Hiqeni udhëkryqin, besojeni Ali Ahmetin
Shkruar nga Blerim Muriqi
Ali Ahmeti, Zgjedhjet në Maqedoni dhe rreziqet ogurzeza për popujt atje, janë një e nga një elemente të një Mozaiku të realppolitikës, e cila thirrë Amerikanët të kthehen cilësisht në rajon.
Ata duhet ta mbajnë Rajonin në duar të sigurta. Asnjë rajon tjetër i globit nuk ka rezultuar ndonjëherë në përballjet bëtërore dhe nuk i ka dhururar luftëra të përgjithshme dhe ndalje tlë historisë, asaj orës së civilizimit, sa Ballkani e veçanarisht Ballkanizmi si praktikë.
Maqedonia u bë mësimi që shqiptarët po i jepnin rajonit që në 2001-shin kur kishin në duart e tyre gjithë kreditet e një lufte të fituar, por ata donin ato kredite të bëra me gjakun e lirisë ti kthenin në rrugëtimin e së ardhmes, dhe i kthyen me hapin e madh të përcaktimit vetmohues për bërjen e një bashkësie ku njerzorja do ishte fokusi dhe përmasa ligjore.
Bota e lirë kishte nevojë për shembullin e tillë në ballkan, ndaj për falënderimin që na ndihmuan të dalim nga kthetrat serbe ua dhamë këtë letër në duar, për të përballuar egërsinë shtazarake të gjopolitikës.
Se Shovenizmi ka vetem një fytyrë nuk do mend, këtë e tregoj fatkeqësia e qarqeve të shovenizmit maqedonas.
Të ligjtë e luftës u bënë dhunuesit e paqes. Kur humbësit i hapet mundësia të bëjë fituesin ligësia nuk ka fund. Dhe ja shifini pushtetarët Maqedon sa Don Kishotist janë dhe sa shumë dëmtojnë dy popujt me luftën e tyre me mullinjtë e erës.
Shqiptarët në rajon kishin mbi shpatulla vështirësi të mëdha veçanarisht pushtimin sllav. Pushtim i cili nuk njeh agjë nga humanizmi, ai është një fashizëm shoven.
Luftërat në zhbërjen e Jugosllavisë dëshmojnë barbarinë e qëllimeve dhe veprimeve Serbe. Maqedonia ishte dhe mbeti një zgjatim përvoje serbe.
Aliu i mbrujtur me vetitë idelaiste të çlirimtarit, një model i përsosur rilindasi i kohës, bëri detyrën bashkë me dalëzotësit e vendit duke u prirë ngjizjeve çlirimtare, kudo në këtë fund e fillim shekulin tonë.
Si askush në lëvizjen tonë ai bëri të çmohej nga veprimtarët e terenit, siç themi nga vegjelia e angazhimeve çlirimtare, sa nxiti dhe xhelozinë e egoistëve në Lëvizjen tonë.
Ai ishte mendje hapur dhe përballoj me sukses situatën, nuk e qoj në përplasje por u bë krah i ecjes përpara.
Të tillë kishte ngritur Lëvizja jonë dhe shumë tjerë të cilët iu gjeten dhe i dhanë krah kësaj rruge suksesi.
Kur Kosova ra në paqen e saj të stadit të mundshëm dhe Lugina mori një kartë ndërkombëtare në duar Ai hapi siparin e Zhvilimeve të reja.
Tashmë ai ishte një djalë Zajazi për ku kishte mote që rrugëtonte. Por ai atje nuk mund të shkonte pa lirinë.
Nuk mund të shkonte pa brumin e një pune që do bëhesh nëpër dekada e ardhmja e atdheut tonë të përbashkët, ku hapsirat shtrihen dhe mbi kufijtë, ku realitetet dhe jeta në to shkojnë përtej paragjykimeve etnike.
Më shumë se kaq nuk kishte nevojë as rajoni, më shumë se kaq nuk kishim çfarë ti jepnim besimit ndërkombtar. Por, kur bashkëjeton me ushujzën ajo nuk ndalon të të piri gjaku.
Shoenizmi maqedon në vend se të mësoj një mësim njerzor historie e sjelljeje ata nuk dolën dot akoma sot e kësaj dite nga errësira ku myshqet shovene pjellin fatkeqësitë e popujve.
Këto 15 vite ishin si më keq, ata nuk u ndalen së përdoruri shtetin kundër shqiptarëve. Sajuan kudo e çkado, plasen një rini të tërë nëpër burgje e varre, krijuan aq dhimbje sa sot mund ti mbllaqisin këtij popullit tonë edhe armiqësi të brendshme deri në dhimbje. Të qenit në shtet pa pushtetin në të i bëri të hargjueshëm politikanët shqiptar.
Ata sajuan procese ku shqiptarëve ua hargjuan gjithë kohën dhe pushtetin duke ruajtur popullatën shqiptare nga fatkeqësitë që i rrezikonin derisa në komoditet provonin të ndërtonin jeten maqedonase dhe prëdornin shtetin e financat për të avancuar komunitetin e tyre.
