... Nga keto premtime te miqve tane buçasin ekranet e televizoreve, mbushen gazetat dhe, sidomos, ballinat e tyre (me shkronja te medha dhe te zeza)... sahere qe Kosova duhet t'i beje leshime Serbise dhe sahere qe Kosova (paria e saj e papergjegjshme ose me sakte e kapur) duhet te beje kompromise ne dem te interesave te saj, ne dem te interesave te kombit shqiptar...
"Pavaresia, thoshin "baballaret" e kombit, eshte kompromisi me i dhimbshem qe po bejne shqiptaret, duke hequr dore nga kerkesa dhe e drejta historike, kombetare, nderkombetare... per t'u bashkuar me shtetin dhe kombin e saj, me Shqiperine...
Nuk vonoi dhe pas ketij kompromisi te dhimbshem, "paria" e Kosoves (me perkrahjen e Sali (Be)Berishes dhe te klases politike servile dhe hipokrite ne Tirane) beri leshimet (koncesionet) e radhes duke pranuar planin e Atisarit, me te cilin masakroheje toka shqiptare e Kosoves, historia dhe trashegimia e saj...
Ky leshim u be, si edhe me pare, me "garancite" e miqve tane nderkombetar "se nuk do te kete me leshime te reja", se "Kosova nuk humb asgje me keto leshime..." (kujtojeni Kurtesh Salihun...). Mua personalisht dhe disa deputeteve te asaj kohe, qe kundershtonim planin e Atisarit dhe bisedimet me vrastaren shekullore te shqiptareve, Serbine, na kishin bere disa here presion "miqesor" dhe na kerkonin te mos kundershtonim bisedimet dhe planin e Atisarit...
Madje, njehere na kishte ftuar edhe i derguari special... Te gjithe keta na jepnin garanci ne keto takime, por edhe permes mediave, se me kete plan fiton Kosova...
Te gjithe jemi deshmitar se si u zbatua ky plan nga "paria" e kapur e Kosoves ne "pajtueshmeri" te plote me miqte nderkombetare, te cilet jepnin garanci, jepnin premtime dhe nganjehere shperndanin edhe "presione", qe ta fillojme zbatimin e planit te Atisarit ne Viti (me krijimin e komunes se Kllokotit - vendbanim i lashte pellazgo-ilir dhe qyteti me i madh ilir i ketyre aneve) e jo ne Veri...
Kundershtimi im i prere me "armiqesoi" shume me keta miqte tane, por nuk e kisha shume dert... Ndodhi si shumehere ne historine tone tragjike... Per ta bere komunen "serbe" te Kllokotit, me te cilen i hapeje rruga komunave tjera "serbe", ma blene "shokun" tim (kryetar komune), i cili, te pakten njeqinde here eshte betuar publikisht dhe para nesh se "doren e pres e komunen e Kllokotit nuk e nenshkruaj..." Iku edhe kjo.
U bene komunat dhe zonat e mbrojtura "serbe" ane e mbane Kosoves (aty ku nuk kishte asnje problem apo mosmarreveshje)... U la vetem Veriu i Kosoves... Kishin kaluar me shume se tri vite nga shpallja e Pavaresise dhe "paria" e Kosoves nuk po ndermerrte asnje veprim sado simbolik per zbatimin e planit te Atisarit, edhe ashtu shume i disfavorshem per ne... Veriu mbeti nen qeverisjen shteterore te Serbise (de fakto dhe de jure)...
Sepse, atje per dymbedhjete vite me radhe kishte qeverisur Serbia nen ombrellen e sigurte te UNMIK-ut, miqeve nderkombetare (njesoj edhe sot - loja me barrikada...)
Megjithate, pergjegjesine kryesore, sidomos per (mos)zbatimin e planit te Atisarit ne Veri dhe lenien e nje te katertes se Kosoves jashte kontrollit te Prishtines e ka krykeput "paria" e kapur e Kosoves...
Keshtu po me ngjajne sonte edhe keto premtimet dhe garancite qe po jep "mbreti" i Kosoves, Ambasadori Dell, per punen e kompromisit te ri (koncesioneve) te reja ne Bruksel dhe per punen e fusnotes dhe rezolutes se vdekur 1244...
A thua po te ishte vetem "simbolike", po te ishte kaq e parendesishme permendja e kesaj rezolute (1244), atehere pse po kembengul kaq shume Serbia?
Madje, Serbia eshte e gatshme te "rrezikoje" hyrjen ne BE po te mos permendet kjo rezolute dhe po te mos vendoset jo ne "fusnote", por ne BALLE te Kosoves shqiptare...
Pastaj, shume lehte dhe pa asnje dem mund te hiqeje dore nga "republika" po te prezantoheshin edhe vendet tjera te rajonit vetem me Greqia, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi... Pse jo? Por, jo. Serbise i duhet rezoluta, i duhet gozhda e Nastradinit...
Prandaj, deputetet e Kosoves dhe paria e ketij vendi do te duheje te deklaronin bashkimin e Kosoves me shtetin shqiptar, bashkimin e dy shteteve shqiptare ne nje, ne nje Shqiperi...
Per kete nuk ka asnje pengese nga dokumentet e OKB-se dhe organizmave tjere nderkombetare... Pengesa me e madhe, nese jo e vetmja, eshte bere klasa politike (e kapur) shqiptare...