30 Dhjetor 2024

Hashimi duhet të heq dorë prej të gjitha posteve në ketë qeveri

Shkruar nga Blerim Burjani
 
Pak kush ka besuar se Hashimi do te jetë argat i Isës, kjo ishte befasia dhe çudia me e madhe e ndodhur nga një ngërç politik gjashtë mujor,shumë gjera në ndërkohë dhe në mënyrë dramatike kishin ndodhur.

Që te jetë edhe më interesant është kur Hashimi pranojë te jetë  zëvendës kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme , befasi po për opinion por jo për Hashimin. Kjo që ka ndodhur të bënë më kuptuar se diçka  jo e mirë ka ndodhë, apo pritet të ndodhë në kohën që po vjen, përndryshe nëse veç asgjë nuk ndodhë jo e mirë, atëherë qenka bërë “reformimi dhe reformatizimi i Thaçit”.

Asnjëri nuk arriti të imagjinojë së mund të bëhej punëtor  i Isës, i cili në mënyrë të heshtur doli e tha se  është pjesë e kabinetit të LDK e udhëhequr nga Isa. Shumë fytyra të PDK-së ishin mrrolur ,pak ishte disponim e nuk ish mbet  gjë në vullnetin e tyre.

Të befasuar skajshmërisht,  kësaj teme i janë gëzuar vetëm njerëzit e PDK që punojnë nëpër ambasada e shërbime konsullore,shërbim civil  dhe borde , dhe se kjo qeveri ata nuk do ti “luhat nga pozita”, një gëzim tjetër kanë përjetuar disa njerëz që presin te jenë pjesë e bordeve të ardhshme, janë mbetur edhe disa tema te hapura ambudspersoni, bordi i privatizimit por edhe tema tjera gjithashtu   të rëndësishme për shtetin, pse jo edhe disa njerëz të LDK që presin të jenë pjesë e shërbimit diplomatik, përndryshe edhe në LDK ka fytyra të mërzitura e që mendoj se s’ka nevojë për merzi por gëzim.

Politika është kjo interes, e keqja e politikës së shtetit tonë është se nuk është në shërbim të qytetarëve por veç militantëve partiak dhe interesave te tyre familjare. Jetë e vështirë e pret qytetarin e Kosovës dhe inteligjencën e shtetit që nuk është pjesë e politikës shtetërore. Emrat e ministrave e çka jo tjetër ishin jo adekuat për resorët ministror përderisa shoqëria civile e lodhur dhe sërish jashtë loje tërsishtë, ishte e kotë harxhimi i energjisë për tu marr me këta njerëz të cilët në esencë kam thënë moti të gjithë janë të njëjtë nëse mbërrin  në pushtet  lavdërojnë  punën e tyre dhe vetën e tyre, nëse nuk janë thonë nuk është në interes të qytetarëve.

Arsyeja është  së ata nuk janë vet në qeveri. Se mbijetesa  politike është e vështirë s’ka mend.

Kjo dëshmon uzurpimin e postit të presidentit dhe mbajtja e mandatit dhe përfitim nga mandate pa asnjë votë legjitime të qytetarit,por kjo nuk ndalet edhe nëse flasim e shkruajmë ne,ky është i demokracisë dhe i qytetareve te cilët asnjë votë të vetme nuk kanë dhënë për atë post.

Kjo që po ndodhë në shtetin tonë  me një emër definohet situatë anarkike ku shteti ka ligje dhe kushtetutë kotë dhe ka proklamim te kotë për demokracinë dhe lirit themelore të njeriut.

Pranimi i Hashimit te jetë pjesë e kabinetit të LDK është çudia me e madhe, deri tash asnjë liderë i Kosovës sado i një subjekti të lodhtë politik që i ka takuar nuk ka pranuar  të jetë as deputet e lere me ministër i punëve të jashtme, sikur duket pranim i gjendjes së dështimit politik, sa interesant dhe sa e pa parashikume  dhe jo stabil  të ne janë liderët apo këta njerëz, asnjë liderë në botë nuk do të pranonte të jetë pjesë e një kabinetit  qeveritar të një subjekti politik kundërshtar, edhe kjo ndodhi në këta metra katror të shtetit tonë, humbi dinjiteti apo kjo po ndodhë për shkak se jena mësuar me thanë ky është vullnet I ndërkombëtarëve, unë mendojë se ky është presion ndaj PDK dhe si rezultat i ngërçit politik në shtet, një pjesë e miqve tonë sa do që po thonë s’ka ndërhyrje realisht kishte ,madje edhe shumë të fuqishme përndryshe askush nuk beson se Hashimi ka liruar postin me dëshirën e tij dhe ka pranuar te heq dorë nga posti I kryeministrit.