Gjë që nuk bëhet dot, sepse në një bashkësi kur njëra palë është keq tjetra është akoma më keq. Në rrethana të tilla të një homogjenizimi hegjemon maqedonas u luajt ploja e proceseve të montuara Brodeci a Kondova e deri te Kumanova.
Të marrim gjithë 15 vjeçparin e pas 2001-tes dhe tërësinë e ngjarjeve të dhimbshme shqiptare, ato kanë një Emërues të përbashkët si synim shoven, Zhgënjimin shqiptar dhe me të zvenitjen e autoritetit të UÇK-së.
Çdo veprim i çarqeve të tilla qonte në një objektiv goditjeje që ishte Ali Ahmeti. Ata nuk donin vdekjen e Ali Ahmetit sepse nuk e kishin e nuk e kanë të vështirë ta realizojnë atë, sepse ashtu do jetonte përjetësinë Ushtria Çlirimtare Kombtare. Ata përmes zhvlerësimit të tij donin vdekjen e mitit të UÇK-së.
Ata përdorën e po përdorin këdo shqiptarë të shitshëm ndër gjithë këto vite, nëpër gjithë këto procese të montuara dhe maskarada elektorale për të mposhtur autoritetin e Aliut, për ta nëpërkëmbur atë, sepse ata e dinë se vetëm nëpërkëmbja e tij nga vet populli shqiptar nënkupton përdhosjen e mitit të saj, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Kësaj radhe e kishin krejt afër ishin kujdesur që herët. Montuan Kumanoven, u frynë kudo borizanëve antishqiptar ku me paranë e ku me sharllatanizmin e mjeranëve.
Përdorën dhe krejt qarqe të afërta të tij për maskarada të gjithë llojeve nga zhvatja financiare e deri te shpërfytyrimi moral. Blenë e shitën shqiptarë në tregun e faqes së zezë me aq bollëk sa prodhuan pezm e fatkeqësi njerzore pafundësisht.
Fati elektoral i kësaj radhe na thotë gjithçka. Pra zyrat e Mijallkovit bënë kërdinë, metastazuan të keqen kudo. Por, kjo e keqe sot në duart putiniste merr karakter shumë të rrezikshëm.
Këtë merak sot lexon njeriut tek shoku i vjetër Ali, këtë merak shprehë gjithë bashkësia ndërkombtare përëndimore, këtë detyrë kanë shqiptarët ta bëjnë në interesa të botës së lirë.
Maqedonia është një anije e cila do duhej të qohej në portin e botës së lirë pa u thyer nga erërat, as nga valërt që qojnë ato.
Nëse fragmentarizimi elektoral shqiptar dhe rrjedhja e tij drejt një mendësie të shtetit qytetar derisa kushtetuta dhe mendësia Maqedonase nuk ka hapsira të tilla ishte projekt ultrarus, do na vijë keq për sa do na ndodhë ne e rajonit dhe sa energji do na duhet të kthejmë ku ishim edhe pse ishim keq.
Aliu mbijetoj këto goditje projektesh kabinetike të errësirës maqedonase zier në zjarrin e carizmit rus e ujin e bekuar serb.
Bota e lirë ka më shumë dritë dhe më shumë shpresë, ajo do davarisë retë që kanë kapluar qiellin e brisht ballkanas.
Atje do jenë të skalituara gjithë bëmat e reja të kohës sonë ku emri i Aliut me shokë do jenë shkëlqimi i Ushtrive tona çlirimtare dhe udhëbërja plot shpresë e kohës së re.
Atij i itakon të ketë freskinë e veprimtarit idealist, zemren e madhe të çlirimtarit dhe kuptimin e shekujve dhimbje të mpleksur në humanizmin përëndimor.
Me këto ai do trazoj të nesermen e paqtë për popujt në Maqedoni dhe mbajë të gjallë frymimin e përbashkët shqiptar shtrirë mbi kufijtë e pakuptimt, atje ku flen ëndrra Europiane jona.
Unë besoj në Aliun edhe pse sot ai ka para vetes njërën nga sprovat e mëdha ku idealja dhe e ardhmja e thërrasin të bëjë të duhurën.
Përtej kësaj do ishin Qizmet, koha e të cilave dua të ketë kaluar, edhe pse ai nuk hezitoj asnjëherë ti kishte opsion.
Ai do dijë ti ketë vjerrur ato dhe do dijë të bëjë njeriun e pritshmërisë kombtare e rajonale. Do u thoja vëllezërve të mi atje besojeni Aliun dhe miqve maqedonas poashtu besojeni Aliun, derisa ndërkombtarëve Ju e njihni atë.
Skeptri i shtetit maqedon sot do shëndriste në vizionin e tij. Ai di ti dalloj kohët, di të mbajë frymën, di të bëjë përpara.