29 Dhjetor 2024

Heshtja që po vret

Shkruar nga Ma.Sc.Ilir Desku

Padrejtësia më e madhe është drejtësia e të padrejtit.

Po e nis ketë shkrim timin me këtë thënie, sepse kur i padrejti thirret të ndajë drejtësi në një shtet të \"së drejtës\", atëherë këtu kemi të bëjmë me një padrejtësi të dyfishtë.

Po bëhën më shumë se 14 vite qe prej se u dënuan dhe po e vuajnë padrejtësisht dënimin për vepër të pa kryer vëllezërit Burim dhe Arsim Ramadani dhe Jeton e Arben Kiqina nga Baica e Drenasit.

Këta djem qe ishin prej orëve të para në shërbim të atëdheut dhe lirisë së vendit, këta djem qe lirinë e vendit e deshtën më shumë së jetën e tyre.

Edhe pse u dënuan padrejtësisht dhe pa asnjë provë e cila deshmon fajësinë e tyre, asnjë udhëheqës institucionesh nuk e ngriten zërin ndaj kësaj padrejtësie, bile bile as ata komandant qe Arsimi dhe Burimi ishin ushtarë të tyre e qe sot kanë marrë poste të larta në hierarkinë e shtetit.

Nuk mjaftuan dhjetra e dhjetra seanca gjyqësore të mbajtura, nuk mjaftuan as më shumë së 63 dëshmitarë që të deshmojnë pafajësinë e tyre, mirëpo vendimi u mor vetëm duke u bazuar në një deklaratë të asaj kohe të dhënë  nën presion, nga policë të huaj në bashkpunim me ata vendor.

Pra vendimi për ti dënuar këta djem ishte tërësisht i padrejtë, i paargumentuar dhe si i tillë është kryekput i montuar dhe fabrikuar me mjeshtëri nga qarqe të caktuara.

Raste të tilla kur denoheshin individ vetëm për teke të dikujt ka shumë, Të tilla kemi hasur në kohën e Jugosllavisë kur shqiptaret dënoheshin vetëm pse donte regjimi i asaj kohe ose pse donte filan pushtetari.

Njëherë në një rast të tillë një gjykatë dënoi një të pandehur edhe pse nuk kishte asnjë provë.

Edhe pse avokatët ia hudhen poshtë prokurorisë akuzat që kishte ngritur, gjyqtari në fund, ndërsa dha vendimin e dënimit, e justifikoi duke iu drejtuar të pandehurit me këto fjalë: “Po një gjë e ke bërë ti, se kot nuk të kanë sjellë këtu! Po të ishe pa faj, do të kishin sjellë ndonjë tjetër në vendin tënd”.

Nuk don shumë analizë qe të kuptohet kjo e vërtetë.

Edhe përkunder asaj qe çdo ditë po paraqiten dëshmi dhe prova qe deshmojnë se këta djem as për se afërmi nuk kanë të bëjnë me këtë vepër, sa qe edhe një njeri fare i pa shkollë është bindur për pafajesinë e tyre kjo si duket për organet e drejtësisë në vendin tonë nuk po çon fare peshë. Madje ato po injorohen më të madhe nga po këta akter.

Në një shtet demokratik dhe me një sistem të mirëfillt të gjyqësisë, në rast se në media apo opinion qarkullojnë dëshmi (inqizime) dhe prova për një rast të caktuar, kur përmenden ivdivid të caktuar në lidhje më vrasje të caktuara atëherë prokuroria do të reagonte dhe do të merrej menjëherë dhe seriozisht me rastin. Krejt e kundërta po ndodh me rastin Kiqina.

Dëshmitë dhe provat e ofruara, prokuroria heziton të flasë për to e lërë më ti marrë për bazë ato.

Fat i keq se ku ka arrit ky sistem!

Ne këtë rast kemi dy dilema apo situata.

E para se këta prokurorë nuk dijnë apo nuk janë të aftë ta ushtrojnë profesionin e tyre ashtu siç duhet, apo e dyta dhe çka është më e keqja nuk kanë guximin të merren me rastin në fjalë.

Rasti i parë ndoshta nuk mund të qendroj me vetë faktin se kur po janë në pyetje individ të profilit të lartë edhe nëse botërisht po dihet se ky person ka kryer vepër penale dhe me këtë rast ekzistojnë edhe të gjitha elementet inkriminuese të veprës penale, të njejtin ose e shpallin të pafajshem ose e lirojnë fare gjoja në mungesë të provave.

Nderkaq rasti apo situata e dytë është me shumë e qendrueshme pasi qe këta prokurorë janë të \"zgjedhur\" me direktiva nga lartë dhe janë peng i pazareve politike me çka kuptohet se ata i shërbejnë direkt interesave të individeve dhe klaneve te caktuara, e çka në parim do të nënkuptonte se ata nuk kanë guximin të marrin një iniciativë të tillë qe të paktën rastin ta rikthejnë në rigjykim.

Thënë shkurt dikujt po i pengon zbardhja e të vërtetës së këtij rasti. Situata shkon edhe keq. Ata lerë qe nuk i kontribojnë drejtësisë duke u marrë me zbardhjën e rastit mirepo edhe i pengojnë të tjeret qe merren me ketë rast, bejnë shantazhe, kërcenime, madje madje edhe televizioneve të caktuara ua ndalojnë emitimin e dokukentareve dhe emisioneve qe e trajtonë këtë rast.

Jo rastesti apo?

U bëjë thirrje dhe dua të shpresoj shumë qe ata qe janë të thirrur ta bëjnë drejtësinë në këtë vënd të marrin guximiin dhe rastin në fjalë ta kthejnë në rigjykim dhe qe njëherit do të nenkuptonte edhe lirimin e mënjëhershem të tyre sepse më mirë 100 fajtor në liri sësa një i pafajshëm ne burg.    



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)