Edhe disa njerëz që rrinë me Hashimin dhe i shkojnë pas tij thonin  ne kurrë nuk pranojmë poste pa kryeministër Thaçin, realisht e pranuan kjo do të thotë se ata e kanë gënjyer Hashimin se ata edhe mos me kanë ai fare ata pranojnë të jenë në struktura tjera pse jo edhe parti tjera vetëm për të arrit deri te një karrige. 

Hashimi duhet te largohet nga postet ministrore dhe të punojë në një strategji të re partiake. Këto zhvillime cilësohen kuptohet si dramatike dhe dekurajuese për qytetarët të cilët nuk dinë më kujt ti besojnë.

Hashimi ka pranuar këtë rolë të ministrit të punëve të jashtme për të dialoguar me Serbinë aty me vete do ta ketë edhe asistenten dhe asistentet e Edita Tahirit për t ë vazhduar sa për  sy e faqe dialogun teknik, kjo është dhe mbetet jo serioze.

Ky vend realisht mendohet se s’ka askënd që vyen për tema të shumta ose s’ka hiq, njëherë hyjnë në politik e pastaj bëhen profesor e disa janë sa për sy e faqe që një kohë të gjatë në UP por realisht ata kanë  7-8 vjet që nuk e ushtrojnë fare këtë punë, madje kanë harruar edhe mësimet që I kanë ligjëruar.

Të gjithë të dëshpëruar , e para për shkak se program është referat dhe analizë e jo me prioritete të qarta, të gjitha pikat programore të lexuara dukeshin prioritet, realisht kjo qeveri duhet t e kishte më së shumti katër prioritete dhe tjerat te jenë nën  prioritete. Prioriteti i vetëm që kam dëgjuar e që është apo së paku tingëllon mirë është zhvillimi ekonomik, jemi kureshtar të shohim së paku tre mujorin e masave që do ti prijnë zbatimit të programit ekonomik.  

Kabineti përbëhet prej disa njerëzve që fare nuk kanë lidhje me resorë për të cilët janë caktuar. Madje ka gjuhëtar zëvendëskryeministër më siguri se aty ka me fol për sintaksë dhe gramatikë apo letërsi botërore.

Intelektuale e Kosovës

Kjo klasë ka përjetuar katastrofën më të madhe të mundshme ,të gjitha shpresat e botës intelektuale janë shuar, kuptohet ata të cilët që një kohë të gjatë janë në maje të elitës shkencore dhe profesionale.

E kanë  rrokë përpara shtetin njerëz të cilët janë shkolluar dhe po shkollohen për çdo ditë,që kanë mbushur gati 50 vjet pa shkollë.

Këtu realisht është edhe fundi i një klase intelektuale, shpresoj që dikush të më demantoj e të më thotë se inteligjenca i ka punët mirë, dhe se ata nuk do te jenë hamalla të këtij shteti ose të ikin jashtë shteti.

Gjendja e mjerë definitivisht e kapluar inteligjencën e shtetit tonë që janë shkolluar pa para dhe pakushte elementare për jetë e këta sot po bëhen intelektual prej pozitave të ministrit dhe deputet dhe profesor e çka po donë.    

Kabineti qeveritar 

 Disa emra të çuditshëm janë bërë ministra e zëvendës kryeministra  e që   me kanë shtyrë të mendojë se kjo qeveri deri në shtator te vitit ta ardhshme  s’do të jetë funksionale për shkak te jo seriozitetit që ka brenda,merreni  me mend kush është ministër i MPB dhe ministër i Bujqësisë mos e qoni me larg fare.

Shoqëria civile është përzënë nga kjo qeveri dhe disa individë tjerë që do ti shërbenin shtetit e jo qëllimeve partiake. Për të ardhur keq për këtë arsye po mbushën autobusët për të ikur jashtë vendi pritet te fillojnë edhe intelektualet e Kosovës , kur edhe inteligjenca në një shtet dështon atëherë dështimet tjera nuk janë larg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)