24 Dhjetor 2024

Hashim, u kry

Shkruar nga Halil Selimi                              
 
Një konflikt shekullor u përmbyll. Aspirata e luftës për liri përfundoi, paqësisht. Paqja fitoi mbi armiqësitë. Marrëveshja u vulos me firmë.
 
Të bësh historinë, është përjetësim i fitores dhe krenarisë, për të gjithë. Të shkruash historinë, është vlerësim i lavdisë dhe i të kaluarës, denjësisht.

Të firmosësh historinë është përgjegjësi për të kaluarën dhe të ardhmen që vuloset tani dhe vlerësimi i takon vetëm atyre që vijnë!

Tani, që Serbia ka pranuar humbjen e Kosovës, përfundimisht, ani se nuk ka pranuar edhe njohjen e saj, ja vlenë të gëzojmë këtë humbje të Serbisë. Biles, edhe ta festojmë si kapërcim të armiqësisë.

Por, të lutemi e ta mbrojmë, që, edhe Kosova Kosovën mos ta humbas a tjetërsojë!
 
Ani se, ngutshëm, Ademit, ia patëm thënë: Bacë, u kry!
 
Tani u përmbyll kapitulli i luftës për liri. E përjetshme mbetet vetëm Epoka, që filloi me emrin e të parit gjysëmlegjendë e gjysmënjeri - Ademit të flijuar në shenjtëri. Por, kapitulli çlirimtar që përvijon emrin e HashimThaçit, në krye të aspiratës për liri, përfundoi sot, paqësisht dhe me firmën e tij.
 
Tri momentet më të rëndësishme të këtij kapitulli, tani kanë marrë vulën e quajtur Hashim:
 
- Konferenca e Rambujesë, e cila ndërkombatrizoi luftën tonë të drejtë dhe garantoi fitoren mbi Serbinë;

- Deklarata e Pavarsisë, që ndërtoi bazën kushtetuese të shtetësisë për Kosovën e lirë dhe

- Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila përmbyll përfundimisht kapitullin e armiqësisë.
 
Me vulosjen e paqes, duke firmosur marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, përfundon kapitulli i një konflikti dhe armiqësisë shqiptaro-serbe, për të hapur perspektivën e një kapitulli të ri. Kapitullit të paqes, demokracisë dhe fqinjësisë së mirë.
 
Paqja është fitore! E bukur dhe delikate, njëkohësisht! Vështirë se e përballon ndërtimin e saj nga aktorët e një kapitulli që është përmbyll si konflikt.

Është tepër e brishtë për ta përballuar udhëheqjen e saj heroikisht! Aktorët e përmbylljes së luftës meritojnë çmimin e paqes, në përfundim të misionit, shenjtërisht paqësor dhe jo edhe të ndërtojnë paqen, si udhëheqës triumfalistë.
 
Prandaj, e rithem, në kontekst të ri, dhe vlenë më shumë se çdo here deri më tani, sintagma:

Hashim, u kry!

Jo edhe për ne, aq sa për Ty!
 
Në kërkim të barazisë, ngelëm përjetësisht...

Ne, shqipet e mëse gjysmës së Shqipërisë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)