06 Janar 2025

Hashim Thaçi, president i PDK-së apo i gjith qytetarëve

Shkruar nga Blerim Burjani

Më në fund pas një drame dhe proceseve interesante, inate, fyerje  e sharje, gaz lotsjellës, protesta  u zgjedhë presidenti i vendit. President  u zgjodh lideri i PDK.

Paraqiti a jo unitetin, ai është president i këtij shteti, pa marr parasysh kritikave që erdhën nga të katër anët, përderisa u zhvillonin debatet ne Kuvend, shumë deputet të opozitës e shtinin me qesh se e dinte se ata as që njohin atë po iu drejtoheshin me recital, e ai në mënyrë cinike i shikonte dhe qeshte, shumë e njërit i  erdhi  rendi me ia thanë në fytyrë dhe me i recitua atij para fytyre ne kuvend, e ai i shikonte!

Madje edhe disa shok te tij të dikurshëm që s’mund te ishin  në postet e Thaçit asnjëherë.

A duhet të ndryshojë Thaçi  në rolin e presidentit?

Kam thënë së Thaçi duhet të ndryshojë politiken partiake në politik nacionale gjithëpërfshirëse, kjo do të thotë duhet me heq dorë nga interesat totale partiake, ai në duar ka  tridhjetë kompetenca që ia jep kushtetuta e Kosovës. Kompetenca që i mundësojnë ati  mjaftë përdorim të fuqisë politike.

Ky  duket te jetë presidenti me i fuqishëm politik më ndikim në të gjitha hallkat e mundshme shtetërore. Pak kush e ka dashtë president atë,  opozita fare  , edhe pse realisht ky postë atë duhet ta transformoj komplet në një politik të moderum, vendor , regjional dhe ndërkombëtar.

Ka pas njerëz që brenda PDK e kanë admiruar atë që ta dërgojnë ne presidencë për të marr dikush tjetër udhëheqjen  e PDK.

Thaçi ka nevojë  në këtë cilësi të ndryshojë plotësisht  strategjinë e veprimit politik brenda  shtetit.

A do të vazhdojë  më lojëra te deritashme  a po atë do ta kaplojë sinqeriteti të cilin duhet ta ketë si president?Ai tash duhet të jetë president i të gjithë  qytetarëve.

A do te jetë aktorë  i filmave me “presidentin”,  apo do te jetë realisht president i  të gjithë qytetarëve prej bujkut të fshatit Burojë e  deri  tek qytetarët e kryeqytetit?

A është  i gatshëm Thaçi të ndryshojë   mënyrën e të menduarit politik në vend? Deri me tash Kosova asnjëherë nuk kishte  president uniteti.

Të gjithë ishin partiak e një president është emërtuar i zarfit për nga mënyra si ka ardhë në postë.

Tash Thaçi duhet te ketë një kabinet plotësisht  jo politik, e jo me marr të gjithë politik të PDK do fëmijë e servil, deri tash Thaçi ka punuar me përkthyes dhe servil, a do të ndryshojë qasje?

A do ti lenë anash fanatikët e PDK –së , e kjo nuk duhet  të ndodhë më , tash punësimi ne diplomacinë e jashtme nga radhët e PDK duhet të ndalet.

Duhet kthyer përkthyesit dhe servilet e dikurshëm nëpër fshatra ku kanë ardhë e janë shkolluar në kohen e Thaçit , duke i përkthyer  ati e duke u bërë profesor dhe diplomat  jashtë shteti. Vështirë se  Thaçi  do të ndryshojë qasjen politike, puna me servil duhet të ndalet,   ata ia lenë amanet Kadriut me ia rehatua ku të mundet.

Tash kështu e ka kjo punë. Për këtë arsye shumë pak ka pas dhe ka besim se do t e jetë president i të gjithëve , se nuk mund të ndryshojë njeriu veten dhe deceniet e punës së tij me PDK  dhe simpatizuesit e tij në PDK.

Hashim  Thaci president  pa post të kryetarit të PDK,  ky subjekt po jetë pa  të, pa figurën më të fuqishme partiake.

Thaçi do të jetë sërish garant i dialogut me Serbin për normalizim të raporteve, zbatimi i marrëveshjes për asociacionin varet nga garancat e tij për këtë krijesë.

A do te mundet Thaçi të formoj Forcat e Armatosura - që ai me kushtetutë  është komandant i kësaj force?Ajo që kërkojmë nga Thaçi pa marr parasysh si e ndien  veten e çka thotë punë dëshirojmë të shohim nga ai të formohen Forcat e Armatosura të Kosovës, të ndal ndërhyrjen  ne gjyqësor  të pavarur  e prokurori e shumë gjera tjera.

Le ta kryen punën sipas kushtetutës atëherë do ta kuptojmë se është president i të gjithëve e jo i PDK-së, pra ai duhet të ketë plotësisht staf të pavarur në kabinet, ekspert të disa fushave juridike, marrëdhënieve ndërkombëtare, sektorit të zhvillimit ekonomik e shumë tjerë për të përkrahur atë në këtë postë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)