27 Dhjetor 2024

Hashimi dhe kombajna politike

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Gjithçka po bënë Hashimi ka po shkon po premton madje edhe ne emisionin “Oxygen” , ai i shkeli me “bager” opozitën duke e lënë jashtë loje, me te gjitha premtimet e bëra të tij deri tash. 

Ai paraqitet lideri absolute I shtetit , ai nuk priton të gjithëve me ua bërë  rrafsh,” e patë mire e patë keq”, kritikuesve iu thotë mirë e keni e “popullit ju dua”, këto gjera e bëjnë atë  lider  të fuqishëm  të PDK përballë opozitës që është e lodhur te jetë më opozitë , dhe nuk e pranojnë në asnjë mënyrë lojën e Thaçit me premtime. 

Ai i  vetëdijshëm që një pjesë e madhe e kabinetit të tij kishte përformuar   shumë keq, madje disa ministri si ajo e punëve të jashtme ishte me tepër ministri për të zgjidhë probleme të “kunatave”, dajave  e tjerë , një nga ministrit më të dobëta qeverisëse të kabinetit të tij , duke vazhduar  me MPB , dhe  Ministrin për Zhvillim Ekonomik, kjo e fundit veç ka ekzistuar si dikaster, Thaçi i vetëdijshëm për dështimet ai duhet të premtojë në raste së fiton shumicën e njerëzve ai  të duhet ti lirojë në kabinet të tij në këto dy mandate, përndryshe nëse ai nuk del edhe me premtime për ndryshime brenda vetë atëherë këto  gjera tash më  kanë dal “ në livadh” pra është e kotë me premtua me këtë ekip të deri sotme, për të ardhur keq.

Shumë njerëz të këtij subjekti politik u pozicionuan  ku munden madje edhe në UP e ku tjetër më, RTK, pothuajse nuk ka institucion të shtetit që nuk janë prezent njerëz të ndryshëm nën ombrellën e Hashimit.

“Bageri” politik i ka shkel të gjithë  ata njerëz që nuk ishin me të , dhe se me shkop magjik bëri njerëz të fuqishëm pa ndonjë mbulesë tjetër, bëri ministra, kryetar  bordesh, gjithë çka.

Ai tregojë se është i mëshirshëm vetëm për të vetët. Pak njerëz janë me të që dikur ishin miqtë e tij, shumë ndryshime u bënë tek ai?

Hashimi dhe “lampa e alaudinit”

Kjo mbretëri politike do të hyje në analet e historisë së Kosovës, e mbi të gjitha historia e re po krijohet me premtime aq interesante dhe aq  gjeneroze,  vetëm këto premtime mund të shpëtojnë atë politikisht.

Në mbretërinë e dëshirave  të tij për popullin  për të gjitha kategoritë atë e bëjnë njërin engjëll të popullit që të gjithë janë për të “një”, ai gjatë kësaj kohe nuk bëri asnjë dallim midis kundërshtarëve politik, ai nuk pritoj të lavdëroj opozitën dhe shpesh e solli atë në skenë qesharake, duke u marr me premtimet e tij, përderisa nuk ka “gajle”, ai madje nuk pritoj për të bërë premtimin e ardhshëm ta  që të gjithë maturantet do te kenë falas regjistrimin e semestrit, kjo më të vërtetë e jashtëzakonshme, deri sot nuk kishte para për asgjë, tash ka sa te duash natyrisht për të përmbush premtime që më të vërtet s’ka baba -dimër që i plotëson as “lampa e alajdinit”, këtë nuk mund të bëjë ndoshta ?”

Kësi kryeministri i duhet këtij vendit tonë” të lodhur nga skamja,mjafton që gjysmën ta përmbush veç ...

A është fundi i qeverisjesë së tij apo fillimi i ri edhe në një mandate tjetër

Hashimi po premton sikur të ishte edhe fundi i qeverisjes së tij, për të lënë mbresa të jashtëzakonshme të  qyetetaret. Me të vërtet pak ndonjë lider i sotëm ose i historisë njerëzore ka premtuar gjera kaq të mëdha, për të admiruar Hashimin dhe fuqinë e tij premtuese.

Hashimi gjatë dy mandateve ka kryer aq punë me njerëzit e PDK sa që subjektet tjera asnjëherë nuk kishin kryer punë për bashkë partiaket e tyre madje disa parti opozitare të sotme kishin bërë krejt veprime të kundërta me Thaçin se e kanë shkatërruar subjektin e tyre dhe coptuar ose kanë bërë më shumë për të mundur kundërshtarë e vet të brendshëm politik e më së paku kanë investuar  për ta  fituar  betejën politike me “njeriun më të fortë politik në Ballkanin Perëndimor”.

Atij “ia kanë lakmi të gjithë madje edhe liderët e rajonit, shtetet e BE, asnjeri deri me tash madje as SHBA me ekonomi të fuqishme nuk arritën të bëjnë premtime të tilla.

Kjo është admirim absolute, paramendoni sikur të kishte plotësuar këto premtime deri me një, kush do të hynte në analet e historisë së Kosovës pa dyshim Hashim Thaçi.

Hashimi arriti ti bëjë disa njerëz aq të fuqishëm prej përkthyesi në ambasador prej kerkushi në fuqi absolute , këtë nuk e kishte bërë askush gjatë historisë së liderëve politik  botëror. Vështirë të imagjinosh njerëz të cilët s’kishin asgjë dhe tash kanë çdo gjë në këtë botën e vogël të shtetit tonë të varfër.

A është Hashimi i popullit a veç i PDK?

Kohërave të fundit  duket i të dyve me herët dhe gjatë gjithë mandatit të tij ishte vetëm i PDK madje i njerëzve që pak merreshin vesh ne politik, madje ishin edhe pa shkollë, por tani janë profesorë me kravata,e përkthyesit e tij i bëri diplomat, askush s’mbeti keq ne mandatin e tij nga PDK të gjithëve iu gjeti ka një derë, vikend e bëri mësues e profesorë , kryetar  bordi, sekretar të përgjithshëm të ministrisë, politika e tij bëri që njëherë e përgjithmonë ti mëshojnë shkelem fukarallëkut, kurrë më fukara , vështirë me humb Hashimi a?

Ka bërë aq shumë mirë për PDK sa që të gjithë qohen në këmbë kur vjen shefi, ai është njeriu që duhet të dëgjohet, nëse ai bënë shumë  edhe për popullin e që ka pas rastin për  dy mandate atëherë normal ai shkruan” historinë e popullit tonë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)