08 Janar 2025

Heshtja troket në dyer të përhumbura

Shkruar nga Islam Krasniqi

Acari i ftoftë mbretëron në shtetin tonë, dimri i ftoftë ngriu gjithçka pos vetës, stinët e bukura vinë dhe shkojnë por fatkeqësisht asgjë nuk lulëzon, sepse  acari pushtojë zemrat e liderëve tanë dhe zemrat e vdekura nuk ndjejnë dhimbje.

Që nga viti 2010 qytetaret e Republikës  së Kosovës duke  pritur të ju hiqet regjimi i vizave gjegjësisht të hapën dyert edhe  për vendin tonë sepse  ka  mbetur pik e zezë në mesë të Evropës.

Qeveritë aktuale vetëm premtonin vitin tjetër, vitet shkonin një nga një, ku është instaluar ajo fjalë gjë që përsëritet edhe sodë vitin tjetër do udhëtojmë pa  viza për  në BE, mirëpo realiteti thoshte diçka tjetër, së Republika e Kosovës  u masakrua nga ndërkombëtaret, me Ligje që nuk i zbatojnë në vende të tyre, e vinë tekë ne për ti  testuar së si funksionojnë.

SHBA-të dhe BE-ja na  premtuan së gjithmonë do të jetë pjesë avangarde në shtet ndërtimin dhe së do ti ndihmojnë proceseve demokratike që Kosova t\'mos mbetët në errësirën e  kohës, të mos lejohet që Sovraniteti i Shtetit të vihet në pikëpyetje, nga  politikat e natës, të cilat  behën për interesa  personale, e  cila kohëve të fundit po e ve në dyshim ekzistencën e  Republikës  së Kosovës.

Kosova nuk mund të pret asgjë nga  BE-ja dhe SHBA-ja, për deri sa nuk i normalizon marrëdhëniet mes  vetë, duhet kërkesat e Beogradit ti fusim nënë dhe, apo edhe ti zhdukemi krejt dhe të bashkohemi në qëllimet  tona, në idealin që kishim dikur, e jo ti burgosemi ata që mendojmë ndryshe sepse në çdo tryezë, në çdo debat ndërkombëtarë do të jemi me të dobët nëse shkojmë si të ndarë.

Nuk ndërtohet shtetit duke e zhvatur, e  duke e  vjedhur,  dukë dhunuar  demokracinë dhe dukë  rrahur qytetaret e saj, qeveria e vërtetë nuk shihet tek madhësia e muskujve apo numri policor, që i përdorin ndaj popullit, por tek fuqia për të ndjekur të vërtetën për shtet ndërtimin dha anëtarësim në të gjitha  institucionet ndërkombëtare, dukë ofruar politika  që do të kenë inspirimin e mundshëm për të ju ringjallur shpresa  qytetarëve të saj dhe të ju shkri  acari në zemrat e atyre që sollën mjerim, qe i ka pushtuar  korrupsioni dhe  krimi i organizuar.

Evropa i ka  mbyllur të gjitha dyert dhe qartë ka deklaruar së me njerëz të korruptuar kurrë nuk do të bëheni pjesë e shtëpisë së madhe, ajo do platformë të qartë dhe  respektim të Ligjit, ajo dëshiron që problemet dhe gjerat negative të jenë në pikën zero.

Ku mbeti edukata që ta mposht paturpësinë, ku mbeti modestia që të thyen arrogancën, ta zhduk inatin që kemi mbes vetë, ku mbeti dashuria që kishim mes  vetë në kohërat  e vështira, që të bashkohemi sërish  dhe të behëm një trup që dukurit negative ti luftojmë vetë, për të mirën e  këtij vendi.

Ndasia dhe  përçarja  mes përfaqësuesve të popullit të cilët  po bëjnë skena  aktrimi para  botës është shumë me  vend sepse mazhoranca i frikohet Brukselit që ti anuloi marrëveshjet që të krijohet një mini republikë e vogël serbe brenda  Republikës sonë, ku autonomi e kanë marr moti sepse nuk mund  të kalojmë andej pa  lejen e  Beogradit, nuk e  kemi nën kontroll ato komuna  serbe dhe për  at opozita nuk lejon që të bosnjëzohet Kosova.

Zëri ynë nuk dëgjohet askund, ku të trokasim në cilat dyer  të Brukselit apo Londrës, Parisit apo Berlinit, Washingtonit, ju kanë hapur  shumë probleme me  Lindjen e  Mesme,  sepse vëmendja botërore është e përqendruar tek ISIS dhe te lufta ndërkombëtar kundër terrorizmit ,  përfaqësuesve të popullit nuk ju ka mbetur  gjë tjetër  vetëm që të behën njerëz dhe të punojnë për shtet.








 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)